Aktualitet

A ka lobuar Arben Ahmetaj për Inceneratorin e Elbasanit? Agaçi: Jo asnjëherë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:15 - 22/02/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka mohuar që zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj të ketë lobuar tek për Inceneratorin e Elbasanit. I pyetur nga kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ai u shpreh: Jo asnjëherë!

Pjesë nga diskutimet:

Jorida Tabaku: Zoti Agaçi a keni dijeni për inspektimin financiar të inceneratorit të Elbasanit?

Ëngjëll Agaçi: Shpresoj që memoria të mos më gënjejë, në dijeninë time jo.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshilllit të Ministrave ndjek vendimarrjen e Këshillit të Ministrave. Nëse ne do të gjejmë një dispozitë që Sekretari i Përgjithshëm duhet të ndjek çdo urdhër që del përgjigjja do të ishte ndryshe.

Jorida Tabaku: Sekeretari i Përgjithsëm do të duhet të kishte dijeni, pasi kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Kam një pyetje të fundit, a ka ardhur ndonjëherë zoti Arben Ahmetaj për të lobuar për këtë procedurë te ju?

Ëngjëll Agaçi: Jo asnjëherë!/Opinion.al

Pas