Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka nevojë Shqipëria për një “Republikë të Re”?”

2017/05/15 at 9:07 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
‘PISA’ dhe Pisat e Arsimit në Shqipëri

NgaProf. Asoc. Dr. Jordan DACI


Origjina e fjalës “Republikë” vjen nga shprehja latine “Res Publica” dhe simbolizon edhe një nga periudhat historike të qeverisjes në Romën e lashtë, kohë gjatë së cilës Senati, ose Parlamenti i parë modern, luante një rol shumë të rëndësishëm në qeverisjen e vendit e Romës dhe të provincave të saj. Në gjuhën shqipe, kjo shprehje përkthehet si “Gjë e përbashkët”, ose “Gjë e të gjithëve”. Pra, vetë kuptimi i fjalës “Republikë”, si “Gjë e të gjithëve”, shpreh më së miri edhe atë çfarë pritet të jetë për një shtet dhe popullin përkatës, forma e organizimit shtetëror “Republikë”. E thënë me fjalë të tjera, në një republikë, shteti u përket të gjithëve dhe është në shërbim të interesit të përgjithshëm të shoqërisë, pushteti shtetëror buron dhe është në shërbim ekskluziv të popullit dhe interesit të tij, ose interesit të përgjithshëm të shoqërisë.

Ndërkohë, vetë interesi i përgjithshëm i shoqërisë, është edhe vetë thelbi i legjitimitetit të pushtetit shtetëror dhe i vetë ekzistencës së shtetit. Nga ana tjetër, në një shoqëri demokratike lidhja organike midis popullit, sovranitetit popullor dhe interesit të përgjithshëm të shoqërisë, realizohet nëpërmjet pjesëmarrjes së popullit në vendimmarrjen publike, duke e shndërruar interesin e përgjithshëm të shoqërisë në thelbin e moralit që mbron dhe përfaqëson ligji, si një akt i sovranit. Parë nga ky këndvështrim, vendimmarrja demokratike do të cilësohej e tillë vetëm nëse populli do të përfshiht drejtpërdrejtë në vendimmarrjet e rëndësishme, apo në rastin ideal në çdo vendimmarrje me ndikim të përgjithshëm.

Megjithatë, kjo gjë, praktikisht, në shoqëritë moderne me shumë anëtarë, me shtrirje gjeografike të madhe dhe si pasojë e kërkesave të natyrshme të kohës për marrjen e shumë vendimeve brenda një kohe të shkurtër, ka çuar drejt ndërtimin të demokracive përfaqësuese, në të cilat vendimmarrja e sovranit bëhet nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur drejtpërdrejtë nga ai. Gjithashtu, një formë qeverisë “republikë” dhe një demokraci e vërtet, kërkon gjithashtu edhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, që të gjitha bashkë çojnë në atë që njihet sot nga teoria e shtetit dhe e së drejtës si “Shteti i së drejtës”.

Po në rastin e Shqipërisë, a kemi ne një formë qeverisëse “Republikë”, e cila plotëson të gjithë parakushtet e mësipërme? Sigurisht, nga pikëpamja formale, Kushtetuta e RSH në parim garanton dhe parashikon një Republikë Parlamentare, e cila është konceptuar të jetë demokratike dhe që respekton në thelb sovranitetin popullor dhe ku vetë ekzistenca e shtetit është në shërbim të respektimit dhe përmbushjes së interesit të përgjithshëm të shoqërisë. Nga ana tjetër, në praktikë, sigurisht që, republika jonë nuk plotëson shumë nga këto parakushte. Konkretisht, sistemi zgjedhor i ynë nuk garanton të drejtën për zgjedhje të lira e demokratike, sepse deputetet e Kuvendit të Shqipërisë nuk i zgjedh populli, por i zgjedhin kryetarët e partive, nëpërmjet një procesi krejtësisht jo demokratik, jo transparent dhe jo mbi bazën e meritave.

Pra, qytetarët nuk kanë alternativë të zgjedhin si përfaqësues njerëzit që ata duan, por vetëm ato që duan kryetarët e partive. Po ashtu, edhe kandidimi i kandidatëve të pavarur është bërë, thuajse, i pamundur dhe me kosto të papërballueshme nga një qytetar i zakonshëm. Gjithashtu, organizimi i sistemit aktual si proporcional me bazë rajonale, çon edhe në cenimin e barazisë së votës, pasi vota e një qytetari në Tiranë nuk është e barabartë me votën e një qytetari në disa qarqe të tjera të vendit, kjo për shkak të pabarazisë së numrit të popullsisë dhe formulës së padrejtë të ndarjes së numrit të mandateve për çdo qark. Në vendin tonë, edhe pas gati tre dekadash, ende nuk kemi mundur të bëjmë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara.

Ne, ende sot, nuk i numërojmë dot votat, apo duhet të presim disa muaj për të marr vesh rezultatin përfundimtar, kur vendet tona fqinje nxjerrin rezultatin brenda pak orësh. Ne, ende sot, nuk votojmë do të lirë, sepse vota blihet dhe shitet me pak para, apo me ndonjë thes miell. Një pjesë jona, sot, nuk votojnë dot, sepse e japin letërnjoftimin e tyre tek blerësit e votave. Një pjesë e jona nuk voton dot, sot, sepse kanë problem vetë ekzistencën e tyre. Ne, sot, kemi një sistem elektoral që mundëson që në Kuvend të përfundojnë njerëz pa arsim, pa formim intelektual, me precedentë penal, pa personalitetit dhe dinjitet etj.

Në fakt, këto njerëz, për shkak të asaj çfarë ato përfaqësojnë dhe mënyrës se si zgjidhen, nuk mund të quhen dhe as nuk mund të jenë njerëz të lirë, por vetëm shërbëtorë të verbuar të interesit të klasës qeverisëse dhe jo të sovranit që pretendohet që përfaqësojnë. E, pra, është pikërisht, ky sistem zgjedhor, ai që ushqen dhe mban gjallë një sistem qeverisje jo demokratik, por edhe që thellon deri në ekstrem deficitin demokratik të vendimmarrjes në vendin tonë, si dhe krijon edhe kushtet e tjera të nevojshme për vendimmarrje nepotike, vendimmarrje, e cila bien ndesh me interesin e përgjithshëm të shoqërisë. Kjo gjë mishërohet më së mirë në frymën e jo pak ligjeve që janë miratuar nga Kuvendi, ligje, të cilat, jo vetëm që bien ndesh me interesin e përgjithshëm të shoqërisë, por edhe hartohen për t’ju shërbyer interesave të një grupi të caktuar, apo disa individëve.

Këto ligje nuk do mund të quhen ligje demokratike, por janë, në thelb, instrumente të kontrollit social që përdoren nga klasa qeverisëse. Pa dyshim, këto edhe shumë probleme të tjera që shqetësojnë shoqërinë tonë, si: krimi i organizuar, korrupsioni, mosrespektimi thelbësor i të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, dobësimi i sistemit arsimor në tërësi, cenimi i sistemit të vlerave shoqërore, varfëria etj., krijojnë kushtet përfekte për një sistem qeverisës jo demokratik që, në rastin më të keq, do të duhej të quhej diktaturë dhe në rastin më të mirë diktaturë oligarkike.

Për të gjitha këto dhe shumë arsye të tjera, vendit tonë i duhet padyshim një “Republike e Re”, e cila do të duhej të shkëputej nga ajo çfarë kemi pasur për gjithë këto vite tranzicioni të pafund, që po kalon Shqipëria. Kjo “Republike e Re” do të duhej të konceptohej si një kontratë e re sociale, e cila nëpërmjet edhe ndryshimeve kushtetuese të mirëstudiuara, të mirëformuluara dhe të miratuara me një konsensus mbarëkombëtar, do të rivendoste ekuilibrat ekomomik, social dhe politik të humbur prej kohësh. Rikonceptimi i kontratës së re sociale do të duhej të fillonte më demokratizimin e sistemit zgjedhor nëpërmjet një sistemi mazhoritar të pastër, apo, në rastin me të keq, me një kombinim të një sistemi mazhoritar dhe një sistemi proporcional kombëtar, sistem në të cilin do duhet të mbizotërojë sistemi mazhoritar dhe të vijonte më tej në rivendosjen e meritokracisë, si parim bazë, njohjen dhe forcimin e të drejtës për referendume qendrore dhe vendore, reformim tërësor i administratës publike, ndarjen formale dhe thelbësore të qeverisjes shtetërore nga qeverisja dhe organizimi i brendshëm partiak, respektimin absolut të parimit të ndarjes dhe drejtpeshimit të pushteteve (parimi, i cili është cenuar në thelbin e saj, si pasojë e ndryshimeve kushtetuese në lidhje me mocionin e besimit dhe mosbesimit etj.), forcimin e pozitës së Presidentit të Republikës, i cili, do të duhej të zgjidhej drejtpërdrejtë nga populli, ndryshimin rrënjësor të procesit të vendimmarrjes në Kuvend (ndryshimin tërësor të Rregullores së Kuvendit), duke shmangur në maksimum diktimin e vendimmarrjes nga partitë dhe cenimin në këtë mënyrë të pavarësisë së deputetit, si dhe kryerjen e shumë reformave të tjera të pandikuara nga interesat elektorale, por vetëm nga interesi kombëtar.

Një qasje e re kushtetuese për problemin e borxhit publik dhe koncesioneve duhet të jetë, po ashtu, objekt i ndryshimeve kushtetuese. Një ndryshim tjetër do të duhej të prekte mënyrën e hartimit dhe miratimit të ligjeve, ku të garantohej proces transparent dhe të përfshihej gjerësisht edhe publiku. Të tjera ndryshime do të duhej të preknin organizimin dhe funksionimin e partive politike dhe financimin e tyre. Ndryshime të tjera tërësore do të duhej të bëheshin në sistemin tatimor dhe doganor. Do të duhej të bëhet një riorganizim i institucioneve të pavarura kushtetuese.

Do të duhej të zbatohej reforma në drejtësi, duke e bërë sistemin të hapur ndaj dijes, integritetit dhe profesionalizmit dhe jo sistem në shërbim të klaneve të ndryshme, apo pushtetit politik të radhës. Ndryshime të tjera, po kaq të rëndësishme, do të duhej të preknin sistemin arsimor në tërësi, reformim tërësor të Akademisë së Shkencave, e cila të prodhojë realisht shkencë dhe inovacion në shërbim të vendit, rikonceptimin dhe forcimin e statusit të personelit akademik në vend. Do të duhej rikonceptim i studimeve pasuniversitare dhe procedurave e meritave për marrjen e titujve akademik etj. Pra, fryma e rivendosjes së ekuilibrave të humbur ekonomik, social dhe politik kërkon me doemos ndryshime të shumta cilësore kushtetuese dhe ligjore, si dhe kërkon ndryshimin e koncepteve aktuale, që mbizotërojnë, të cilat, në thelb, janë jo demokratike, por që shiten nga klasa politike si të tilla.

Pra, të dashur bashkëqytetarë, Shqipëria ka sot nevojë më shumë se kurrë tjetër për një Republikë të Re, për një republikë që do t’i kthente popullit pushtetit e grabitur dhe dinjitetin e munguar. Po! Shqipëria mundet të bëhet, por ajo mund bëhet vetëm nga burra dhe gra të lirë, me dinjitet dhe të ditur, të cilët duan vendin e tyre përpara partive politike dhe ku ndarja midis partive nuk është ndarje për luftë a vdekje, por vetëm një thesar i mendimeve të ndryshme në shërbim të interesit të përgjithshëm të shoqërisë. Prandaj, unë si dhe çdo qytetar i ndershëm, jam me atë forcë politike që mbron dhe realizon këto ide. Shqipëria është e shqiptarëve, dhe jo e horrave!

Etiketa: Jordan Dacirepublika e re


Ju sugjerojmë

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

18 Gusht, 2025 3:40 pm
Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj
Aktualitet

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

18 Gusht, 2025 3:22 pm
Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses
Rajoni

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses

18 Gusht, 2025 3:12 pm
Rriten me 37% netqëndrimet në qershor
Aktualitet

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor

18 Gusht, 2025 3:01 pm
Gjermania dhe Austria do sanksionojnë Dodikun dhe dy bashkëpunëtorët e tij
Bota

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

18 Gusht, 2025 2:32 pm
Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij
Aktualitet

Veliaj kërkon ndërhyrje të GJKKO-së për hetimet e SPAK ndaj tij

18 Gusht, 2025 2:24 pm
Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve
Aktualitet

Zjarret në vend/ Berisha: Zjarrfikësit numëroheshin me gishtërinjtë e duarve

18 Gusht, 2025 2:07 pm
Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!
Aktualitet

Berisha: Thethi një krim shtetëror, do bëjmë gjithçka që të ndëshkohen autorët!

18 Gusht, 2025 1:53 pm
Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…
Aktualitet

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar/Rama ndan pamjet: Do jetë një vepër arkitektonike…

18 Gusht, 2025 1:38 pm
The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri
Aktualitet

The Telegraph: Rënia e shpejtë e klanit më të frikshëm të drogës në Shqipëri

18 Gusht, 2025 1:22 pm
Para
Ja si t’i ndihmoni fëmijët që të flasin sa më shpejt

Studimi/ Pse fëmijët e vetëm janë ndryshe nga të tjerët

Denoncon 30-vjeçarin për përdhunim, vajza i kërkon gruas së tij 5 mln lekë për ta liruar

Denoncon 30-vjeçarin për përdhunim, vajza i kërkon gruas së tij 5 mln lekë për ta liruar

Alekta e zbulon live në spektakël, ja momenti kur e ka parë Vera Grabockën ti mbushen sytë me lot

Alekta e zbulon live në spektakël, ja momenti kur e ka parë Vera Grabockën ti mbushen sytë me lot
















TE FUNDIT

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit

Kosovë/Kushtetuesja publikon aktgjykimin për konstituimin e Kuvendit
18 Gusht, 2025

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja...

Lexo më shumë

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj
18 Gusht, 2025

Porti detar i Sarandës po konsolidohet si një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turizmin në jug të Shqipërisë,...

Lexo më shumë

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses

Kriza e Kuvendit të Kosovës/Kurti: I kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses
18 Gusht, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ekzekutivi që ai udhëheq i ka respektuar të gjitha aktgjykimet e...

Lexo më shumë

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor

Rriten me 37% netqëndrimet në qershor
18 Gusht, 2025

Në muajin qershor, strukturat akomoduese shënuan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netqëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com