Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A e përdori politikisht, Arben Ahmetaj paralajmërimin e Bankës Botërore?

2020/06/01 at 7:17 PM
në Politikë, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
A e përdori politikisht, Arben Ahmetaj paralajmërimin e Bankës Botërore?

Ministri i Rindërtimit njëherësh koordinatori për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahmetaj, në një konferencë për shtyp ka komentuar vlerësimin e Bankës Botërore për ndikimin që COVID-19 ka shkaktuar në ekonomi.


Raporti parashikon për Shqipërinë dy skenarë lidhur me shkallën e varfërisë. Ai parashikon se kriza e nxitur nga koronavirusi mund të rrisë varfërinë me 4% në rastin më të mirë dhe 8% në rastin më të keq. Pra varfëria mund të luhatet nga 40% deri në 44% të popullsisë.

Sipas ministrit Ahmetaj “ky raport nuk është një raport i situatës tradicionale ekonomie dhe i ecurisë tradicionale të Ballkanit Perëndimor apo të Shqipërisë për sa na intereson ne por është vetëm një fotografim i dëmeve të mundshme momentale nga Covid-19”.

Gjatë fjalës së tij ai tha se para krizës së COVID-19, Shqipëria ka regjistruar rënie rekord të nivelit të papunësisë në Ballkanin Perëndimor dhe ka regjistruar rritje të pagës mesatare mbi mesataren e rajonit.

Teksa iu referua parashikimit të Bankës Botërore, Ahmetaj tha se qeveria po bëhet gati për një plan ringritjeje por nuk la pa përmendur faktin se në skenarin më të mirë, Banka Botërore, Shqipëria mund të kthehet në nivelin e varfërisë së vitit 2012.

“Çfarë thotë konkretisht Banka Botërore? Sipas simulimeve të kryera për këtë shënim, vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pikë përqindje mund të rritet duke shkuar deri në rreth 40% në skenarin e parë. Skenari i dytë që mund të ishte më i keq, mund të shkonte tek 44% dhe ajo që paralajmëron Banka Botërore i referohet vitit 2012 pra sipas skenarit të parë thotë Banka Botërore, varfëria do të mund të arrinte në nivelin e vitit 2012 ku është lugina më e thellë e varfërisë dhe dua ti kujtoj qytetarët pavarësisht vështirësisë që ndodhemi që diferenca midis 2012 dhe ditës së sotme është, atëherë nuk kishte krizë, atëherë kishte keq menaxhim, të një qeverie të atëhershme që e zhyti vendin në varfërinë më të madhe historike që pas ’96 –’97 që sërish pronësinë e kanë vetë.”- deklaroi Ahmetaj.

Citimi që ministri Ahmetaj i bën raportit të Bankës Botërore është i pjesshëm. Raporti në fjalë vërtetë thotë se në skenarin më të mirë (40% e popullsisë të varfër) Shqipëria mund të kthehet në nivelet e varfërisë së vitit 2012 por në skenarin më të keq (44% e popullsisë të varfër) ajo thotë se vendi do të kthehet në nivelet e vitit 2005.

“Sipas simulimeve të kryera për këtë shënim vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pp, duke shkuar në rreth 40 për qind në skenarin e parë dhe 44 përqind në skenarin e dytë. Kështu pra, sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më pesimist, ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005.

Meqenëse shumica e njerëzve që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër, dhe simulimi nuk supozon ulje të të ardhurave në bujqësi, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëzve në qytete të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre.”- shkruan Banka Botërore.

Ahmetaj deklaroi se në 2012 nuk kishte krizë por kishte keq menaxhim nga ana e qeverisë. Në fakt në atë kohë Shqipëria sapo kishte përjetuar efektet e krizës globale të vitit 2008 të cilat në vendin tonë filluan të ndiheshin me vonesë. Në vitin 2005, nuk kishte krizë ekonomike dhe Shqipëria kishte 8 vite që kishte kaluar trazirat e vitit 97’. Gjatë këtyre viteve qeveria në Shqipëri ishte drejtuar nga Partia Socialiste. Përse ministri Ahmetaj zgjodhi të përdorte politikisht në këtë rast raportin duke e cituar atë pjesërisht në një kohë kur 40-44% e shqiptarëve rrezikojnë të zbresin në varfëri?

Një tjetër faktor që ngelet pa përgjigje në raportin e Bankës Botërore është niveli i varfërisë në Shqipëri krahasuar me rajonin.

Grafiku i mëposhtëm tregon se Shqipëria edhe në nivelin bazë edhe sipas skenareve të BB, ka një përqindje popullsie të varfër shumë herë më të lartë se vendet e rajonit.

 

Edhe në skenarët më të këqija për Ballkanin Perëndimor, përqindja e popullsisë që jeton në varfëri nuk i afrohet 30% ndërsa në Shqipëri si niveli bazë por edhe skenarët e rënies janë mbi 30%. Si kemi arritur në këtë situatë në një kohë që ministri Ahmetaj raporton se kemi ulje rekord niveli papunësie dhe rritje të pagave minimale?

Nga ana tjetër sa i takon situatës shëndetësore Covid, Shqipëria paraqitet më mirë në krahasim me rajonin referuar shifrave zyrtare me 1143 raste dhe 33 viktima.

A ka ardhur suksesi në situatën Covid-19 në kurriz të situatës ekonomike? Nëse po, a justifikohet kjo duke rrezikuar që afërsisht gjysma e popullsisë të jetojë me 5.5 dollarë në ditë, pra të varfër sipas standardeve të Bankës Botërore?/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin
Kronikë

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin

7 Qershor, 2026 2:24 pm
Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban
Bota

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

7 Qershor, 2026 2:02 pm
Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Bota

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

7 Qershor, 2026 1:36 pm
Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë
Aktualitet

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë

7 Qershor, 2026 1:34 pm
“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës
Aktualitet

“Zvërneci”, shqiptarët në Britani në ditën e dytë të protestës

7 Qershor, 2026 1:31 pm
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë euro mbështetje
Kryesore

Protesta, Rama: Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit

7 Qershor, 2026 1:27 pm
Zvërneci, Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës
Kryesore

Protestat/ Rama sjell shembullin e Francës: Dy llafe si fillim për revolucionarët…

7 Qershor, 2026 1:25 pm
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët
Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, kritika Europës: Jeni pushtuar nga emigrantët

7 Qershor, 2026 12:32 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

PD: Gati paketa me ligjet për integrimin europian dhe 4 kërkesat e protestuesve

7 Qershor, 2026 12:13 pm
Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike
Rajoni

Vjosa Osmani voton, mesazh qytetarëve: Shfrytëzojeni të drejtën demokratike

7 Qershor, 2026 11:44 am
Para
Zyra e Kurtit nuk e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Zyra e Kurtit nuk e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

“Duhet t’i dominoni”, Trump kërkon qasje më të ashpër ndaj protestave

"Duhet t’i dominoni", Trump kërkon qasje më të ashpër ndaj protestave

Covid-19/Spanja merr lajmin më të mirë në 3 muaj,asnjë viktimë në 24 orë

Covid-19/Spanja merr lajmin më të mirë në 3 muaj,asnjë viktimë në 24 orë
















TE FUNDIT

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin

Vrau policin dhe plagosi një tjetër, jepet masa e sigurisë për Violand Braçellarin
7 Qershor, 2026

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Violand Braçellarin, i akuzuar për vrasjen e policit Enea Mekolli dhe plagosjen e...

Lexo më shumë

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban

Izraeli bombardon 150 pozicione të Hezbollahut në Liban
7 Qershor, 2026

Ushtria izraelite njoftoi sonte se kishte goditur “rreth 150” pozicione të Hezbollahut në 48 orë në Libanin jugor. Presidenti Joseph...

Lexo më shumë

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

Nikotina promovohet si ndihmë për trurin, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
7 Qershor, 2026

Një valë e re influencuesish të shëndetit, përfshirë Dave Asprey, po e promovojnë nikotinën si një substancë me përfitime të...

Lexo më shumë

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë

Protestë edhe në Lushnje, qytetarët: Ktheni dializën për 52 pacientët kronikë
7 Qershor, 2026

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në protestë para spitalit të Lushnjës, duke ngritur shqetësime për gjendjen e shërbimeve shëndetësore dhe kushtet në këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}