Pasi i dështoi fabula e prezantimit publik të projektit të stadiumit, Edi Rama ka shantazhuar të gjithë njerëzit që do merrnin pjesë në këtë shfaqe që përligjte ndërtimin e stadiumit me kullë.
Shumë gazetarë dhe njerëz publikë kanë të ruajtura mesazhet private të Ramës në celularët e tyre, për të mbrojtur projektin e arkitektit italian Casamonti. Por me njerëzit që ishin më të shantazhueshëm, ai ka përdorur edhe mjete të tjera.
Kështu, sipas burimeve nga shoqata e arkitektëve, ai ka shantazhuar kryetarin e shoqatës së arkitektëve, Maksi Mitrojorgji duke u nisur nga fakti se e bija e tij punon në Ministrinë e Kulturës, shkruan Syri.net.