Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A është Arta Marku nën presionin e maxhorancës për të lëvizur prokurorët e rretheve?

2017/12/25 at 11:19 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Fotogaleri/Momentet më kritike të ngjarjeve sot, nga shtyrja e Berishës në foltore tek betimi mes tymit i Arta Markut

Kryeprokurorja e përkoshme, Arta Marku ende nuk ka firmosur për titullarët e rinj të prokurorive lokale. Gjë e cila, ka detyruar disa zyrtarë socialistë që të gjejnë mënyrat për t’a nxitur atë që të avancojë me ndryshimet e prokurorëve.

Në inboxin e disa gazetarëve, të dielën, qarkulloi një listë ndryshimesh në drejtimin e prokurorive kryesore të vendit, por që shumë prej tyre nuk mundën t’a publikonin si lajm, pasi u mungonte konfirmimi.

Kryeprokurorja e re duket se është në situatë të vështirë për të menaxhuar si duhet politikën e kuadrit në institucion.

Me shumë gjasa, Marku duket se do të jetë nën presionin e partisë që e votoi për të realizuar ndryshimet në staf.

Por nga ana tjetër, nëse do të plotësojë dëshirat e socialistëve, kryeprokurorja do të duhet të llogarisë mirë parashikimet ligjore.

Në paketën ligjore të Reformës në Drejtësi, Prokurori i Përgjithshëm, edhe ai i përkohshmi, ka kompetenca të limituara, krahasuar me paraardhësit e tyre.

Në nenin 160, pika 2 e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve…” janë përcaktuar kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në këtë nen nuk është parashikuar e drejta e Prokurorit të Përgjithshëm për të lëvizur stafin drejtues në prokuroritë lokale.

Kryeprokurori mund të ndërhyjë në plotësimin e vendeve vetëm atëherë kur mbeten vakante. Pra, duke e lexuar ligjin drejt, kryeprokurorja duhet të firmosë komandimet e drejtuesve të prokurorisë vetëm në ato raste kur drejtuesit aktualë largohen me dorëheqje ose kur ndaj tyre vendoset masë sigurimi për hetime penale.

Kjo tregon, nëse lëvizjet bëhen pa u diktuar nga nevoja e vendit vakant, drejtuesit mund të bëjnë kallëzim për shpërdorim detyre të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Ndërkohë, shumë më e vështirë është lëvizja e drejtuesve të prokurorisë që janë të emëruar. Duke lexuar dispozitat ligjore, duket se Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka asnjë kompetencë mbi prokuroritë lokale.

Ai ishte e tëpërt protesta e opozitës për emërimin e kryeprokurores? 

Jo. Kryeprokurori i përkohshëm ka disa kompetenca; të cilat ndikojnë drejtëpërdrejtë në karrierën e prokurorëve.

Mundësia ligjore ekziston që ajo të ushtrojë presion mbi prokurorët, sidomos atyre që kanë dosje të rëndësishme.

Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm ka në dorë vlerësimet vjetore të performancës së prokurorëve, si edhe vlerësimet në kuadër të ligjit të “Vettingut”.

Për rastin e dytë, situata është e qartë. Nëse kryeprokurorja harton një raport negativ, atëherë prokurori ngel në Vetting dhe automatikisht del nga sistemi i drejtësisë. Pra, asnjë prokuror nuk do të donte të krijonte raporte negative me Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm.

Për rastet e vlerësimeve vjetore të performancës së prokurorëve, kryeprokurorja e përkohshme mund të ndikojë në karrierën e vartësve të saj.

Në bazë të ligjit, çdo prokuror që do të kandidojë për drejtues prokurorie kur të krijohet Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), duhet të ketë, ndër të tjera, vlerësimin “shumë mirë” për tre vitet e fundit. Ky vlerësim periodik realizohet në periudhën Janar-Shkurt të çdo viti.

Për vitin 2017, vlerësimet do të hartohen dhe nënshkruhen nga Arta Marku. Nëse ajo do të jetë subjektive në vlerësime, me anën e raporteve të hartuara nga zyra e saj mund të “djegë” karrierën e kandidatëve potencialë për drejtues prokurorie pasi të krijohet KLP-ja.

Etiketa: arta markulevizur prokuroretpresioni i maxhorances

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Goditet nga rrufeja, ndërron jetë 65-vjeçari në Ersekë
Aktualitet

Goditet nga rrufeja, ndërron jetë 65-vjeçari në Ersekë

4 Qershor, 2025 7:24 pm
Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike
Aktualitet

Sezoni turistik/ Likaj: Ja burimet e aksidenteve dhe akset rrugore problematike

4 Qershor, 2025 6:50 pm
Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka

4 Qershor, 2025 5:59 pm
Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë
Aktualitet

Motorrët e ujit, rritet siguria në Shëngjin e Velipojë

4 Qershor, 2025 5:28 pm
Para
Shakira dhe Pique të lumtur për festa në New York

Shakira dhe Pique të lumtur për festa në New York

Shqipëria vendi më i paarsimuar në rajon, 50% e fuqisë punëtore janë me 8-vjeçare

Shqipëria vendi më i paarsimuar në rajon, 50% e fuqisë punëtore janë me 8-vjeçare

Pukë/ Bora e ngrica “bllokojnë” ambulancën, i sëmuri transportohet me zjarrfikëse

Tirana do të zbardhet nga dëbora, ja parashikimi i metereologëve

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com