Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A flet Rama me ministrin Bushati ? Ja deklaratat kontradiktore për forumin e Nish-it

2016/08/19 at 6:05 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama takon Klement Balilin në Sarandë? Ja çfarë thonë punonjësit e hotelit…

Prime Minister of Albania Edi Rama is interviewed by Reuters at the Kennedy School of Government at Harvard University in Cambridge, Massachusetts October 16, 2014. REUTERS/Brian Snyder (UNITED STATES - Tags: POLITICS EDUCATION)

Prej ditësh është duke u folur në media për një takim Rama-Vuçiç në Nish. Po ashtu është folur se Rama ka kërkuar të marrë pjesë edhe qeveria e Kosovës. Lidhur me këtë çështje, ABC News ka kontaktuar sot me Ministrinë e Jashtme  shqiptare e cila është shprehur se nuk ka dijeni për takimin Rama-Vuçiç. lexo këtu: Takimi Rama-Vuçiç? Tirana zyrtare e mohon


Nga ana tjetër, vetë Kryeministri Edi Rama, duke folur për Klan Kosova ka deklaruar se do të shkojë në Nish, ku mbahet një forum ekonomik shqiptaro-serb.

Ky forum biznesi që do të organizohet në Nish të Serbisë, sipas kryeministrit Rama ka kohë që po planifikohet dhe si pikënisje ka pasur bashkëpunimin për eliminimin e barrierave tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ne jemi takuar si çdo vit tanimë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, dhe unë kam prezantuar me shumë krenari produktin fillestar të një pune të përbashkët, që e ka pasur zanafillën tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës për reduktimin e barrierave tregtare”, është shprehur Rama.

Ai thotë se gjithçka ka nisur pas një bisede me Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore Ellen Goldstein dhe me kryeministrin Aleksandar Vuqiç.

“Duke pare rezultatet shume inkurajuese të këtij bashkëpunimi, kam folur me drejtoren rajonale të Bankës Botërore, Ellen Goldstein, dhe po ashtu me kryeministrin Vuçiq e me të tjerët, për të ndërtuar një plan veprimi për nxitjen e tregtisë e të bashkëpunimit ekonomik në rajon. Kështu kemi bëre! Banka Botërore e ka koordinuar ketë punë përmes zyrave të veta në rajon dhe na ka asistuar me ekspertizën e saj”, deklaroi Rama në një intervistë për Klan Kosova.

Ai e ka sqaruar edhe temën tjetër të diskutuar se: A ka kërkuar ai që pjesëmarrës të jenë edhe qeveritarë nga Kosova?

“Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha. Nuk e kam ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës në këtë takim dhe  as s’më është kërkuar dhe as s’e kam kërkuar një gjë të tillë”, është shprehur Rama.

Rama thotë se asnjëherë nuk ka bërë ndasi me Kosovën, mirëpo as nuk përzihet në punët e Kosovës me palët e treta.

“Nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve të mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojnë Qeverisë së Kosovës ne raport me palët e treta! Në rast se më kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqësi, por kurrë ndërhyrje, sepse s’e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste të Tiranës ndaj Prishtinës”.

Në forumin e Nishit do të flitet për të ardhmen e rajonit dhe për mundësitë e kooperimit në fushën e ekonomisë e tregtisë, e po ashtu edhe për ndërmarrjen e masave që do ta lehtësonin të bërit ekonomi në mes të dyja vendeve.

“Do te flasim për të ardhmen e përbashkët të rajonit dhe potencialet e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar në të mirë të sipërmarrjeve e të popujve tanë. Një sërë masash që do të lehtësojnë shumë shkëmbimet tregtare dhe ekonomike e do të rrisin ekonominë e vendeve tona”.

Edi Rama, pas publikimit të lajmit në mediat serbe se Vuçiq e Rama do të takohen gjë që nxiti reagime në Prishtinë, u shpreh se i duket diçka qesharake.

Më ka ardhur keq që një gazetë nga Beogradi ka çoroditur kursin mediatik në Prishtine! Qesharake! Si duket sëmundja e vjetër e gushtit mediatik të Tiranës e ka kaplue edhe Prishtinën”.



Ju sugjerojmë

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
Rajoni

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

24 Maj, 2025 2:02 pm
Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim
Aktualitet

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim

24 Maj, 2025 1:55 pm
‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..
Aktualitet

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..

24 Maj, 2025 1:45 pm
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
“Express”: Tirana, kryeqyteti i bukur europian. Zgjedhje ideale për turistët
Aktualitet

“Express”: Tirana, kryeqyteti i bukur europian. Zgjedhje ideale për turistët

24 Maj, 2025 1:03 pm
A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
Aktualitet

‘Nuk i njohim zgjedhjet!’/Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij!

24 Maj, 2025 12:56 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Berisha thirrje Trump: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!Të lidhura me…

24 Maj, 2025 12:34 pm
Tregon si arti e ndihmon në punën e tij/Rama:Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz
Aktualitet

Tregon si arti e ndihmon në punën e tij/Rama:Vizatoj gjatë takimeve ose bëhem nervoz

24 Maj, 2025 12:17 pm
Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev
Bota

Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev

24 Maj, 2025 11:56 am
Para
Video/ Stresi godet Stinen?!

Ku keni bërë seks për herë të fundit? Përgjigja befasuese e Stresit

Letra e deputetit Kosta që tallte Ramën. Reagon Çela i OSSHE: Je vulgar

Tenderi 7 mln USD/ OSHEE: Nuk i identifikonim dot abonentët, ja si u shpall fituesi

Flet zv/ trajneri i Shqipërisë: Berisha titullar te Lazio, nuk do të zhgënjejë

Flet zv/ trajneri i Shqipërisë: Berisha titullar te Lazio, nuk do të zhgënjejë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
24 Maj, 2025

“Prej kësaj të diele, nis stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga më të mëdha në dekadat e fundit në...

Lexo më shumë

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
24 Maj, 2025

Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima ka goditur shumë pjesë të Serbisë. Ministria...

Lexo më shumë

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim
24 Maj, 2025

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa ka reaguar pasi mediat e Australisë raportuan se ai dhe bashkëshortja e tij,...

Lexo më shumë

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..
24 Maj, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha vijoi akuzat nga selia blu duke deklaruar se zgjedhjet e 11 majit u cenuan nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com