Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka bashkëpunim të fshehtë Berisha-Meta?

2015/11/10 at 10:24 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A ka bashkëpunim të fshehtë Berisha-Meta?

BERISHA DHE META NE AMBASADEN KINEZE - /r/n/r/nBERISHA AND META AT THE CHINESE AMMBASSY -

Bashkëpuntorët e vjetër duket se kanë nostalgji për kohët kur qeverisnin me qetësi dhe dashuri Shqipërinë. Sali Berisha dhe Ilir Meta prej disa javësh kanë shkëmbyer në largësi mesazhe bashkëpunimi, të cilat duket se kanë për qëllim jo vetëm nervozizmin e Edi Ramës. Pa marë parasysh tolerancën e kryetarit të parlamentit të enjteve ku ish-kryeministri flet me minuta të tëra i pashqetesuar, që pas zgjedhjeve lokale, disa herë LSI ka dalë në mbrotje të qendrimive të PD. Gjithçka nisi me deklaratat e disa drejtuesve të kësaj partie (përfshirë edhe ministrin e ri të Drejtesisë) që në mënyrë krejt të çuditshme hoqën dorë nga bashkëhartimi i reformës në drejtesi për t’u fokusuar tek domosdoshmëria e përfshirjes së PD në këtë reforme.

Në disa raste “hakmarrja” e Ilir Metës u shfaq dhe në konstituimin e këshillave bashkiakë, ku paprimtas votat e PD-së u bashkuan e ato të LSI-së duke nxjerrë jashtë loje PS-në. Në largësi, Sali Berisha dhe Ilir Meta nisën të përcillnin mesazhe të një afrimi. Kulmi i së cilës ishte deklarata e Berishës sipas të cilës ai nuk kishte pranuar të dërguar të Ramës për të ndryshurar Kodin Zgjedhor në kurriz të LSI-së, duke rritur pragun e hyrjes në Parlament. Pas kësaj, dorëheqja e djeshme e ministrit të Drejtesisë komfirmoi edhe njëherë bashkëpunimin (ndoshta jo vetëm në heshtje) mes Metes dhe Berishës.

Më parë se Nasip Naço të publikonte letrën me arsyet e dorëheqjes, ishte ish- Kryeministri që në një status në FB shpjegonte më së miri të njëjtat arsye, atë të ngecjes së reformës në drejtësi. Pra Berisha e dinte qartas, ndoshta me parë se kryesia e LSI se çfarë do të perdorej si justifikim për dorëheqjen, ndërsa si “ujk i vjetër” i politikes e dinte qartas që pas largimit të Naços qëndronin arsye që kanë të bëjnë me ngërçin në marrëdhëniet mes partive në koalicion.

Meta dhe Berisha e njohin mirë njëri-tjetrin si ish-bashkëpunëtorë që për thuajse 4 vjet qeverisën pa shumë kokëçarje. Madje ndryshe nga Rama që në momentet e vështira largohet dhe “lan duart” nga akuzat e bashkepuntoreve, Berisha ka treguar se në momentet e vështira të Ilir Metës mund t’i shpallë lufte bashkëpunëtorëve të tij, por kurrsesi të prishë koalicionin që ka ndërtuar vetë.

Në këtë situate, duket se presionit për tërheqjen e ministrit të Drejtësisë, Ilir Meta po i shton dhe dozat e bashkëpunimit në distance me ish -Kryeminstrin. Por a do të shtrihet me gjerë ky flirt i Berishës me ish- bashkëpuntorin e tij? A do të jetë Basha, kryetari aktual i PD pjesë e lojës së re e cila mund të sjellë ndryshime në konfiguracionin qeverisës, por edhe më tej ndoshta dhe zgjedhje të reja? A do të tërhiqet ai nga deklaratat se nuk do të bashkëpunojë me Ilir Metën, kur dihet sa të vështirë e ka secila nga partitë e mëdha të fitojë e vetme mazhorancën?

Gjithçka mbetet të vlerësohet në javët në vazhdim, ndërsa Ilir Meta duket se po e humbet qetësine dhe dashurinë me Edi Ramen. Ndërsa në horizont, shkëndijat e dashurisë së vjetër ndoshta do të bëjnë të harrohen dhe fjalet e ashpra që Basha ka përdorur për LSI dhe ansajelltas. Gjë që rëndom harrohet dhe lihet pas shpine kur bëhet fjalë për kolltokun e ëmbël të pushtetit.

Ju sugjerojmë

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Para
Jep dorëheqjen drejtoresha bukuroshe e Lojërave të Fatit

Jep dorëheqjen drejtoresha bukuroshe e Lojërave të Fatit

Kush e spiunonte Kadarenë?

Kush e spiunonte Kadarenë?

Robert Aliaj: Nuk ka gjë më të tmerrshme se injoranca

Robert Aliaj: Nuk ka gjë më të tmerrshme se injoranca

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
31 Janar, 2026

Miroslav Lajçak, një nga figurat më të njohura të diplomacisë sllovake dhe evropiane, ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e këshilltarit...

Lexo më shumë

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
31 Janar, 2026

Në Torino, një efektiv i policisë nga një repart mobil u rrethua dhe u sulmua nga një grup antagonistësh gjatë...

Lexo më shumë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
31 Janar, 2026

Më 18 dhjetor 2025, forcat e policisë italiane evakuuan dhe bllokuan qendrën sociale Askatasuna në Corso Regina Margherita 47, një...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
31 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “është një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com