Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A është paguar Panajot Barka nga Greqia për destabilizimin e Shqipërisë?

2018/10/25 at 3:14 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
A është paguar Panajot Barka nga Greqia për destabilizimin e Shqipërisë?

Ditët e fundit në opinionin publik grek por edhe në atë shqiptar është përfolur gjatë për një fond sekret të financuar nga Ministria e Jashtme e Greqisë me qëllim investimin në blerjen e opinionbërëseve në Shqipëri.


Fondi i cili thuhet se ekziston ka ngritur një furtunë politike në Greqi që lidhet me shpërdorimin, ndërsa në Shqipëri publikimi i listëpagesës me emra të përveçëm ka hapur një diskutim tjetër, atë të një tradhtie Kombëtare, që ligjërisht është shumë më e dënueshme se sa shpërdorimi që mund ti ketë bërë shteti grek një fondi që në fund të fundit i ka shërbyer interesit të tyre kombëtar.

Por ajo që të bie në sy në listën e emrave të publikuar që ashiqarazi duken fals, është mungesa e disa personazheve që në të vërtetë i kanë shërbyer shtetit grek kohë pas kohe, edhe duke marrë armën dhe duke dalë “malit”.

Një nga këto personazhe që çuditërisht nuk na qenka financuar nga shteti grek është Panajot Barka, një mbrojtës i thekët i kauzës panheleniste kur vjen puna për ca punë qoftë edhe parëndësi grekësh në Shqipëri.

Por a është paguar Panajot Barka nga Fondi Sekret i Ministrisë së Jashtme Greke për të destabilizuar Shqipërinë?

Kjo foto e tij në vitin 1997 me kallash në sup, në jugun e Shqipërisë ku u ul flamuri shqiptar dhe u ngrit flamuri grek, apo ku muret e Jugut u mbushën me mbishkrime në gjuhën greke në siglën “VorioEpir”, nuk ka se si ta shmangë dyshimin që Panajot Barka me qëndrimet e tij të herëpashershme në interes të shtetit grek është i paguar nga qeveria e këtij vendi për të destabilizuar Shqipërinë.

Dhe këtu nuk bëjmë fjalë për një personazh të dosidoshëm, por për një pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, i cili paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë për të punuar kundër interesave të vendit të tyre.

Fotoja me kallash në vitin 1997 është vetëm një evidencë e asaj se çfarë prezanton personazhi i Panajot Barkës.

Dhe këtu vlen të përmendim disa nga thagmat e tij në “dobi” të shtetit që e mban me rrogë të deklaruar, që në këtë rast është Shqipëria.

Në vitin 2016, Panajot Barka, në komunën e Pogonias në bashkëpunim me Federatën Epirotase i kërkoi shtetit grek që të hedh në gjyq Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare, sepse sipas tij Shqipëria i kishte vjedhur Greqisë Isopolifoninë.

Kësisoj Barka bënte thrrje që Greqia të punonte që UNESCO ti hiqte Ison Labe Shqipërisë si trashgimi botërore kulturore të mbrojtur.

Dhe këtë deklaratë e bënte në krah të Mitropolitit të Konicës Andreas, i njohur për deklratatat e tij antishqiptare.

Por Panajot Barka ka edhe një thagmë tjetër që nuk i është tharë ende boja.

Edhe pse han e pin me paratë e taksave të shqiptarëve, Barka me mbiemër shqiptar, nuk e lidh dot gjuhën kur vjen puna për të fshirë nga ekzistenca shqiptarët.

Janë tashmë të njohura deklaratat e tij se; “Shqipëria e Jugut nuk ka ekzistuar kurrë”.

Dhe këto nuk i ka thënë në një kafene, pijshëm pas gotës së dytë të uzos, por në faqen zyrtare të Universitetit Publik të Gjirokastrës, në një material filmik ku sipas tij “Zona e Epirit, Gjirokastra dhe jugu janë Greqi dhe Shqipëria nuk ka ekzistuar”.

Cili lob e ktheu si pedagog Panajot Barkën e shkarkuar nga detyra për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe a është i paguar ky personazh tipik antishqiptar nga Fondi Sekret Grek për të destabilizuar Shqipërinë, kjo është pjesë e një dyshimi të arsyeshëm që mund të merret si indicie nga Prokuroria, për të nisur hetimet ndaj tij dhe kujtdo që paguhet për të dëmtuar interesat e Shqipërisë.

Nëse Shqipëria do kërkojë të jetë një vend sovran i cili mbron interesat e saj, duhet të marrë edhe njëherë parasysh vlerësimin dhe radikalizimin e Kodit Penal kur flitet për “Tradhti Kombëtare”.

Ndryshe personazhe si Barka apo mbetjet panheleniste që hanë bukën e shqiptarëve por që proklamojnë ndarjen dhe destabilitetin e Shqipërisë, do të jenë gangrena e këtij vendi.

Dhe për ta shpëtuar njeherë e mirë këtë vend nga kjo gangrenë, duhet shkurtuar gjymtyra e kalbur, qoftë edhe me kosto në marrëdhëniet që duken jo fort fair play midis Greqisë dhe Shqipërisë.

 

Etiketa: Fondi Sekretfoto 1997greqiapanajot barka


Ju sugjerojmë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Shtyhet seanca për dosjen Metamorfoza, ja arsyeja

5 Qershor, 2025 4:15 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

5 Qershor, 2025 3:56 pm
Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
Aktualitet

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

5 Qershor, 2025 3:48 pm
Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
Aktualitet

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

5 Qershor, 2025 3:45 pm
KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
Aktualitet

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

5 Qershor, 2025 3:37 pm
Buxheti 2025/ Braçe i kthehet opozitës: Propozimi juaj për pensione sa Mali i Zi është si të kalosh ylberin
Aktualitet

Braçe-deputetëve të PD: Zgjedhje të vjedhura janë ato të ’96! PS kishte 9 deputetë

5 Qershor, 2025 3:07 pm
Para
U aludua se janë ndarë, Khloe dhe Tristan shkëmbejnë komente në Instagram

U aludua se janë ndarë, Khloe dhe Tristan shkëmbejnë komente në Instagram

“Blackout” në Shkodër, qyteti dhe të gjitha institucionet pa energji

“Blackout” në Shkodër, qyteti dhe të gjitha institucionet pa energji

Ja disa këshilla praktike si të silleni me vjehrrat kritikuese

Ja disa këshilla praktike si të silleni me vjehrrat kritikuese
















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com