Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A është i dëmshëm rrezatimi në trupin tonë?

2016/05/25 at 3:13 PM
në -Shëndeti
Kohë leximi: 3 min
A A
A është i dëmshëm rrezatimi në trupin tonë?

Rrezatimi gjatë procedurave diagnostikuese radiologjike


Dr. Iris Allajbeu

Shefe e Imazherisë së Avancuar

Spitali Amerikan

 Siguria dhe Risqet

Çfarë do të thotë ‘i sigurt’?

A do të thotë se:

  • nuk ka asnjë risk?
  • risku është shumë i vogël?
  • përfitimet janë më të mëdha sesa risku?

Shumë aktivitete mbartin njëfarë risku. Që ta konsiderosh diçka të sigurt, zakonisht do të thotë se ajo mbart një risk të vogël, por jo që nuk mbart asnjë lloj risku. Risku zero është pothuajse i pamundur. Një veprim apo produkt konsiderohet i sigurt, për sa kohë risku që e shoqëron atë është shumë i ulët. Kjo vlen për rrezet X, për mjekimet dhe për çfarëdolloj medikamenti. Pavarësisht kësaj, janë vetëm pacientët që kanë nevojë për një diagnozë mjekësore ata që duhet t’u nënshtrohen ekzaminimeve imazherike.

A luan rol mosha në rrezikun e rrezatimit? Fëmijët dhe adoleshentët janë më të riskuar se të rriturit nga dozat e mëdha të rrezatimit. Dozat e nevojshme për përftimin e imazheve tek fëmijët janë shumë më të ulta sesa të rriturve. Për rrjedhojë, rreziku që shoqëron një ekzaminim mjekë- sor diagnostikues për një fëmijë nuk duhet të jetë më i madh, sesa ai për një të rritur. Me kalimin e moshës, ekspozimi ndaj rrezatimit bëhet gjithnjë e më pak shqetësues. Imazheria mjekësore mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme në çdo moshë për të ndihmuar në diagnostikimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjesh. Nëse një person përfshihet në një aksident të rëndë me makinë, një skanim TK mund të jetë një mënyrë e shpejtë dhe pa dhimbje për të zbuluar traumat e brendshme që nuk janë të dukshme.

A ndikon gjinia te rreziku i rrezatimit?

Po ndikon. Për shembull, gjinjtë e femrave janë më të ndjeshëm ndaj rrezatimit jonizues, sesa gjinjtë e meshkujve. Megjithëse edhe meshkujt mund të zhvillojnë kancer të gjirit, kjo gjë është jashtëzakonisht e rrallë. Rreziku i kancerit të gjirit tek meshkujt për shkak të rrezatimit është i papërfillshëm. Gjithashtu femrat kanë më shumë rrezik për zhvillimin e kancerit të tiroides sesa meshkujt.

Sa është sasia e dozës që merrni nga procedurat imazherike të ndryshme?

Të gjitha procedurat imazherike nuk janë njësoj. Disa procedura si ajo me ultratinguj dhe Rezonanca Magnetike nuk përdorin rreze x ose rrezatim nuklear. Procedurat që përdorin rreze x (si radiografia ose skaneri) ose materialet radioaktive (mjekësia nukleare) ndryshojnë shumë përsa i takon dozave. Doza e rrezatimit mund të krahasohet me nivele nga rrezatimet natyrore ekzistuese në mjedis, ose mund të jepet një vlerësim cilësor i rrezikut. Gjithnjë jemi të ekspozuar ndaj rrezatimit në ambient. Ai vjen nga ajri, qielli, toka dhe nga ushqimi që hamë. Është e natyrshme për mjedisin tonë.

Deri në sa skanime mund të kryejmë?

Nuk ka asnjë kufi të rekomandueshëm sesa ekzaminime mund të bësh, për sa kohë ato janë të rëndësishme për diagnozën dhe trajtimin. Rrallë nevojitet kujdes mjekësor i mëvonshëm për ekspozimet ndaj rrezatimit në ekzaminimet diagnostikuese. Efektet nga rrezatimi që mund të merren konsideratë janë shumë të ulëta dhe përjashtimet janë të pazakonta.

Kujdes: Ruani të gjitha ekzamnimet tuaja radiologjike!

A mundet të shkaktojnë probleme të riprodhimit në të ardhmen procedurat imazherike diagnostikuese?

Doza e ekzaminimeve radiologjike të zakonshme është aq e vogël, saqë nuk mund të shkaktojë probleme të infertilitetit të përhershëm ose anomali gjenetike të zbulueshme tek fëmijët e ardhshëm.

Sa i madh është rreziku nga imazheria mjekësore për brezat e ardhshëm?

E dimë se dozat shumë të larta të rrezatimit mund të dëmtojnë ose vrasin vezët ose spermën. Megjithatë, ekzaminimet radiologjike (p.sh. radiografia ose skaneri) përdor vetëm doza rrezatimi të vogla, shumë më të vogla sesa dozat që mund të japin efekte shkatërruese për vezët ose spermën.

Shtatzënia dhe rrezet X.

Risku aktual varet nga mosha e shtatzënisë dhe nga lloji i ekzaminimit. Për shembull, ekzaminimet me ultratinguj nuk përdorin rrezet X dhe nuk kanë demonstruar asnjëherë ndonjë risk potencial për shtatzëninë. Ekzaminimet me rreze X të kokës, krahëve, këmbëve dhe kraharorit nuk e ekspozojnë zakonisht fëmijën direkt ndaj rrezeve X dhe në përgjithësi teknologu që bën rrezet X merr masa të posaçme për të garantuar mosekspozimin direkt të pacientes shtatzënë dhe fëmijës.



Ju sugjerojmë

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës
-Shëndeti

Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

3 Qershor, 2025 4:12 pm
Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh
-Shëndeti

Mrekulli shkencore në Itali/ Pacienti sfidon paralizën, ecën pas 4 vitesh

30 Maj, 2025 11:58 am
Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”
-Shëndeti

Rikthehet “sëmundja e shekullit të shkuar”! Mjeku: Vjen nga “turizmi seksual”

29 Maj, 2025 2:59 pm
40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension
-Shëndeti

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension

26 Maj, 2025 8:19 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës
-Shëndeti

Si të dalloni arrestin kardiak nga ataku i zemrës

23 Maj, 2025 8:59 pm
“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma
-Shëndeti

“Faktor ndikues, stili i jetesës” / Mjekët: 5% e fëmijëve të prekur nga astma

6 Maj, 2025 3:50 pm
Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt
-Shëndeti

Fryrja e organizmit nga grumbullimi i lëngjeve, si të humbisni peshën e tepërt

26 Prill, 2025 8:10 pm
“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat
-Shëndeti

“Reumatizma shkon deri tek organet”, mjekja tregon simptomat

23 Prill, 2025 2:19 pm
Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
-Shëndeti

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

21 Prill, 2025 8:21 am
Para
Facebook me teknologji të re për të verbrit

Kujdes nga maniakët në Facebook. Ja si e përndoqi 51 vjeçari një të ri

Video/ Kjo është dalja e parë publike e Florianit të vogël

Video/ Kjo është dalja e parë publike e Florianit të vogël

Foto/Frikë në Firenze, toka përpin dhjetëra makina

Foto/Frikë në Firenze, toka përpin dhjetëra makina

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri

Eksperti rendit rrugët më të rrezikshme në Shqipëri
18 Qershor, 2025

Sinjalistika e qarkullimit rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të madh si pasojë e numrit të lartë të...

Lexo më shumë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com