Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka kurajo Lulzim Basha të bëjë opozitë të vërtetë

2015/11/25 at 8:29 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A ka kurajo Lulzim Basha të bëjë opozitë të vërtetë

Nga Blendi Fevziu –

A ka kurajo Lulzim Basha të ndërtojë një grup opozitar të vërtetë dhe aktiv, pyeta sot, ndërsa lideri i PD bënte thirrje për një marrshim masiv kundër qeverisë në ditën më simbolike të demokracisë shqiptare, më 8 Dhjetor?! Përgjigja duhej të ishte e thjeshtë: Pse jo?! Argumentat në favor qëndrojnë.
E majta në pushtet është zhytur në një qerthull skandalesh të pabesueshme. Me deputetë të burgosur, me kriminelë me mandat parlamentar; me akuza të ndërsjellja kundër njëri – tjetrit dhe me një gjendje tensioni të hapur mes Ramës e Metës. Korrupsioni po denoncohet çdo ditë e më tepër ndërsa situata ekonomike po rëndohet. Asgjë nuk të bën të mendosh se pritet ndonjë mrekulli që ta shpëtojë vendin nga reçesioni!
Por a ka Basha në dispozicion një grup realisht opozitar, të gatshëm e të aftë për një betejë të vërtetë politike?! Përgjigja në këtë rast do të ishte: Mbase jo! Argumentat në favor po ashtu qëndrojnë.
Në tentativë për të ndërtuar një listë opozitare që të votohej on line në portalin opinion.al morëm dy kritere: e para aktivizimin e deputetëve të PD në Parlament në muajt e fundit, përgatitur nga një OJQ e njohur në vend; dhe e dyta, praninë e figurave të rëndësishme të opozitës në studiot e 4 televizioneve që kanë emisione politike. Në të dyja rastet produkti është befasues. Duke përjashtuar Berishën, aktiviteti i të cilit është impresionues, ata që aktivizohen janë pak emra. Disa deputetë të vjetër të opozitës së viteve ’97 – 2005 dhe disa të rinj të angazhuar në rreshtin e parë pas zgjedhjeve të 2013. Janë aq pak, sa ngjan mjerane se si një parti që ka pasur afro 30 ministra në 8 vitet e saj nuk i kalon dot 6 – 7 të angazhuar të përhershëm. Janë po ata që flasin në parlament; që shëtisin studio më studio; që denoncojnë në podiumin e PD çështje problematike; madje që bëjnë opozitë në komisionet parlamentare edhe kur nuk janë kamerat ndezur. Në fakt, grupi parlamentar i PD nuk është i vogël. Një pjesë janë njerëz me eksperiencë dhe ekspertizë politike? Si shpjegohet mosakivizimi i tyre? Ka dy përgjigje: ose kontestojnë lidershipin e Bashës, ose realisht nuk besojnë as tek opozitarizmi dhe as tek beteja ideologjike me PS. Pra thjeshtë janë kthyer në ca marifetçinj të politikës.
Në këtë rrethanë rikthehemi edhe një herë tek pyetja e parë. A ka kurajo Basha t’ju thotë atyre që tallen me opozitën e tij dhe të shqiptarëve se e ardhmja e tyre mbaron aty! Se opozita do jetë e ashpër dhe se grupi i memecëve politikë nuk mund të qëndrojë i heshtur të pritje të pushtetit të ardhshëm! Se opozitarizmi publik nuk kthehet në kapital politik për PD sepse publiku e ndjen se shumë prej deputetëve të saj nuk besojnë ose nuk e kanë me zemër këtë gjë. Ndaj ai duhet të zgjedhë. Të ndërtojë një grup që beson tek opozita dhe të ecë para. Ose të vijojë një opozitë të gjatë për të cilën do jetë përgjegjës vetëm ai.
Nëse Basha nuk ndërton një grup të ri dhe të motivuar, protesta do jetë e dështuar. Shqiptarët kanë dëshmuar se e ndjejnë më mirë se çdo gjë, kur e beson një kauzë dhe kur e ke atë thjeshtë teatër!
Blendi Fevziu

Ju sugjerojmë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
Rajoni

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

8 Qershor, 2025 8:56 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Video/ ISIS i shpall luftë botës. A është edhe Shqipëria në listën e vendeve që do të sulmojë?

Video/ ISIS i shpall luftë botës. A është edhe Shqipëria në listën e vendeve që do të sulmojë?

Taulant Xhaka, cili është premtimi që i ka bërë të dashurës?

Taulant Xhaka, cili është premtimi që i ka bërë të dashurës?

Dita e pakënaqësive/ Kejdi Mehmetaj: Politika më ka zhgënjyer. Studentët kanë të drejtë

Dita e pakënaqësive/ Kejdi Mehmetaj: Politika më ka zhgënjyer. Studentët kanë të drejtë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?

Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë?
8 Qershor, 2025

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com