Aktualitet

A ka krisje mes Metës dhe Berishës? Kreu i PD: Të vetmen qejf mbetje që kam…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:42 - 07/06/22 |
Opi Nion

Pas një takimi të zhvilluar këtë të martë me biznesin e vogël kreu i PD, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat.

Berisha i pyetur nga gazetarët foli edhe për përplasjet me Presidentin Meta lidhur me dekretin e lirimit nga detyra të Bajram Begajt dhe nëse ka një krisje në marrëdhëniet mes tyre. Kreu i PD theksoi se të vetmen qejf mbetje që ka është se do donte që Presidenti Meta ta kishte shtyrë në raundin e pestë zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Pyetje: Presidenti Ilir Meta tha që nuk ka krisje me ju po ju keni krisje me të?

Sali Berisha: Çfarë tha Kryemadhi? Jo, unë jam shumë i kursyer në atë drejtim, e vërteta është që Kushtetuta në gërmë nuk njef kufizim, nuk ka kufizime je jashtë apo brenda, si frymë ka diskutim. Nuk kemi qejfmbetje me Metën, e vetmja qejfmbetje është që ta kishte shtyrë në raundin e pestë se shanset për të dështuar në raundin e pestë ishin të mëdha.

Pas