Ylli Manjani u krikua pasi dje u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë gjyqtarët vetëm në prokurori. Ai sot ka sqaruar duke u shprehur: “Kur unë thashë se duhet hetuar nuk përjashtova policinë dhe askënd tjetër që kryen detyrat. Them të mos humbasin kohë të denoncojnë nëpër media e zyra kot .. nuk ka çështje mosmarrëveshje mes policisë dhe prokurorisë. “Prokuroria heton, policia arreston. Ky është ligji”, ka thënë Manjani.
I pyetur nëse ka ndonjë ftohje mes koalicionit PS LSI përgjigjja e Manjanit ishte: “Pse kaq shpejt u ftohka koalicioni?”, u përgjigj ai.