Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ia imponon dot Evropës Macroni përfytyrimet e tij?

2019/10/25 at 8:51 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
A ia imponon dot Evropës Macroni përfytyrimet e tij?

Nga: Auron Dodi


Emmanuel Macroni e përjetoi si fyerje prestigji faktin që macronistja e fortë, Sylvie Goulard, të cilën ai e propozoi për Komisionin Evropian, u refuzua nga Parlamenti Evropian. Pasi shprehu habinë në publik (“dua të marr vesh, çfarë ndodhi?!”), Presidenti francez bëri përgjegjëse në të njëjtën frymë Ursula von der Leyen-in, kryetaren gjermane të Komisionit të ri Evropian. Ai tha se ajo nuk e mbajti fjalën. Por sipas investigimeve të medieve gjermane dhe evropiane, e vërteta nuk është kaq e thjeshtë.

Shkaqe për refuzimin e francezes

Shkaqet kanë të bëjnë, së pari, me kandidaten franceze vetë: para dy vjetësh Sylvie Goulard u detyrua të japë dorëheqjen si ministre e Mbrojtjes e Francës, për shkak të kritikës se kishte marrë pagesa për një punë fiktive. Nuk përjashtohet në parim mundësia që këtë çështje ta hetojë drejtësia franceze. E pyetur në njërin nga dëgjimit në Parlamentin Evropian se a do të jepte dorëheqje si Komisionere, po ta padisë për punën fiktive drejtësia franceze, Goulard kundërshtoi. Ky ishte njëri nga shkaqet që solli refuzim të gjerë për kandidaten e Macronit, citohen në mediat gjermane europarlamentarë të pranishëm në votim.

Së dyti, refuzimi ushqehet te bllokimi që i bëri Macroni kandidimit të gjermanit Manfred Weber, për kryetar të Komisionit Evropian. Weberi, që në Parlamentin Evropian kryeson grupin më të madh parlamentar, atë të Partive Popullore Evropiane bëri fushatë në zgjedhet evropiane dhe u propozua nga parlamentarët për këtë post.

Por Macroni nguli këmbë që Weberi nuk e paraqet dot si duhet Evropën në parketet diplomatike. Revista gjermane “Der Spiegel” shkruan se Weberi kishte kështu arsye të mos e ndihmonte, kandidaten me probleme të Macronit.

Veç Weberit, kritik ndaj kandidates së Macronit qenë eurodeputetë lindorë, një pjesë e të cilëve janë bërë skeptikë ndaj Macronit, që kur ai do të afrohet me Rusinë.  Mediat gjermane shkruajnë edhe se aleatja e ngushtë e Manfred Weberit, Monika Hohlmeier (e bija e ish-kryeministrit bavarez Franc Jozef Shtraus), gjithashtu e kundërshtoi francezen. Kur refuzuam hungarezin dhe rumunen për konflikt të mundshëm interesash, pse duhet të lejojmë francezen? citohet Hohlmeier.

Pse nuk e bindi Gjermania Weberin?

Sipas medieve duket se von der Leyen-i nuk e ka plotësisht nën ndikim Manfred Weber-in. Ka politikanë që edhe e kuptojnë hidhërimin e tij për refuzimin nga Franca. Refuzimi i Weberit nga Macroni qe një sfidë publike franceze edhe për Gjermaninë. (Këtë Berlini atëherë e gëlltiti edhe duke kujtuar miratimin e ardhshëm të buxhetit të BE: Gjermania duhet të paguajë pas Brexitit miliarda euro më shumë në këtë buxhet dhe kërkon rabat, kurse Franca është kundërshtarja kryesore për këtë).

Megjithë këtë: sipas Spiegel-it, von der Leyen-i u interesua për gjendjen para votimit te Manfred Weberi. Dhe ai e siguroi që francezja do të trajtohet me korrektësi. Fakt është që francezja Goulard u kundërshtua nga gati të gjitha grupet parlamentare në Parlamentin Evropian. Mori 82 vota kundër dhe vetëm 29 vota pro, me një abstenim.

A vazhdon revoltimi i Macronit me Gjermaninë?

Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, në BE ka vetëm një shtet të fuqishëm mjaft, sa të bëhet kundërpeshë ndaj Gjermanisë: Franca. Është me interes të shihet, ku do ta verë në të ardhmen pikërëndesën Macroni: te kundërpesha ndaj Gjermanisë apo te aleanca me fqinjin e fuqishëm.

Si politikan realist, Emmanuel Macroni nuk duhet të jetë vërtet i zemëruar me Gjermaninë. Pasi e di se pa Gjermaninë nuk e miraton dot në Parlamentin Evropian as Komisionerin e ri francez.

Për çdo eventualitet, Macroni merr masa: kështu ai bllokoi në samitin e fundit të BE projektin e mbrojtur qartësisht nga Gjermania dhe shumica e shteteve të BE: nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Natyrisht, tek shtetet ballkanike, problemet nuk duhet t’i kërkosh me lupë. Por Macronit i duhet Gjermania (e aleatë të tjerë), për miratimin në Parlamentin Evropian të kandidaturës së re franceze për Komisionin: i duhet megjithatë me një angazhim më efektiv pro tij.

Kjo pasi Macroni nuk ka bazë të gjerë mbështetje në Parlamentin Evropian. Lëvizja e tij është pjesë e grupimit liberal, që nuk është njëri ndër dy grupet e mëdha.

Parlamenti Evropian tregon pak simpati për Macronin.  Parlamentarët i dhanë atij një shuplakë një herë, me refuzimin e kandidates së tij Goulard. Ndoshta edhe për t’i treguar se nuk e pranojnë një lloj mospërfilljeje, që duket se ai ka ndaj tyre.  Por refuzimin ata mund ta përsërisin, edhe me kandidatin e ri të tij për Komisioner.

A pritet mosrespektim nga Parlamenti Evropian edhe i vullneteve të Gjermanisë e të Francës si shtete?

Eurodeputetët gjermanë janë në numër shumë të madh në Parlamentin Evropian. Megjithatë kjo nuk përjashtohet. Pas zgjedhjeve evropiane, Parlamenti Evropian është fragmentarizuar politikisht. Konservatorët në partitë popullore dhe socialistët janë ende grupet më të mëdha, por miratimet nuk janë më thjesht punë teknike.  Shumicat e votave duhen siguruar me shumë punë bindëse. Këtë punë zakonisht e bëjnë kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare.

Macroni e quajti të natyrshme të refuzojë në samitin e BE nisjen e negociatave me dy shtete të vogla ballkanike – edhe nga droja prej emocioneve të populistëve në Francë. Parlamenti Evropian e quajti të natyrshme të refuzojë pas dy dëgjimeve kandidaten e tij – që Macroni t’i marrë seriozisht emocionet e të gjithë parlamentarëve. /Burimi: DW



Ju sugjerojmë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Para
Stop/ E sëmurë dhe e pastrehë, apeli i nënës së 3 fëmijëve

Stop/ E sëmurë dhe e pastrehë, apeli i nënës së 3 fëmijëve

Reagim mbi monologun për Elvis Naçin, Mustafa Nano: Është një hipokrit

Reagim mbi monologun për Elvis Naçin, Mustafa Nano: Është një hipokrit

Marrëveshje me Albin Kurtin? Berisha: Na bashkojnë mendime për…

Marrëveshje me Albin Kurtin? Berisha: Na bashkojnë mendime për...
















TE FUNDIT

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
8 Nëntor, 2025

Balotazhi i 9 nëntorit në 18 komuna të Kosovës shihet si test i fuqisë së partive në nivel lokal dhe...

Lexo më shumë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com