Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A e zbulon Inteligjenca Artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

2025/02/21 at 9:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A e zbulon Inteligjenca Artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji më shpesh në rastet kur përdorin inteligjencën artificiale për të ndihmuar në leximin e rezultateve të mamogramit. Inteligjenca Artificiale po ndihmon në zbulimit të kancerit të gjirit, duke e rritur shkallën e zbulimit në mbi 17%.


Kur mjekët përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar mamogramet e mbi 460,000 grave në Gjermani, ata arritën të zbulojnë një rast më shumë kanceri për çdo një mijë gra, krahasuar me rastet kur analizoheshin vetëm nga mjekët, sipas hulumtuesve. Studimi i publikuar në revistën ‘Nature Medicine” është studimi më i madh i realizuar ndonjëherë, me të dhëna konkrete të pacientëve për ndikimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në zbulimin e kancerit të gjirit.

Mjeku Alexander Katalinic ishte autori kryesor i studimit.

“Shkalla e zbulimit të kancerit të gjirit është më e mirë dhe kjo është një provë shumë e fuqishme. Dhe bazuar në këto prova, ne duhet të fillojmë të përdorim më shumë inteligjencën artificiale në kontrollet për kancerin e gjirit dhe në fund ky duhet të jetë standardi”, thotë ai.

A do të thotë kjo shkallë zbulimi e përmirësuar në gati 18% se Inteligjenca Artificiale është më e avancuar se mjekët në zbulimin e kancerit të gjirit?

“Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë leximin e rezultateve nga mjekët deri në një masë. Por çështja është sa larg duam të shkojmë me këtë zhvillim? Kjo nuk është thjesht çështje shkence, por edhe pyetje për shoqërinë. Sa i beson shoqëria inteligjencës artificiale?”, thotë Dr. Katalinic.

Inteligjenca artificiale gjithashtu ndihmoi në uljen e rezultateve të pasakta. Inteligjenca artificiale megjithatë nuk arriti t’i zbulojë dot disa raste kanceri. Por sipas rezultateve të studimit, dështimi i mjekëve për të zbuluar kancerin e gjirit ishte 10 herë më i lartë se inteligjenca artificiale.

Stefan Bunk është bashkëthemeluesi i kompanisë teknologjike për kujdesin shëndetësor “Vara”, me seli në Berlin, që zhvilloi inteligjencën artificiale e cila u përdor në këtë studim.

“Inteligjenca artificiale, përndryshe nga njerëzit, nuk lodhet, apo jo? Dua të them që inteligjenca artificiale punon në të njëjtën formë si në orën 2 të mëngjesit ashtu edhe në mesditë. Prandaj, është gjithsesi një avantazh dhe është gjithashtu edhe një prej arsyeve pse mendoj se ajo arrin të zbulojë rastet e kancerit që mjekët nuk i zbulojnë”, thotë bashkëthemeluesi i kompanisë “Vara”, Stefan Bunk.

Ka shqetësime se përdorimi i inteligjencës artificiale në zbulimin e kancerit mund të sjellë si pasojë zvogëlimin e radiologëve të specializuar.

“Rastet e ndërlikuara, kur duhet të merren parasysh disa këndvështrime, atëherë ku duhet të flasësh me pacientin janë rastet kur nevojitet ekspertiza dhe kur nevojitet radiologu, prandaj ata duhet të vazhdojnë të trajnohen”, thotë ai.

Por ka një anë pozitive sa i përket inteligjencës artificiale.

“Inteligjenca artificiale është një mundësi dhe një faktor që duhet të na bëjë më entuziastë për fushën tonë. Radiologët e specializuar do të kenë hapësirën, kohën dhe përqendrimin për t’u fokusuar në raste më të ndërlikuara”, thotë Dr. Wei Tang nga Universiteti i Teksasit.

Profesoresha e radiologjisë, Wei Tang nuk ishte e përfshirë në studim, por ajo shprehet optimiste.

“Të dhënat janë shumë bindëse. Shkalla e rritur e zbulimit të rasteve të kancerit, zvogëlimi i rezultateve të pasakta dhe ndikimi i mundshëm që këto gjetje të kenë  tek mjekët dhe niveli i lodhjes së tyre, janë në përgjithësi shumë, shumë pozitive”, thotë ajo. Tani për tani, bashkëpunimi ndërmjet radiologut dhe inteligjencës artificiale mund të jetë mënyra më e mirë për të kombinuar anët e forta të të dyjave.

“Kombinimi i mjekëve me inteligjencën artificiale është shumë më i mirë se sa vetëm mendimi i mjekut”, thotë Dr. Katalinic. Një gjë e tillë mund të çojë drejt rezultateve më të mira për gratë.



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin

5 Qershor, 2025 11:50 am
Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!
Aktualitet

Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!

5 Qershor, 2025 11:40 am
Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave

5 Qershor, 2025 11:38 am
Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!
Aktualitet

Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!

5 Qershor, 2025 11:27 am
Balla ironizon ish-aleatin e Berishës: Të na japë formulën që të fitojmë me Serbinë
Aktualitet

Balla ironizon ish-aleatin e Berishës: Të na japë formulën që të fitojmë me Serbinë

5 Qershor, 2025 11:21 am
Gogu:Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin, se nuk e qeverisin dot
Aktualitet

Gogu:Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin, se nuk e qeverisin dot

5 Qershor, 2025 11:10 am
Korrupsion dhe kontrabandë në Morinë, SPAK dërgon për gjykim 34 persona
Aktualitet

Nuk u formua trupa gjykuese, shtyhet seanca për “5D”-në

5 Qershor, 2025 11:09 am
GPS në votat e Londrës?! Balla-Nokës: Nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK
Aktualitet

GPS në votat e Londrës?! Balla-Nokës: Nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK

5 Qershor, 2025 10:58 am
Noka në Kuvend: 28 deputetë u zgjodhën nga kartelet dhe krimi i organizuar
Aktualitet

Noka në Kuvend: 28 deputetë u zgjodhën nga kartelet dhe krimi i organizuar

5 Qershor, 2025 10:50 am
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Aktualitet

Çmime të larta në Instagram për biletat “Shqipëri-Serbi”,3 në pranga e 2 në procedim

5 Qershor, 2025 10:45 am
Para
“Në dhomë me 2 vajza…”, detaje tronditëse për vdekjen e Liam Payne

“Në dhomë me 2 vajza…”, detaje tronditëse për vdekjen e Liam Payne

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 22 shkurt 2025

Përkeqësim i motit, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Temperatura deri në -5 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin

Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin
5 Qershor, 2025

Tifozat Kuq e Zi nuk do të jenë në stadium për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila do të mbahet...

Lexo më shumë

Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!

Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!
5 Qershor, 2025

Ministri Taulant Balla i kërkoi demokratëve që ta mbyllin në shtëpi Sali Berishën, pasi sipas tij turpëroi shtëpinë dhe vendin...

Lexo më shumë

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave
5 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash të posaçëm për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas...

Lexo më shumë

Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!

Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!
5 Qershor, 2025

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në Parlament,i cilësoi zgjedhjet e 11 majit asgjë tjetër veçse një farsë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com