Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A e ka origjinën nga laboratori COVID-19?

2023/03/04 at 9:54 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A e ka origjinën nga laboratori COVID-19?

Në SHBA vazhdojnë debate të shumta lidhur me origjinën e virusit Corona. Agjenci të ndryshme qeveritare arrijnë në përfundime të ndryshme lidhur me origjinën e virusit.

A ka ardhur virusi COVID-19 nga një laborator? Informacioni i ri i shërbimeve sekrete ka bërë që Departamenti Amerikan i Energjisë të arrijë në konstatimin se virusi COVID-19 është një gabim në një laborator në Kinë – edhe pse, siç shkruan “Wall Street Journal”, raporti është konsideruar si një raport me “besim të ulët” (low confidence).

Në këtë mënyrë një institucion tjetër amerikan, pas FBI-së, e konsideron të pranueshme teorinë se virusi COVID-19 “ka dalë” nga një laborator në Wuhan të Kinës, por kjo ende nuk pranohet nga shumica e institucioneve qeveritare.

Pekini iu përgjigj pretendimeve të FBI-së: Kina kundërshton çdo formë të manipulimit politik nën pretekstin e kërkimit të origjinës së virusit COVID-19, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning. “Përfshirja e shërbimeve sekrete në çështjet shkencore është në vetvete një politizim i çështjes.

Nuk ka konsensus për origjinën e virusit

Edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby, pranoi se nuk ka konsensus brenda qeverisë Biden për origjinën e virusit COVID-19. Presidenti ende beson se është e nevojshme të hetohet origjina e virusit, sepse kjo është mënyra e vetme për të luftuar me sukses kundër pandemive të ardhshme, theksoi Kirby.

Këshilltari kryesor për sigurinë i Biden, Jake Sullivan, foli në mënyrë të ngjashme fundjavën e kaluar. “Nëse marrim më shumë informacion të brendshëm, ne do ta ndajmë atë me Parlamentin dhe popullin amerikan,” tha ai. Por për momentin nuk ka një përgjigje të sigurt nga shërbimet sekrete në pyetjen rreth origjinës së virusit.

Shtohet presioni ndaj Kongresit

Nuk është rastësi që Sullivan po punon kaq shumë për të qetësuar Kongresin. Gjithnjë e më shumë anëtarë të Kongresit po bëjnë presion për të ndriçuar përfundimisht këtë çështje – dhe jo vetëm ata nga opozita.

“Është një raport shumë shqetësues,”thotë kongresmeni demokrat Ro Khanna. Se cili nga institucionet amerikane ka vërtet të drjetë mund të sqarohet me siguri vetëm nëse Kina do të siguronte transparencë më të madhe, tha Khana. Por, para kësaj, SHBA-ja do të duhej të pastronte para dyerve të veta: Biden duhet të sillte në të njëjtën tryezë të gjitha institucionet që punojnë në këtë çështje, të shkëmbejnë informacionet që kanë dhe të arrijnë në një përfundim të përbashkët, tha kongresmeni demokrat.

Burimet e opozitës

Për opozitën është e mirëpritur që institucione të ndryshme qeveritare shprehin qëndrime të ndryshme. Republikanët kanë kështu më shumë hapësirë për sulme ndaj presidentit Biden, por edhe ndaj rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter, të cilat dikur hiqnin postimet ku thuhej se virusi mund të ketë origjinën nga një laborator.

Demokrati Khan e quan atë censurë: “Ishte e gabuar mbyllja e gojës së atyre që folën për incidentin në laborator,” tha ai. Nëse edhe Departamenti amerikan i Energjisë e konsideron të mundshme këtë teori, atëherë edhe ajo duhet të trajtohet me seriozitet./ DW

Etiketa: covid-19laboratoriorigjina

Ju sugjerojmë

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Bota

Plani i paqes i SHBA parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

12 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor
Bota

Raporti i OKB: 226 civilë ukrainas të vrarë nga Rusia në nëntor

12 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare
Kronikë

Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare

12 Dhjetor, 2025 7:05 pm
Para
Tirana “braktiset” pas shtrenjtimit/ Të pasurit blejnë prona në Dubai, Mal të Zi, Greqi

Tirana "braktiset" pas shtrenjtimit/ Të pasurit blejnë prona në Dubai, Mal të Zi, Greqi

14 maji/ PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhje

14 maji/ PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhje

Kallashnikov dhe kapsolla detonatore në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Kallashnikov dhe kapsolla detonatore në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

TE FUNDIT

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
13 Dhjetor, 2025

Kreu i PD Sali Berisha në mbedhjen e kryesisë, pasi ka bërë të ditur mbajtjen e protestës së parë kombëtare...

Lexo më shumë

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
13 Dhjetor, 2025

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, kreu Sali Berisha ka kujtuar edhe një herë se e vetmja rrugë e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
13 Dhjetor, 2025

Dashi Mos u përpiq t’i përballosh të gjitha menjëherë. Mësimi i sotëm për ty është të jesh i duruar. Përballuni...

Lexo më shumë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
13 Dhjetor, 2025

Finalizohet faza e 11-të e operacionit policor të koduar “STORM” për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Kishin marrë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com