Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka zhvilluar një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e PS, ku ka dhënë detaje për axhendën e kryeministrit Rama lidhur me takimin me shqiptarët në diasporë.
Pas Athinës ai ka lajmëruar se do të vazhdojnë takimet në Milano, Londër dhe Gjermani.
“Edi Rama fillon nga Athina turin e takimeve me diasporën. Do jenë në katër faza. Në 12 do jemi në Athinë, 26 maj në Milano, 2 qershor në Londër dhe 16 qershor në Düsseldorf”, sqaroi Klosi.
I pyetur nga gazetarët nëse data e takimit në Greqi është rastësi apo ka lidhje me shënimin e një viti nga arrestimi i Fredi Belerit, ai tha:
”Ne nuk kemi komente për vendime që do marrë drejtësia, por jeni të qartë që kushdo që është kërkuar të japë informacione para organeve të drejtësisë, nuk ka pasur pengesë nga PS.
Sa i përket lidhjes që bëni me kapjen në flagrancë të Belerit, ne turin e kemi deklaruar që në 8 dhjetor. Pasi bëmë proceset zgjedhore dhe turet brenda vendit, i erdhi radha diasporës, s’ka lidhje me datën e një viti të arrestimit me kandidatin Himarës”, tha Klosi.