Bota

A e porositi Kim Jong-un vrasjen e vëllait të tij?


               Publikuar në : 11:40 - 22/02/17 |
root

Malajzia ka kërkuar ndihmën e Koresë së Veriut në kërkim të një zyrtari të lartë të Ambasadës, i cili është shpallur në kërkimin për vrasjen e Kim Jong-nam.

Vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, u vra javën e kaluar në aeroportin e Kuala Lumpur.

Duke folur në një konferencë shtypi të mërkurën, shefi i policisë malajziane, Khalid Abu Bakar, deklaroi se ishte në kërkim të tre shtetasve koreano-veriorë, përveç të dyshuarve të shpallur më parë.

Malaysia's Royal Police Chief Khalid Abu Bakar (C) speaks next to a screen showing North Korean Hyon Kwang Song during a news conference regarding the apparent assassination of Kim Jong Nam, the half-brother of the North Korean leader, at the Malaysian police headquarters in Kuala Lumpur, Malaysia, February 22, 2017. REUTERS/Athit Perawongmetha     TPX IMAGES OF THE DAY

Një prej tyre është Hyon Kwang Song, sekretari i dytë i Ambasadës së Koresë së Veriut në Kuala Lumpur, i shpallur si i dyshuari kryesor.

Policia konfirmoi edhe detajet e vrasjes, duke thënë se dy gra iu afruan dhe i zynë fytyrën me një leckë të helmuar, shkruan”BBC”.

Ekziston dyshimi i përhapur se Koreja e Veriut ishte pas sulmit dhe se urdhri për vrasjen e tij ka ardhur nga vetë i vëllai, Kim Jong-un.

Pas