Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” për projektin në Sazan që do të investohet nga sipërmarrësi amerikan Jared Kushner, dhëndri presidentit amerikan Donald Trump.
Kreu i qeverisë u shpreh se ishulli i Sazanit nuk është shitur dhe as nuk do të shitet ndonjëherë, por në këtë projekt të madh shteti shqiptar do të jetë partner.
Teksa theksoi se bisedimet për këtë projekt kanë kaluar disa faze, theksoi se ende vijojnë diskutimet për detajet e partneritetit.
Çfarë ka ndodhur me ishullin e Sazanit, është shitur, ka tentative për t’u shitur apo ka një projekt?
Ishulli I Sazanit është pasuri e shtetit dhe e popullit shqiptar, as nuk është shitur dhe as nuk do të shitet ndonjëherë. Është një pasuri e popullit shqiptar, ku qeveria shqiptare do të jetë partnere me kompaninë apo me grupin. Negociatat e partneritetit nuk kanë mbaruar ende. Ata kanë bërë një punë dhe është për të ardhur keq mënyra si është interpretuar nga mediat ndërkombëtare ky proces qysh në fillim. Është paraqitur si një histori politike. Ndërkohë që kur unë kam takuar Jared-in dhe ne kemi filluar të punojmë për këtë gjë, Donald Trump-i nuk dihej a do shkonte në Shtëpinë e Bardhë, apo do të shkonte në burg? Nuk ka lidhje fare me politikë kjo. Për mua ata kanë qenë investitorë amerikanë dhe janë investitorë amerikanë siç janë të gjithë amerikanët
Do të kalojë në parlament marrëveshja?
Pa diskutim! Kjo shitja e Sazanit është si puna e ndarjes së Kosovës. Hedh një budalla një gurë në lumë dhe 100 të mençur nuk e nxjerrin dot. Zvërneci dhe Sazani janë në procesit akoma të projektit…
Pse edhe “ok” pasi Trump fitoi zgjedhjet?
Procedurat nuk do të marrin gjatë sepse shumë hapa janë bërë. Besoj për disa muaj ne do kemi masterplanin e plotë, projektin e plotë që do t’i paraqitet publikut. Ajo që është më e rëndësishmja është që mënyra si po punohet do të vendosë një standard të ri për zhvillimet në infrastrukturën e mikpritjes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mesdhe. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme me arkitektë, me inxhinierë të mjedisit, me arkitektë të peizazhit. Po bëhet diçka për të bërë një destinacion ëndrre”
Kur mendoni se mund të jenë gati për të filluar punimet?
Procedurat nuk do të marrin gjatë sepse shumë hapa janë bërë. Besoj për disa muaj ne do kemi masterplanin e plotë, projektin e plotë që do t’i paraqitet publikut. Ajo që është më e rëndësishmja është që mënyra si po punohet do të vendosë një standard të ri për zhvillimet në infrastrukturën e mikpritjes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Mesdhe. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme me arkitektë, me inxhinierë të mjedisit, me arkitektë të peizazhit. Po bëhet diçka për të bërë një destinacion ëndrre.