Komente

A janë zgjedhjet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në duart e Trump?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:54 - 18/10/18 |
el ida

Zgjedhja e abuzuesve të të drejtave të njeriut në Këshillin e të të drejtave të njeriut të OKB-së është në duart Presidentit Trump

Ata që argumentojnë se Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut është një forcë për të mirë të kauzës, u zhgënjyen javën e kaluar nga zgjedhjet në këshillin e Bahreinit, Kamerunit, Eritresë dhe Filipineve; ata që vlerësuan vendimin e Presidentit Donald Trump në qershor, për të tërhequr Shtetet e Bashkuara jashtë këshillit kanë marrë ndihmë nga ngritja e katër abuzuesve të njohur të të drejtave të njeriut .
Ambasadori i Amerikës në OKB, Nikki Haley, e përshkroi këshillin si “mbrojtës të të drejtave të njerëzve të abuzuar dhe përplasjesh të paragjykimeve politike”, veçanërisht kundër Izraelit. Human Rights Watch, një monitor i vendosur në Nju Jork, shprehu zemërim në zgjedhje, duke kritikuar në veçanti Eritrean dhe Filipinet. Kuba, Republika Demokratike e Kongos, Egjipti dhe Arabia Saudite po shërbejnë tashmë në këshill.

Trupi përbëhet nga 47 anëtarë, rreth një e treta e tyre zgjidhet çdo vit për një mandat trevjeçar, të rinovueshëm me zgjedhje për një mandat shtesë, me pesë blloqe rajonale, ku secili propozon anëtarë për zgjedhje.

Këtë herë, lobuesit e të drejtave të njeriut u zemëruan më tej nga fakti se çdo anëtar i ri u votua në një “propozim të pastër”, që do të thotë se asnjë kandidat nuk u përball me konkurrencën. Të gjithë 193 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kanë të drejtë të votojnë. Solidariteti rajonal dhe fetar siguroi se Kameruni dhe Somalia morën më shumë vota (176 dhe 170 respektivisht) sesa Danimarka (167). Filipinet dhe Bahreini secili merrnin 165, ndërsa Eritrea u bekua me 160. Votimi u bë në fshehtësi.

Mbrojtësit e këshillit këmbëngulin se në bilanc ai vazhdon të bëjë mirë, sepse tre seancat e saj në vit, vënë në qendër të vëmendjes abuzimet e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Dy sesionet e tij të fundit këtë vit kanë qenë më mirë se zakonisht, thotë Marc Limon, drejtor i Grupit Universal të të Drejtave, në Gjenevë, aty ku është i vendosur këshilli. Për shembull, këshilli ka lëshuar një raport të posaçëm për Miamarin, duke e dënuar atë vend për keqtrajtimin e minoritetit Rohingya. Duke përmendur në mënyrë të pazakontë një numër të përgjithshëm autorësh kryesorë, ai ka përpiluar një katalog të detajuar të mizorive që në kohën e duhur mund të përdoren si dëshmi edhe në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë ose në Bangladesh, e cila është nënshkruese e gjykatës ndërkombëtare, ose në një gjykatë hibride të llojit të krijuar më parë pas luftërave ballkanike dhe për Ruandën dhe Sierra Leone.

Një zhvillim i dytë shpresëdhënës, thotë zoti Limon, ishte rezoluta e këshillit, e propozuar kryesisht nga anëtarët e Amerikës Latine, duke dënuar Venezuelën dhe duke kërkuar një hetim për abuzimet atje.
Kjo ndoshta nuk do të kishte ndodhur, pohon ai, nëse Shtetet e Bashkuara do të ishin ende ishin anëtare të këshillit, pasi amerikanët latinë ende janë ende të huaj për administratën në Uashington, DC, e cila prej kohësh e kanë shtypur një rezolutë të tillë.

Disa ithtarë të këshillit mendojnë se Komisioneri i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, ish-presidente e Kilit, e cila e mori detyrën përsipër muajin e kaluar nga Princi Zeid Ra’ad al-Hussein i Jordanisë, mund të jetë më efektive se paraardhësi i saj, ajo thuhet se ajo është më e aftë në diplomacinë e qetë.

Princi përdorte predikimin për të përmendur dhe turpëruar vendet malinj, por, në sytë e António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, dështoi në tërësi për t’i bindur ata që të përmirësonin sjelljen e tyre.
Komisioneri i lartë mbikëqyr këshillin, i cili i përgjigjet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por nuk mund ta urdhërojë atë .

Në çdo rast, reputacioni dhe efektiviteti i këshillit do të rritet nëse Asambleja e Përgjithshme do të miratojë një mori ndryshimesh. Dikush do të ishte i mendimit të siguronte më shumë vende të vogla, të cilat kanë tendencë të jenë më demokratike se shumë prej shteteve ë mëdha, e që propozojnë veten për anëtarësim.
Një tjetër është i mendimit se abuzuesit për të drejtat e njeriut mund të nxirren nga Këshilli me një shumicë të thjeshtë votash në OKB, me minimum prej dy të tretave; Libia (nën Muamar Gadafi) është i vetmi vend që është dëbuar.
Këshilli mund të përmirësohet edhe nëse publikohen raporte të hollësishme të të dhënave të secilit kandidat për të drejtat e njeriut para votimit. Dhe votimi duhet të jetë publik, në mënyrë që qeveritë të pyesin, për shembull, pse e konsiderojnë Eritrean ose Arabinë Saudite si të denjë për një vend në këshill./Opinion.al

Përshtati: Elida Marvataj

Pas