Aurela Gaçe ose “uragani” i skenës shqiptare siç e quajnë këngëtaren nga Vlora, është një nga artistet më të talentuara të muzikës. Gaçe numëron një sërë hitesh të cilat kanë mbetur në memorien tonë edhe sot e kësaj dite. Por e dini se cila ka qenë video e saj e parë?!
“Klipi i parë, viti 2000, në Beratin e bukur. Sot duket normale të nxjerrësh klipe, atëherë jo. Kamerat, teknologjia, nuk ishin njësoj si sot, por Valter Qarri me kamerën në krah, me syrin e pagabueshëm, me regjinë e tij i ka bërë të duken bukur e me emocion në çdo kohë”, shkkruan Gaçe në profilin e saj në Facebook.
Kaçaku është kënga e saj e parë, duke vijuar më pas me një shumëllojshmëri klipesh e këngësh, të cilat janë pëlqyer gjithnjë nga publiku.