Kryesore

A ka patur takim me Ramën për zgjedhoren? Përgjigjet Basha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:07 - 22/05/20 |
Al Do

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mohuar se mes tij dhe kryeministrit Rama ka një marrëveshje ose takim lidhur me reformën zgjedhore.

Në një intervistë televizive, Basha u shpreh se mes tij dhe kryeministrit nuk ka asnjë komunikim dhe theksoi se marrëveshja e opozitës do të jetë me popullin për të çliruar atë që ai e quajti tirani.

“Nuk ka absolutisht asnjë marrëveshje dhe asnjë komunikim midis meje dhe Edi Ramës. Dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje. Marrëveshja do të jetë me popullin që jo vetëm ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo tirani, por edhe ta ndëshkojmë Edi Ramën. Pa ndëshkuar Edi Ramën e keqja do të përsëritet. Pa e ndëshkuar Erion Veliajn e keqja do të përsëritet. Pa i ndëshkuar shërbëtorët e Edi Ramës dhe Erion Veliajt e keqja do të përsëritet. Prandaj, në qoftë se ka një zotim të hershëm por që ia vlen ta rikthejmë në vemendje të opozitës me rastin e krimit barbar tek Teatri Kombëtar është që të gjitha këto krime do të ndëshkohen. Ky është zotimi im sot si kryetar I opozitës dhe detyra ime e parë nesër si kryeminsitër.”- tha Basha.

Kreu i opoztës shtoi se lajmet për një marrëveshje të mundshme të opozitës me mazhorancën shpërndahen nga vetë kryeministri Rama për të zhvendosur vëmendjen.

“I vetmi i interesuar për t’i shpërndarë këto është vetë Edi Rama dhe marrja e kohës së shqiptarëve nëpër media, nëpër faqe gazetash, nëpër faqe portalesh me teori të tilla i shërben direkt apo indirekt Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga vuajtjet, nga papunësia. Mund të jetë interesante për 100 apo 200 veta në Tiranë, por për 3 milionë të tjerë problem kryesor sonte që flasim është se më çfarë do t’i ushqejnë fëmijët. Me çfarë do të paguajnë nesër bukën e gojës.”- deklaroi kreu demokrat. /Opinion.al

Pas