Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka më kauzë për të justifikuar agresivitetin politik?

2019/06/10 at 8:33 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Gazetari: Bandat po hanë njëra-tjetrën

Mentor Kikia-Lufta politike ka hyrë nga sot në një faze të re. Presidenti është bashkuar zyrtarisht më “frontin opozitar”. E enjtja do të sjellë zhvillime të reja, ndërsa palët kanë rikonfirmuar qëndrimet e tyre ekstreme. Se çfarë do të ndodhë, këtë askush nuk e parashikon dot. Por ajo që mund të thuhet me siguri, tani është se në horizont nuk duket asnjë shenjë paqeje apo shprese për ta zgjidhur këtë krizë me bisedime.


E gjithë kjo histori lindi si një luftë e opozitës, me qendër sulmi kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Në mënyrë sistematike, opozita kërkonte arrestimin e Dakos, në kohën kur ende nuk kishin dalë në dritë përgjimet. Ende nuk ishin publikuar përgjimet atëkohë, ndërsa ngulmimi në arrestimin e Dakos, më shumë dukej një objektiv opozitar sesia një përpjekje për të korigjuar problemin e madh të përfshirjes në politikë të të fortëve dhe njerëzve të inkriminuar. Sepse ajo që kishte ndodhur në Shijak, nuk ishte një rrufe në qiell të hapur. Shijaku ishte vetëm biopsia e kancerit që ka pushtuar politikën tonë. PD nuk kërkoi të dinte as si ishte zgjeruar LSI vrullshëm, apo as sesi PDIU kishte siguruar në “mënyrë historike” disa mandate në Elbasan apo Dibër, në zona ku nuk kishte jetuar asnjë çam. PD e njëh mirë mëkanizmin, pasi në këtë mënyrë ka funksionuar edhe vetë.

Pra, Shijaku ishte konfirmimi me zë i asaj që kishin bërë rëndon, në mënyrë sistematike të gjithë, PD, PS, LSI, PDIU, e madje edhe ca partiza që “kapnin” në marrëveshje me partitë e mëdha ndonjë kryetar komune, i cili padyshim që ishte ose tregtari ose hajduti i tenderit të rrugës së pandërtuar të fshatit. PD nuk po kërkonte të korigjonte problemin, por donte që sipas parimit “kali që kapet shin lëmin”, të kishte një konfirminm për akuzat e saj, ndaj dhe kërkonte Dakon në burg. Dako nuk zhvishet nga përgjegjësitë e tij politike(nëse ka apo jo përgjegjësi ligjore duhej ta kishte konfirmuar me kohë prokuroria, por ata që duhej të hetonin zgjodhen të shisnin CD-të).

Zhvillimet e fundit i japin kësaj lufte politike një tjetër dimension, jo thjeshtë për shkak të përfshirjes edhe zyrtarisht të presidentit. Por sepse sa më agresive bëhet, aq më shumë po i mungon motivi, apo kauza për ta justifikuar. Në parim kauza është “për zgjedhje të drejta e të lira”. Por a zgjedhjet bëhen të lira duke kërkuar thjeshtë arrestimin e Vangjush Dakos? Nese do te ishte keshtu, do te ishte gjeja me e thjeshte. Por Dako eshte shume pak per te qene problemi i madh i demokracise ne Shqiperi. Duhet hartuar dhe propozuar projekti i shkatërrimit te skemës që ka çuar në krijimin e këtij standardi, ku horrat bëhen anëtarë të shtabeve elektorale në çdo lagje qyteti e në çdo fshat.

Pikërisht këtë strategji ne nuk po e dëgjojmë, nuk po e lexojmë kund, por vazhdojmë të lexojmë e të presim seritë e reja të përgjigjeve. Pavarësisht impaktit që krijojnë, ne nuk kishim nevojë për ato përgjime që të mësonim se si bëhen zgjedhjet në Shqipëri. Ne tani kemi nevojë të dimë se si do ta shkatërrojmë këtë mekanizëm, pjesë e të cilit janë të dyja palët, si ata që tani duan zgjedhje, ashtu dhe ata që nuk duan zgjedhje.



Ju sugjerojmë

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu
Aktualitet

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu

7 Qershor, 2026 7:27 pm
Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles
Kronikë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

7 Qershor, 2026 7:18 pm
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë
Rajoni

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

7 Qershor, 2026 7:15 pm
Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
Kryesore

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

7 Qershor, 2026 7:11 pm
Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
Kronikë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

7 Qershor, 2026 4:32 pm
Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Bota

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

7 Qershor, 2026 4:24 pm
“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë
Aktualitet

“Mos e shit vendin”, qindra shqiptarë protestojnë në Heidelberg të Gjermanisë

7 Qershor, 2026 4:12 pm
Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit
Bota

Ukraina: Droni rus godet një ndërtesë në centralin bërthamor të Çernobilit

7 Qershor, 2026 3:47 pm
Trump: Mund të marrim naftën e Iranit, por bota nuk është e “duruar”
Bota

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22% të kapaciteteve raketore

7 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec
Kryesore

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën për projektin në Zvërnec

7 Qershor, 2026 2:59 pm
Para
Video/ Birra dhe muzikë Rock, Rama gjen kohë për argëtim

Video/ Birra dhe muzikë Rock, Rama gjen kohë për argëtim

Pas sherrit, 43-vjeçari qëllon me armë zjarri të riun

Pas konfliktit, 55-vjeçari plagos vëllain në Vlorë

Trump kërcënon për vendosjen e tarifave të reja ndaj mallrave kineze

Trump kërcënon për vendosjen e tarifave të reja ndaj mallrave kineze
















TE FUNDIT

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu
7 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur për të tetën ditë radhazi në protestën kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Me thirrjet “dorëheqje”, "Rama...

Lexo më shumë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles
7 Qershor, 2026

Një plagosje dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë tek rrethrrotullimi...

Lexo më shumë

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë
7 Qershor, 2026

Në të gjithë Kosovën janë mbyllur qendrat e votimit, duke përmbyllur procesin zgjedhor. Pas një procesi që ka zgjatur nga...

Lexo më shumë

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama, në 35-vjetorin e degës së Partisë Socialiste në Elbasan, deklaroi se në kohën e qeverisjes së Sali...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}