Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A janë Lojërat Olimpike gjëja e duhur për sportistët fëmijë?

2024/07/28 at 9:16 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A janë Lojërat Olimpike gjëja e duhur për sportistët fëmijë?

Në Lojërat Olimpike në Paris do të marrë pjesë një atlete 11-vjeçare.


A është shkencërisht e lejueshme, që fëmijë të marrin pjesë në garat e nivelit të lartë?

Skateboardistja kineze Zheng Haohao është 11 vjeç, notarja indiane Dhinidhi Desinghu dhe skateboardistja kanadeze Fay De Fazio Ebert janë 14 vjeç, gjimnastja amerikane Hezly Rivera dhe vrapuesi i 400 metrave Quincy Wilson 16 vjeç. Të gjithë debutojnë në Lojërat Olimpike të Parisit dhe ndezin diskutimin për efektet e sportit elitar te sportistët shumë të rinj.

Zhvillimi fizik dhe mendor

“Adoleshenca është një fazë shumë e paqëndrueshme, nga ana fizike, fiziologjike, konjitive dhe psikosociale. Nëse i shtoni edhe kërkesat e sportit elitar në nivel botëror, lind pyetja, si mund të përballohet me sukses kjo”,thotë Michael Bergeron.

Studiuesi amerikan i sportit këshillon Komitetin Olympik Ndërkombëtar (IOC) për zhvillimin sportiv të atletëve të rinj.

“Nuk mund të parashikosh, se çfarë do të ndodhë. Nuk ndodh në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën kohë, me të njëjtin ritëm, në të njëjtën masë, për çdo fëmijë.”

Bergeron ka drejtuar një studim për të rinjtë në sportin konkurrues. Rezultatet pritet të publikohen në fund të vitit. Studimi synonte të merrte parasysh zhvillimin fizik dhe mendor të adoleshentëve, nga ana tjetër të ndikonte në elementë, që mund të ndryshoheshin, për shembull intensiteti i stërvitjes.

Shqetësime për shëndetin tek sportistët shumë të rinj

Ndryshe nga Lojërat Olimpike për të Rinjtë, ku pjesëmarrja është e kufizuar për moshat 15 deri në 18 vjeç, në Lojërat Olimpike të Parisit nuk ka kufi moshe, gjë që vlen për të 32 sportet. Organizata ombrellë e çdo sporti vendos, nëse duhet të ketë një kufi moshe.

Kështu në gjimnastikë ajo është 16 vjeç dhe në zhytje 14 vjeç. Ritmet e rritjes së fizikut tek sportistët e rinj ndodhin në periudha të ndryshme. Tek disa zgjatja e trupit përfundon në moshën 16-vjeçare, tek të tjerët në moshën 21-vjeçare. Por një shtat i zhvilluar plotësisht nuk do të thotë edhe një strukturë kockore plotësisht e zhvilluar.

“Kemi të ashtuquajturat apofiza”, shpjegon Sean Cumming, që studion efektet e sporteve konkurruese gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës në Universitetin e qytetit britanik Bath.

“Apofizat janë vende, ku tendinat ngjiten me kockën. Kur fëmija rritet, këto vende janë më të ndjeshme. Nëse ushtrohet tension i tepruar, kocka mund të inflamohet, duke shkaktuar dhimbje dhe probleme. Edhe tek ata që zhvillohen më heret, vende të tilla nuk zhvillohen plotësisht deri në moshën 21 ose 22 vjeç, kështu që kur punohet me sportistë të rinj, duhet patur vërtet kujdes për stresin në apofiza”.

Sfida psikologjike për sportistët e rinj në Lojërat Olimpike

Rosemary Purcell është profesoreshë në Qendrën për Shëndetin Mendor të Adoleshentëve në Universitetin e Melburnit, Australi, e specializuar për shëndetin mendor në sportin elitar.

“Kuadri psikologjik nuk është aspak i thjeshtë”, thotë shkencëtarja për DW.

“Mendoj se ka dallime mjaft të mëdha midis asaj që shohim te popullata në përgjithësi dhe te sportistët e rinj elitarë. Në disa sporte tek të rinjtë aktivë ka norma më të larta të çrregullimeve të të ushqyerit dhe në perceptimet e trupit. Nga ana tjetër ata mund të kenë nivele më të ulëta depresioni dhe ankthi nga sa shohim në shoqëri”. Shkencëtarja sheh një ndryshim mentaliteti tek të rinjtë. Ata janë“shumë të vetëdijshëm për problemet e shëndetit psiqik. Ata do ta ndryshojnë diskursin, sepse duan të konsiderohen në një këndvështrim holistik, të tërësishëm.”

Fiksimi te medalja dërgon sinjalin e gabuar

Por ndryshimi duhet të vijë edhe nga lart, thotë Cath Bishop. Në 2024 ajo fitoi në Athinë medaljen e argjendtë olimpike në kanotazh. Sot britanikja është autore dhe konsulente.

“Ne për një kohë të gjatë trajnerët i kemi shpërblyer apo larguar vetëm në bazë të faktit, nëse kanë fituar medalje dhe jo se sa mirë i kanë trajtuar sportistët e rinj”, thotë Bishop për DW.

Edhe IOC mban një pjesë të përgjegjësisë, duke futur në Lojërat Olimpike sporte të reja, tërheqëse për të rinjtë.

Qëllimi është që ata të binden se për mundësinë për të garuar në Lojërat Olimpike ia vlen koha dhe mundi.

Për rreziqet për zhvillimin fizik dhe mendor të të rinjve shpesh heshtet. Ish-atletja e shquar Bishop bën thirrje për të ndryshuar këndvështrimin.

“Ne fitojmë një medalje dhe dëmtojmë një person. Dhe gjatë rrugës dëmtojmë ndoshta njerëz të tjerë. Çfarë vlere shoqërore ka kjo? Është mjaft negative”, thotë Bishop.

“Unë mendoj se njerëzit duhet të fillojnë t`ì analizojnë në mënyrë kritike `medaljet. Në thelb ne i kemi blerë ato. Ne kemi paguar miliona paund dhe gjatë kësaj kemi dëmtuar njerëzit. A na bën kjo më të mirë?”/DW



Ju sugjerojmë

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Sport

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

31 Maj, 2025 8:09 pm
VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
Sport

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

31 Maj, 2025 7:55 pm
Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik në Rivierën Shqiptare

31 Maj, 2025 7:31 pm
Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto
Aktualitet

Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto

31 Maj, 2025 7:17 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Ra nga lartësia e pallatit teksa po punonte, humb jetën 48-vjeçari në Tiranë

31 Maj, 2025 7:01 pm
Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
Bota

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

31 Maj, 2025 6:49 pm
“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane
Rajoni

“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane

31 Maj, 2025 6:35 pm
Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale
Aktualitet

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale

31 Maj, 2025 6:05 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

31 Maj, 2025 5:44 pm
Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare
Aktualitet

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare

31 Maj, 2025 5:23 pm
Para
“As mos pëshpërit në gjuhën tënde…” Rregulla të rrepta në Rusi për emigrantët

“As mos pëshpërit në gjuhën tënde…” Rregulla të rrepta në Rusi për emigrantët

Shqiptarët pa viza në 99 shtete, vendi i fundit që futet në listë

Shqiptarët pa viza në 99 shtete, vendi i fundit që futet në listë

Pse Berlini është kryeqyteti i fesë?

Pse Berlini është kryeqyteti i fesë?
















TE FUNDIT

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter

Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
31 Maj, 2025

Paris Saint-Germain dhe Inter do të përballen mes tyre në orën 21:00, në finalen e madhe të Champions League. Interi...

Lexo më shumë

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih

VIDEO/ Sherr para finales PSG-Inter, tifozët konfliktohet në një metro në Mynih
31 Maj, 2025

Para se të nisë finalja e Champions League mes PSG-së dhe Interit, tifozët e dy skuadrave janë përfshirë në një...

Lexo më shumë

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik në Rivierën Shqiptare

Media britanike “Metro”: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik në Rivierën Shqiptare
31 Maj, 2025

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut. Në artikullin që Kristina Beanland...

Lexo më shumë

Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto

Thesaret e natyrës shqiptare, ekspozitë me 100 foto
31 Maj, 2025

Thesaret e natyrës shqiptare, kanë ardhur në parkun “Rinia” në Tiranë në formën e një ekspozite nga profesorë dhe ekspertë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com