Kryesore

A ishte i ftuan në festën e 100-vjetorit? Meta: Isha në një darkë me Begajn dhe Kim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:23 - 29/07/22 |
Opi Nion

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nëse ka pasur ftesë në festën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej” me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Ai tha ishte i ftuar në një darkë me presidentin Bajram Begaj, ku e pranishme ishte dhe ambasadorja Yuri Kim.

Ndërsa për festën ish-presidenti u shpreh se nuk është koha që të shpenzohen miliona euro për evenimente të tilla.

“Unë kam qenë i ftuar nga Presidenti i Republikës në një darkë ku ishte dhe ambasadorja amerikane dhe përfaqësues të ndryshëm të institucioneve. Në ftesat që kam patur nga Presidenti dhe ambasadat. Kam dëgjuar dhe një fjalim qesharak të një halldupi aty, por për shkak të marrëdhënieve me SHBA, kam qëndruar me durim.

Nuk mendoj që është momenti në këto situate varfërie për të harxhuar miliona euro për festa dhe gjëra të tilla. Është e drejtë e tyre. Përkushtimi më serioz në marrëdhëniet me SHBA, është lufta kundër korrupsionit. Në këto vite, Shqipëria ka rënë 27 vende për korrupsionin. Angazhimi më i madh i Partisë së Lirisë është revolucioni antikorrupsion”,-tha Meta.

Pas