Shteti mund të marrë më shumë informacion në një rrugë më të lehtë se sa më parë. Mos e nënvlerësoni këtë rrezik.
Ata po ju shohin. Kur ju shkoni për në punë, një kamera ÇTV ju filmon dhe me gjasë ju njeh fytyrën. Nëse udhëtoni jashtë qytetit një numër i madh kamerash të vendosura do t’ju filmojnë makinën dhe do të fotografojnë udhëtimin tuaj. Celulari në xhepin tuaj lë shenja digjitale në mënyrë konstante. Hulumtimi i internetit në privatësi brenda shtëpisë suaj dhe ju do shihni se aksionet e juaja janë të loguara dhe analizuara. Të dhënat mund të rikrijojnë jetën tuaj minutë pas minute.
Nën një qeverisje autoritare si e Kinës monitorimi digjital është duke u kthyer në një politikë të shëmtuar të shtetit deri në gjendje të tmerrshme ku shteti di gjithçka. Veçanërisht në krahinën perëndimore të Xinjiang, ku Kina po aplikon inteligjencën artificiale dhe mbikëqyrjen e masave për të krijuar një panoptikon të shekullit të 21 dhe për të imponuar kontrollin mbi miliona ujgurë, një minoritet myslimanësh me gjuhë turke. Në demokracitë perëndimore, policia dhe agjencitë e inteligjencës po i përdorin të njëjtat shërbime për të zgjidhur dhe për të zbuluar krimet dhe për të parandaluar terrorizmin. Rezultatet janë efektive ndonëse thellësisht shqetësuese.
Mes lirisë dhe tiranisë qëndron një sistem që kërkon lejen e qyte4tarëve, që të mbahet një check and balancës mbi qeveritë dhe që të kur vjen fjala tek mbikëqyrja, të caktojë një set rregullash për ato që mbledhin të dhënat dhe procedojnë informacionin. Por këto të dhëna kaq të shumta dhe të kollajta për t’u mbledhur, po zhbëhen. Rregullat e privacisë janë krijuar për telefonin e linjës, kutinë postare dhe duhet të forcohen në epokën e smartphone, email dhe kompjuterëve që ruajnë të dhëna në “cloud”.
Unë spiunoj me shumë sy
Kur Gjermania Lindore ra në 1989, njerëzit u mahnitën me sasinë e madhe të informacionit që Stasi kishte mbledhur për to dhe mbi të gjitha me rrjetin e informatorëve që kish përdorur për ta plotësuar atë. Që prej asaj kohe revolucioni digjital ka transformuar mbikëqyrjen siç ka bërë me shumëçka tjetër, duke e shndërruar atë në të mundshëm për ta mbledhur dhe analizuar të dhënat në një shkallë të paprecedentë. Teknologjitë që dikur ishin miqtë e njerëzve dhe lirisë së tyre, duke i lejuar disidentëve në vendet diktatoriale të komunikojnë dhe organizohen më kollaj, sot duken më së shumti mjete Orwelliane që lejojnë autokratët që të shohin se ç’bëjnë njerëzit që qeverisin më nga afër njësoj siç bënte dikur Stasi.
Xinjiang është ekstremi i frikshëm dhe makthi që kjo teknologji e ka mundësuar; një polici raciste shtetërore. Nga frika e kryengritjeve dhe separatizmit, qeveria e Kinës ka përforcuar teknikat e kontrollit totalitar- përfshirë edhe dënimet në masë për Ujgurët dhe ri edukimin e tyre – kjo e gjitha falë teknologjisë digjitale. Në pjesë të provincës rrugët janë të mbushura me kamera ÇTV në çdo 100-200 metra. Ato fytyrën e çdo shoferi dhe gjithashtu edhe targën e makinës. Celularët e ujgurëve kanë me gjasë përgjues të qeverisë. Të dhënat të lidhura me kartat e tyre të ID përfshijnë jo vetëm emrin, seksin dhe punën por gjithashtu përmbajnë edhe të dhëna për të afërmit, tipin e gjakut, DNA, dëshminë e penalitetit dhe “statusin e besueshmërisë”. E gjithë kjo mbikëqyrje drejtohet nga Integrated Joint Operations Platform (IJOP), një sistem i Inteligjencës Artificiale, që gjeneron një listë me ujgurë të dyshuar dhe ujgurë të dënuar.
Totalitarizmi i nivelit Xinjiang është tejet i vështirë për t’u replikuar në gjithë Kinën. Shtypja e një minoriteti të identifikuar lehtësisht është shumë më e thjeshtë se sa arritja e një kontrolli absolut mbi gjithë popullatën. Por elementë të modelit kinez të mbikëqyrjes do të inspirojë autokraci të tjera- nga Rusia në Ruandë e Turqi- e me gjasë në këto vende hardware do të shitet me shumë kënaqësi. Shtet liberale kanë një obligim për t’i ekspozuar këto qasje dhe për të ndaluar këtë eksport të shtypjes, sado të limituar që të jenë mjete e tyre të bindjes.
Perëndimi duhet të shoh nga vetja gjithashtu. Këto ditë forcat e tij të policisë mund të kenë akses në një set të dhënash më të pasura se sa ato të Stasit. Oficerët mund të ngrenë kulla përgjimi për të gjurmuar lëvizjet e njerëzve dhe kontaktet. Të dhënat nga lexuesit e targave mund të gjurmojnë lëvizjet e një njeriu për vite. Disa qytete amerikane kanë programe policore parashikuese që lidhen me IJOP dhe që analizojnë krimet e shkuara dhe parashikimin për të ardhmen. E gjitha kjo mundëson monitorimin e sulmeve të mundshme, por abuzimi potencial është i madh. Qindra oficerë policie në Amerikë dihet që kanë përdorur të dhënat konfidenciale për të gjurmuar dhe shtantazhuar gazetarët, ish të dashurat dhe të tjerët.
Duke parë detektivet
Si të balacosh lirinë dhe sigurinë? Nise duke siguruar me qasjen se bota digjitale, njësoj si ajo reale, ka vende ku njerëzit që i binden ligjit kanë të drejtën e privacisë së tyre. Qytetarët e demokracive liberale nuk presin që të përgjohen pa ndonjë arsye të fortë, apo që t’u kontrollohet shtëpia pa një vendim gjykate. Në të njëjtën mënyrë, një pajisje telefonike e një njeriu në xhep duhet të trajtohet njësoj si telefoni me linjë që të vjen në shtëpi. Njësoj siç nuk lejohet përgjimi në dhomë edhe enkriptimi i kompjuterëve nuk duhet lejuar. Një prioritet i dytë është limitimi se sa gjatë mund të mbahet një informacion mbi qytetarët, duke detyruar kush ka akses tek ai që ta fshijë dhe duke penalizuar abuzuesin. Në vitin 2006 Bashkimi Europian lëshoi një direktivë që kërkonte nga firmat e celularëve që të mbante të dhënat e klientëve deri në dy vjet. Ky ligj u rrëzua nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë Europiane në 2014. Keqpërdorimi i të dhënave policore duhet të konsiderohet një akt kriminal dhe duhet të ndëshkohet dhe jo të trajtohet si “gabim” e të harrohet përmes një apologjie kolektive.
Një prioritet i tretë është monitorimi AI (Inteligjenca Artificiale). Sistemet policore parandaluese janë jo perfektë, janë të zonja në zbulimin e rregullit vjedhjes se sa të vrasjes. Njohja e fytyrës mund të prodhojë rezultate të shumta “pozitive falso”. Një AI e trajnuar me të dhëna të dyshimta apo jo të sakta – fjala vjen me një sjellje që përfshin tek të dhënat një numër të madh njerëzish të zinj – mund të riprodhojë këto probleme. Disa algoritme kanë më shumë gjasë të ndëshkojnë qytetarët me ngjyrë se sa ato të bardhë. Algoritme të tilla duhet të jenë të hapura përballë skrupulozitetit dhe nuk duhen mbrojtur njësoj si marrëveshjet tregtare sekrete.
Vigjilenca dhe transparenca duhet të jetë fjalët kyçe. Ato mund të flasin pozitivisht për efektivitetin teknologjik; vënia e kamerave në trupat e policëve duket se e ka ulur ankesat e publikut. Konsultimi ka rëndësi gjithashtu. Kohët e fundit një ligj në Kaliforni do t’i detyrojë agjencitë policore për të dorëzuar çfarë do mjeti mbikëqyrje që ato kanë, do të publikojë të dhënat në përdorimin e tij dhe të kërkojë inputin publik përpara se të kryejë blerje të tjera. Qoftë edhe nëse kjo e bën progresin më të ngadaltë. Policët me të drejtë shohin qytetarët për t’i ruajtur. Qytetarët duhet të shohin policët për të ruajtur lirinë e tyre.
Përgatiti: Opinion.al