Legjendave të shumta rreth vdekjes apo arratisjes së Adolf Hitlerit sapo i është shtuar edhe një variant.
Sipas një femre braziliane Hitleri ka jetuar në Brazil deri në moshën 95-vjeçare.
Hitleri fluturoi nga Spanja drejt Argjentinës, më pas në Paraguaji dhe në fund në Brazil.
Aty jetoi në një qytezë me 12 mijë banorë nën pseudonimin Adolf Leipzig.
Banorët i drejtoheshin si “gjermani i vjetër”.
Ai jetoi me të dashurën e tij braziliane Cutinga, raporton Daily Express.
Madje me të ka një foto të vitit 1984, dy vite para vdekjes së tij.
Por foto është shumë pak cilësore për të përcaktuar nëse ëshët Hitleri.
Megjithatë ajo këmbëngul.
“Bëni ADN, do ta shihni se ai është Hitleri”’.