Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A e shpalli “divorcin” Majlinda Bregu me qendrimin e PD-së?

2016/11/10 at 3:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A e shpalli “divorcin” Majlinda Bregu me qendrimin e PD-së?

Majlinda Bregu, e vënë këto ditë në qendër të vemendjes pas debatit që pati në Bruksel me kolegun e saj Aldo Bumçi, ka patur disa gjëra për të sqaruar sot në sallën e Parlamentit.


Me mënyrën dhe fjalorin si të një eurodeputeteje, ajo u përpoq të gjente fajtorët e mosintegrimit të Shqipërisë tek e gjithë klasa politike shqiptare.

E nisi me qëndrimin e dikurshëm të Edi Ramës në opozitë duke mos kursyer dhe fjalitë pa emërtim të saktë edhe për kryetarin aktual të opozitës. Dhe ndoshta ka patur të drejtë në të gjithë analizën e saj, përveç faktit që zonja Bregu ka qenë dhe është pjesë aktive jo vetëm e politikës shqiptare, por në veçanti e proçesit të integrimit.

“Askush nuk bëhet hero në këtë vend, pse ka shërbyer për këtë proces. Përkundrazi rrezikon të bëhet armik nëse prish apo bllokon atë. Ka politikanë kolegë në këtë sallë dhe jashtë saj, që kanë hyrë në politikë për shkak të militantizmit konseguent partiak. Ka të tjerë që kanë hyrë për shkak se janë biznesemenë apo artistë. Ka të tjerë që i ka seleksionuar debati politik dhe i ka bërë të pëlqyer nga populli si oratorë. Ka nacionaliste dhe përfaqësues pakicash që duan të perfaqësohen me të drejtë. Të gjithë janë në politikë për një arsye. Unë jam në politikë dhe kam zgjedhur Partine Demokratike për kete bindje: e dua Shqipërine si gjithë Europa”. Me këto fjali zonja Bregu ka justifikuar edhe votën e saj kundër qëndrimit të grupit të deputetëve demokratë që ishin me të në Bruksel.

Dhe kjo është padyshim një e drejtë e saj për të votuar dhe mbajtur qëndrim të ndryshëm nga grupi edhe pse në fakt ajo e njeh mirë funksionimin e partive dhe thyerjen e qëndrimit të vendosur nga lidershipi. Kjo e drejtë i ka dhënë sot zë edhe qëndrimit të saj kundër qendrimit zyrtar të PD kur nga foltorja deklaroi se: “As do të jem ndonjë ditë kundër vetes dhe për asnjë arsye apo çmim, mbi të nuk do të shkelja. Dhe kjo e ka nje çmim. Cmimin e respektit ndaj vetes” .

Majlinda Bregu nuk ka treguar se çfarë çmimi i është ofruar për këtë, por la të kuptohet se nuk pajtohet me PD dhe qëndrimin e saj të fundit: “Kundershtari nuk luftohet duke u bërë si ai. Unë nuk do t’ia falja vetes sot, të veproja si Edi Rama dje! Nuk ka asgje më të rëndësishme, më jetike, më garantuese, më shpresëndërtuese, më standart vendosëse, për shqiptarët se sa mos ndërprerja e rrugëtimit të tyre Europian”.

Kështu ish-ministrja e Integrimit ka shpallur publikisht “divorcin” e saj me qëndrimin e partisë që e ka zgjedhur deputete. Dhe për këtë në fakt ndoshta mjaftonte dhe “sherri” që ajo pati me deputetin tjetër Aldo Bumçi.

Deputetja e PD duket se ka bërë zgjedhjen e saj mes partisë dhe integrimit duke zgjedhur specialitetin e saj, atë për të cilën dhe u zgjodh nga ish kryeministri Sali Berisha si ministre, pikërisht integrimin e Shqipërisë. “Nëse ndonjë fanatik intrigash dhe hargalisës fjalësh, e quan qëndrimin tim të pandryshuar për ecjen para të këtij procesi si shkelje të parimeve të demokratit të denjë apo partikut ushtar, nje blasfemi, nuk kam ç’i them, vetëm durim: të gjitha të vërtetat e mëdha nisin si blasfemi”.

Por më shumë se durimi është koha ajo që nxjerr të vërtetat në pah. E duke patur parasysh një vend të vogël e me politikë kryesisht thashethemesh apo telefonatash, ndoshta do të duhet më pak kohë se zakonisht për të parë nëse zgjedhja e zonjës Bregu ishte e duhura apo jo. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet
Aktualitet

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet

2 Qershor, 2025 8:41 am
Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova
Aktualitet

Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova

2 Qershor, 2025 8:36 am
Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave
Bota

Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave

2 Qershor, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:22 am
Parashikimi i horoskopit, 30 mars 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 qershor 2025

2 Qershor, 2025 8:16 am
Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
Politikë

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

1 Qershor, 2025 11:02 pm
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
Bota

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

1 Qershor, 2025 10:25 pm
Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Para
Video/ Djalin e Donald Trump gati sa s’e zë gjumi në fjalimin e parë të të atit si President i SHBA

Video/ Djalin e Donald Trump gati sa s’e zë gjumi në fjalimin e parë të të atit si President i SHBA

Kompania amerikane Lear Corporation që do investonte në Shqipëri, ikën në Maqedoni

Kompania amerikane Lear Corporation që do investonte në Shqipëri, ikën në Maqedoni

Tendencat më të fundit të flokëve që duhet t’i merrni parasysh për këtë dimër

Tendencat më të fundit të flokëve që duhet t’i merrni parasysh për këtë dimër
















TE FUNDIT

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet

Zbatimi i marrëveshjes Shqipëri-Itali për pensionet
2 Qershor, 2025

Që prej ditës së djeshme, 1 qershor, ka nisur zbatimi i marrëveshjes në praktikë për pensionet me Italinë. Lajmin e...

Lexo më shumë

Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova

Turizmi në vend/ Italianët nuk i ndahen Shqipërisë, u rritën me 7.1%, “bie” Kosova
2 Qershor, 2025

Shqipëria turistike duket se po mban mbërthyer pas vetes italianët që mbeten grupi me rritjen më të qëndrueshme teksa në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave

Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave
2 Qershor, 2025

Në zgjedhjet presidenciale të Polonisë, Karol Nawrocki ka dalë fitues me 50.89% të votave, duke mposhtur ngushtë kryetarin liberal të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 2 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
2 Qershor, 2025

Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24- orëshin, ku më të theksuara...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com