Aktualitet

A ka mutacione të virusit në Shqipëri? Fico: Kemi dyshime të arsyeshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:46 - 25/02/21 |
Doriana Çepunaj

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico e pyetur nga gazetarët në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve lidhur me mbërritjen në vendin tonë të varianteve të reja të COVID-19 tha se ende nuk ka një përgjigje nga laboratori ku janë dërguar mostrat.

Megjithatë ajo tha se ka dyshime të arsyeshme, nisur nga shifra si dhe ndryshimi i dinamikës moshore për praninë e varianteve të reja.

“Kur futet mostra për t’u sekuencuar ka një kohëzgjatje të caktuar, algoritmi i leximit të saj është tepër profesional. Mostrat janë çuar në laboratorin më të mirë në botë. Informacioni dhe komunikimi është i përditshëm. Nuk ka prioritizim, aty ka radhë, i ke dërguar dhe duhet të presësh.

Ky dyshim i arsyeshëm që na vjen nga laboratori, fakti që kemi një dinamikë moshore të ndryshuar, fakti që u përballëm me një rritje të pozitiviteti menjëherë janë të gjithë elementë që me firmën apo pa firmën e Anglisë kemi dyshime të arsyeshme. Të marrim të mirëqenë faktin që virusi është këtu, ka një trend që ka treguar një veçori”, deklaroi Fico./Opinion.al

Pas