Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj sapo ka hedhur një status në profilin e tij zyrtar në facebook, të cilin ia kushton aksionit të sotëm të ndërmarrë nga bashkia për pastrimin e Tiranës. Ajo që të suprizon është pjesëmarrja në këtë aksion, ku Veliaj thotë se morën pjesë 50 mijë vullnetarë. Sa për informacion edhe në aksionet vullnetare të të dielave komuniste, qeveria e kohës nuk pretendonte shifra të tilla. A ishin me të vërtetë 50 mijë vullnetarët e sotëm?