Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A e helmuan Xhevat Hanën?/ 5-vjet pas vdekjes së Prokurorit të dosjeve “të nxehta”

2017/01/05 at 5:46 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A e helmuan Xhevat Hanën?/ 5-vjet pas vdekjes së Prokurorit të dosjeve “të nxehta”

Prokurori, Xhevat Hana, duke folur gjate nje seance gjygjesore ne ngarkim te Arben Sefgjinit, i cili akuzohet per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Kjo seance u shty per shkak te mungeses se dy te pandehurve te tjere te kesaj ceshtjeje.

Ndarja nga jeta në 5 janar 2012 të Prokurorit të Krimeve të Rënda, Xhevat Hana u shoqërua me një pikëpyetje të madhe për shkak se familjarët e tij ngritën menjëherë dyshimin se vdekja e të afërmit të tyre mund të kishte ndodhur si pasojë e një helmimi të mundshëm dhe jo për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme siç është raportuar zyrtarisht.

Pikërisht në përvjetorin e 5-të të ndarjes së tij nga jeta, familjarët e Xhevat Hanës, në një prononcim ekskluziv për “BalkanWeb” kërkojnë nga shteti shqiptar të zbardhë të vërtetën e vdekjes së tij. “Lutemi të vihet drejtësia në vend. Pesë vite më parë u nda nga jeta padrejtësisht vëllai ynë Xhevat Hana, njeriu që gjithë jetën e vet ia përkushtoi drejtësisë dhe po për drejtësinë i morën jetën. Shpresojmë që një ditë drejtësia të vihet në vend”, – janë shprehur familjarët. Pikërisht lutja drejtuar shtetit për vënien në vend të drejtësisë dhe fakti që familja ende beson se Xhevat Hana është ndarë padrejtësisht nga jeta nënkupton se të afërmit e tij vijojnë të besojnë versionin se vdekja e Prokurorit të Krimeve të Rënda nuk mund të ketë ardhur si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme.

I pari që publikisht shprehu dyshimin se Xhevat Hana mund të ishte vrarë ishte djali tij, Rezarti, i cili në një prononcim për mediat vetëm 3 orë përpara vdekjes së babait, hodhi dyshimet e para të familjes, se mos babait i është injektuar sëmundja e rëndë nga faktorë të jashtëm për hir të procesit që po ndiqte, atë ndaj ish-funksionarëve të SHIK-ut, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro­maqedonas, Remzi Hoxha.

Por në një tjetër prononcim për mediat edhe daja i tij, Ahmet Çollaku, pretendoi rreth një vit më parë se “nipi im u helmua nga mafia shqiptare. Nipi im kishte në sirtare disa proçese gjyqësore që detyrimisht do të kërkonin përplasje me shumë qeveritarë shqiptarë, apo edhe më tej. Sigurisht ata do të bënin (dhe bënë), ç’është e mundur të mos e kishin përballë. Prandaj e helmuan… Nuk dihet me çfarë diagnoze vdiq nipi im! Demokracia shqiptare, mafia shqiptare, nuk të vret me plumb por me helm”, – do të shprehej ai.

Para se të transferohej nga Prokuroria e përgjithshme në fund të vitit 2007, i ndjeri Hana ishte përfaqësuesi i akuzës shqiptare për dosjen korruptive të rrugës Durrës-Kukës. Gjithashtu Hana ishte edhe prokurori i dosjes tjetër, atë të rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes pa gjurmë të Remzi Hoxhës, çështje që ka implikuar direkt Shërbimin sekret të viteve ‘90, të drejtuar nga Bashkim Gazidede. Madje ishte pikërishtë Hana që kërkoi ekstradimin e Ilir Kumbaros nga Anglia.

Xhevat Hana ishte një nga prokurorët më të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu. Gjatë vitit 2011 ai qëndroi i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, por familjarët u detyruan ta transportonin në Itali për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ku edhe ndërroi jetë në 5 janar 2012.

Burimi: BalkanWeb

Ju sugjerojmë

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar
Aktualitet

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar

16 Qershor, 2025 8:37 pm
Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës
Kronikë

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës

16 Qershor, 2025 8:20 pm
Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!
Politikë

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!

16 Qershor, 2025 8:00 pm
Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!
Kryesore

Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!

16 Qershor, 2025 7:43 pm
Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos
Sport

Tjetër medalje për Kosovën në Botërorin e Xhudos

16 Qershor, 2025 7:23 pm
Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!
Aktualitet

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!

16 Qershor, 2025 6:55 pm
Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
Bota

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

16 Qershor, 2025 6:40 pm
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16 Qershor, 2025 6:28 pm
Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
Bota

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

16 Qershor, 2025 6:22 pm
Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
Aktualitet

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

16 Qershor, 2025 6:16 pm
Para
Në prag të “dështimit” reforma Obamacare

Në prag të “dështimit” reforma Obamacare

Bashkëshortja e Dr.Florit e irrituar reagon për fotot e fshira

Bashkëshortja e Dr.Florit e irrituar reagon për fotot e fshira

Zuckerberg një nga katër njerëzit më të pasur në botë

Zuckerberg ‘konfirmon’ angazhimin në politikë

TE FUNDIT

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar

Eksperti: Irani do të godiste Shqipërinë me raketa, ja qyteti që ishte shënjestruar
16 Qershor, 2025

Shqipëria është pozicionuar krah Izraelit në luftën ndaj Iranit, për arsye historike të ditura, por edhe për shkak se vendi...

Lexo më shumë

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës

Humb jetën një turiste te Shkëmbi i Kavajës
16 Qershor, 2025

Mbytet një turist në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur ndërsa ishte duke u larë në det. Turistja...

Lexo më shumë

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!

Samiti i SEECP-së në Tiranë, Presidentja e RMV: Do ndërtojmë një rajon konkurrues!
16 Qershor, 2025

Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët me Presidentin e...

Lexo më shumë

Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!

Begaj pas Samitit të SEECP: Irani të ndalojë programet bërthamore dhe balistike!
16 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqiërisë, Bajram Begaj ka mbajtur një deklaratë të përbashkët përmbyllëse për shtyp me homologët e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com