Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A është prokurori Sheshi ish-sigurims? Ç’thotë Prokuroria e Përgjithshme

2019/01/28 at 2:30 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
A është prokurori Sheshi ish-sigurims? Ç’thotë Prokuroria e Përgjithshme

Partia Demokratike e akuzoi anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë si ish-sigurims, me rol aktiv në periudhën e gjimnazit me pseudonimin “Venus”.


Për këtë arsye PD akuzoi Prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme, Arta Marku, se kishte mbështetur në mënyrë të paligjshme kandidaturën e Sheshit për në KLP.

Sot Prokuroria e Përgjithshme ka dalë në një deklarate për shtyp, ku informon se nuk ka qenë në dijeni të së shkuarës së Sheshit dhe se tashmë ky fakt do të jetë pjesë e një hetimi të thelluar nga prokuroria.

“Vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me Vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente”.

REAGIMI I PROKURORISE SE PERGJITHSHME

Duke marrë shkas nga rasti i bërë publik para disa ditësh, për anëtarin e KLP-së, prokurorin Bujar Sheshi, Prokurori i Përgjithshëm, i bën me dije opinionit publik se:

Me marrjen dijeni prej KPK-së, për moskalimin me sukses të procesit të Rivlerësimit të disa prokurorëve, kandidatë për KLP nga radhët e prokurorive të apeleve, me qëllim plotësimin e vendit vakant në KLP, me datë 24. 09. 2018, Prokurori i Përgjithshëm shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit.

Pas thirrjes së parë, duke mos pasur asnjë kërkesë për kandidim, më datë 12. 10. 2018 u shpall thirrja e dytë, pas së cilës, më datë 25. 10. 2018 ka shprehur interesin prokurori Bujar Sheshi, duke dorëzuar deklaratën për shprehjen e interesit dhe dokumentet bashkëlidhur.

Pjesë e dokumenteve të dorëzuara prej kandidatit Bujar Sheshi, ishte deklarata e tij individuale, e nënshkruar, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, si detyrim ligjor i nenit 108, pika 3, shkronja “d” e ligjit nr. 115/2016, sipas të cilës, nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor apo i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit deri më datë 02 Korrik 1991 si dhe Formulari përkatës i Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH).

Me shkresën nr. 2873, datë 26. 10. 2018, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar AIDSSH, për të verifikuar kandidaturën e prokurorit Bujar Sheshi, në ushtrim të funksioneve të tij, në zbatim të nenit 29, pika 1 të Ligjit nr. 45/ 2015 “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Një verifikim i tillë, është kryer edhe për të gjithë kandidatët e tjerë dhe personave të ngritur në detyrë, me shkresën numër 933/ 1, datë 29. 03. 2018, shumë kohë pasi atyre u është verifikuar dhe konstatuar plotësimi i kushteve ligjore për të qenë kandidat për anëtar të KLP-së prej Komisionit të ngritur për këtë qëllim nga Prokurori i Përgjithshëm paraardhës, me Urdhrin nr. 18, datë 17. 01. 2017.

Sipas këtij urdhri, i ngritur në bazë të nenit 109, pika 1, të ligjit nr. 115/ 2016, “Për organet e qeverisjes vendore”, komisioni ka për detyrë verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët prokurorë që kanë shprehur interes për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ky komision, mbi bazën e rezultateve të nxjerra për çdo kandidat, brenda afateve ligjore, harton listën me emrat e kandidatëve që plotësojnë kriteret.

Ky verifikim, përveçse është kryer në ushtrim të veprimtarisë dhe funksioneve të Prokurorit të Përgjithshëm, është kryer edhe duke marrë shkas nga shkresa e AISSH nr. 225, datë 15. 03. 2018 sipas së cilës verifikimi ishte i detyrueshëm dhe ishte kryer për çdo kandidat për KLP dhe KLGJ duke përfshirë edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, avokatisë apo pedagogëve. Përgjigja në këtë rast ka ardhur për të gjithë emrat e kërkuar, sipas Vendimit të AISSH nr. 332/ 3 prot., datë 02. 05. 2018.

Në rastin e kandidatit për KLP, prokurorit Bujar Sheshi, Prokurori i Përgjithshëm, i ka kërkuar Komisionit verifikimin e të gjitha kushteve ligjore parashikuar në nenin 108 të Ligjit nr. 115/2016, dhe, njëkohësisht i ka dërguar për verifikim AISSH,  formularin përkatës të plotësuar dhe nënshkruar prej kandidatit në respektim të nenit 29 të Ligjit 45/ 2015.

Pasi është njohur me Relacionin e Burimeve Njerëzore datë 01. 11. 2018, sipas të cilit prokurori Bujar Sheshi plotëson kushtet dhe kriteret ligjore për të qenë kandidat i KLP, në kushtet kur verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj, brenda afateve ligjore të detyrueshme, Prokurori i Përgjithshëm ka vijuar me procedurën për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme si hapi përfundimtar për ngritjen e KLP-së.

Përgjigja e ardhur nga AISSH me shkresën nr. 1030/ 6, datë 23. 01. 2019, i është njoftuar KLP-së me shkresën nr. 2873/ 3, datë 25. 01. 2019 dhe Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pranë Kuvendit të Shqipërisë, me shkresën nr. 2873/ 2, datë 25. 01. 2019.

Vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi, përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me Vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente.”

 

 

 

Etiketa: bujar sheshiish-sigurimsprokuroria e pergjiitshmevenus


Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti
Kryesore

Berisha: Qeveria teknike nuk mund të zgjidhet me short, por nga parlamenti

24 Qershor, 2026 2:22 pm
Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi
Kryesore

Projekti i ri për bashkitë, Rama: “Rilindja Urbane 2”, në fokus ujësjellësi

24 Qershor, 2026 1:14 pm
“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit
Aktualitet

“Mos u merr me llafe grash”, Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit

24 Qershor, 2026 11:50 am
“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve
Kryesore

“Rrini në krye të detyrës, jo në Tiranë gjithë javën” Rama kritika kryebashkiakëve

24 Qershor, 2026 10:38 am
Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave
Kryesore

Protestat, zbulohet çfarë u diskutua mes Ramës, drejtuesve politikë dhe ministrave

24 Qershor, 2026 10:13 am
Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur
Aktualitet

Media italiane: Thesaret e fshehura të Shqipërisë, nga Thethi deri në Filikur

24 Qershor, 2026 9:26 am
“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit
Kryesore

“Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

24 Qershor, 2026 8:48 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident në Lezhë/ Humb jetën shqiptari nga Kosova

24 Qershor, 2026 8:23 am
Para
Denoncimi i Berishës: Dako punëson një pensionist në krye të Mjedisit

Denoncimi i Berishës: Dako punëson një pensionist në krye të Mjedisit

U zhduk për tri ditë, vogëlushi pohon se jetoi me një ari

U zhduk për tri ditë, vogëlushi pohon se jetoi me një ari

Rama intervistë në DW, komenti i tij për protestën e madhe opozitare

Rama intervistë në DW, komenti i tij për protestën e madhe opozitare
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}