Duke dashur te ruajmë konfidencialitetin por edhe të jemi transparentë në të njëjtën kohë, herë pas here publikojme mesazhe apo shqetësime që ngrihen nga qytetarë të ndryshëm të cilët na shkruajnë në faqen tonë zyrtare në ne Facebook OPINION TV KLAN.
Këtë herë bëhet fjalë për një pallat i cili po ndërtohet në Vlorë dhe pretendohet se nuk është brenda rregullave ligjore. Së pari shqetësimi është se ai është ndërtuar mbi kanalin e ujrave të zeza të qytetit dhe ndodhet në fillimin e “Lungo Mare”-s.
Leja për ndërtimin e këtij pallati rezulton të jetë e pezulluar por informacionet janë se aty punimet vijojnë ende. Po sipas të dhënave ndërtuesja është e motra e një ish deputeteje me mjaft influencë në qytetin e Vlorës. Pritet një reagim nga strukturat përgjegjese për ndërtimin në fjalë