Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka dallim mes “paqes” së Trumpit dhe kapitullimit?

2025/04/24 at 4:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luftës

“Unë besoj se kemi një marrëveshje me Rusinë,” tha Presidenti i SHBA Donald Trump në Uashington. Tani duhet ta “bindë” edhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, gjë që është “e vështirë”. Trumpi edhe një herë e akuzoi Zelenskin si “fajtor për zgjatjen e luftës me deklaratat e tij luftarake”.


Presidenti ukrainas hodhi poshtë edhe një herë qëndrimin e Trumpit se Ukraina duhet të “harrojë” Krimenë dhe kujtoi qëndrimin e nënshkruar të qeverisë amerikane nga viti 2018, i cili kërkon që Rusia të tërhiqet nga Krimea, e cila i përket Ukrainës sipas ligjit ndërkombëtar. Trump, nga ana tjetër, i është përgjigjur Zelenskit në rrjetet sociale me fjalët “pse Ukraina nuk luftoi për të mbajtur Krimenë?”.

Çfarë parashikon “marrëveshja”?

Zyrtarisht nuk është bërë e ditur se çfarë përmban kjo “marrëveshje” për të cilën flet Trumpi. Por sipas raportimeve të mediave amerikane, është praktikisht një kapitullim i Ukrainës dhe një marrëveshje, me të cilën Rusia do të merrte gjithçka që ka pushtuar deri tani, siç shkruan portali Axios. Vetëm një pjesë e vogël e territorit nën pushtimin rus në Kharkiv do t’i kthehej Ukrainës.

Në këmbim, SHBA do të heqë sanksionet ndaj Rusisë që kanë qenë në fuqi që nga viti 2014. I njëjti portal pretendon se termocentrali bërthamor i Zaporizhias do të qëndronte në territorin e Ukrainës, por nën menaxhimin e një kompanie amerikane, e cila do të furnizonte me energji atje si Ukrainën, ashtu edhe Rusinë.

Edhe Washington Post shkruan se propozimi i SHBA-së është të ngrijë kufirin përgjatë vijës aktuale të frontit. Financial Times raporton se presidenti rus Vladimir Putin në fakt i ka ofruar Trumpit një ndalesë të tillë të lëvizjeve të vijës së parë nëse Uashingtoni pranon kërkesa të tjera të rëndësishme ruse, duke përfshirë njohjen e sovranitetit të Moskës mbi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Ukraina do të duhej të heqë dorë edhe nga synimi i saj për anëtarësim në NATO. Sipas ekspertëve ushtarakë nga Instituti Amerikan për Studimin e Luftës, ngrirja e frontit nuk është garanci për paqen në të ardhmen.

Rusia mund të përdorë pauzën në luftimet për armatim shtesë dhe më vonë të vazhdojë agresionin, veçanërisht nëse marrëveshja parashikon një moratorium të plotë për ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën.

“Shkëmbimi” i keq dhe i padrejtë i territoreve

Disa nga ato që raportojnë mediat janë dëgjuar edhe nga zëvendëspresidenti i SHBA J. D. Vance, i cili po viziton Indinë: “Pozicioni aktual i frontit – ose diku përgjatë kësaj linje – përfundimisht do të shënojë kufij të rinj në këtë konflikt”.

Vance thotë se si Ukraina ashtu edhe Rusia duhet të heqin dorë nga disa pjesë të territorit që zotërojnë aktualisht. “Do të duhet të ketë një shkëmbim territori – kështu që nuk do të thosha se do të jetë pikërisht pozicioni aktual i frontit. Por ne duam që vrasjet të ndalen.”

Megjithatë, është e qartë se në këtë “shkëmbim territoresh” Ukraina do të merrte vetëm thërrime, ndërsa Rusia praktikisht gjithçka që pushtoi ushtarakisht. Për këtë “marrëveshje” ka indinjatë edhe në Bruksel.

Ajo konsiderohet se shumë e favorshme për Rusinë, një “deal” që nuk e mbron Ukrainën – nuk flitet me asnjë fjalë për garancinë e sigurisë për pjesën tjetër të atij vendi. Në përgjithësi ky “deal” është plot kontradikta.

Kjo “iniciativë” e Trumpit po kthehet gjithnjë e më shumë në një konfrontim edhe më të ashpër mes SHBA-së dhe Europës, pasojat e të cilit për Ukrainën ende nuk mund të parashikohen.

E papranueshme edhe për Europën

Gatishmëria e dukshme e Presidentit amerikan për t’ia dorëzuar Krimenë Putinit është e papranueshme, e të papranueshme janë edhe kërkesat e Uashingtonit që BE të lehtësojë sanksionet kundër Rusisë.

“Ne nuk kemi parë asnjë shenjë të vullnetit të mirë nga ana e Rusisë për paqë të qendrueshme.Armëpushimi i fundit ka çuar vetëm në sulme të mëtejshme në territorin ukrainas”, tha zëdhënësja e BE-së Arianna Podestra.

Zyrtarët evropianë thonë se nuk mund t’u besojnë më as deklaratave të dëgjuara në Uashington. Mediat amerikane citojnë një zyrtar të lartë të Trumpit që pretendon se “Ukraina është 90 për qind dakord” me idetë e paqes së Trumpit.

Sipas tij, Ukraina është e gatshme t’i lëshojë 20 për qind të territorit të saj Rusisë. Vetëm pak më vonë u dëgjua se Zelenski nuk është fare dakord dhe se “ende duhet të bindet” për këto plane. Kjo dëshmon se “deal” është akoma shumë larg dhe se Ukraina nuk është e gatshme të pranojë pushtimin rus në asnjë pjesë të territorit.

“Ukraina po u hidhet qenëve”

Eksperti gjerman i politikës së jashtme nga radhët e CDU, Roderich Kiesewetter, deklaroi për ARD se kjo “marrëveshje e Trumpit është në dëm të Ukrainës. Është kapitullim”. Natyrisht, as Ukraina dhe as Evropa nuk mund të pajtohen me këtë, “sepse do të cënohej siguria jonë edhe më shumë”. Kiesewetteri tha se akoma zyrtarisht nuk dihet shumë për këtë “marrëveshje”. Por Trumpi do të përballet tani me realitetin, sepse “gjëja më e keqe është që Ukraina po u hidhet qenve”, thotë politikani gjerman.

Edhe qeveria e Britanisë së Madhe është e zhgënjyer nga një “paqe” e tillë e Trumpit. Ajo planifikon të krijojë një “aleancë mbrojtëse” me Bashkimin Evropian. Kremlini reagoi menjëherë ndaj kundërshtimit të Evropës dhe prapë kërcënoi me armë bërthamore në rast të “agresionit” të aleatëve perëndimorë në favor të Ukrainës.

Presidentja e Komitetit të Mbrojtjes të Parlamentit Evropian, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP) kundërshtoi një paqe të këtillë. Nëse kjo është e vetmja gjë që Shtetet e Bashkuara mund të ofrojnë, “atëherë mund të thuhet se kjo është provë e shkruar: jo, amerikanët nuk janë as miqtë tanë dhe as aleatët tanë në të ardhmen”, theksoi Strack-Zimmermann.

Kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen e BE-së për Ukrainën. “Përndryshe, Rusia mund të konkludojë në fund se ky agresion brutal ka pasur sukses. Kjo do të kishte pasoja edhe për ne në Evropë”, thotë ajo./DW



Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas tjetër

8 Gusht, 2025 11:00 pm
Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor
Bota

Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor

8 Gusht, 2025 10:34 pm
Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
Bota

Vendimi për armët, Netanyahu: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit

8 Gusht, 2025 10:05 pm
Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

8 Gusht, 2025 9:36 pm
Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë
Bota

Zjarr i madh në Los Anxhelos, evakuohen mijëra banorë

8 Gusht, 2025 9:26 pm
Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur

8 Gusht, 2025 8:56 pm
Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite
Sport

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite

8 Gusht, 2025 8:38 pm
Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave
Rajoni

Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave

8 Gusht, 2025 8:16 pm
Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën
Bota

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

8 Gusht, 2025 7:42 pm
Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike
Sport

Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike

8 Gusht, 2025 7:11 pm
Para
Pas vizitës në Prishtinë, Sorensen shkon në Beograd!

Pas vizitës në Prishtinë, Sorensen shkon në Beograd!

Ambasada e SHBA sqaron rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK

Sistem i ri për takimet e vizave, Ambasada Amerikane zbulon detajet

Rama nga Gramshi:Jemi në krah të çdokujt që do investojë në këto territore të bukura

Rama nga Gramshi:Jemi në krah të çdokujt që do investojë në këto territore të bukura
















TE FUNDIT

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas tjetër

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
8 Gusht, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me...

Lexo më shumë

Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor

Izraeli ultimatum qytetarëve të Gazës: Keni kohë të evakuoheni deri më 7 tetor
8 Gusht, 2025

Izraeli u jep banorëve të Gazës afat deri më 7 tetor për të evakuuar plotësisht enklavën para sulmit përfundimtar për...

Lexo më shumë

Vendimi për armët, Netanyahu: Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit

Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
8 Gusht, 2025

Në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte thellësisht i zhgënjyer nga...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve në vend, 13 vatra aktive në 24 orët e fundit

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
8 Gusht, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në orët e fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri. Sipas njoftimit të ministrisë 6...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com