Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A e ben dot kete opozita?

2015/12/10 at 6:05 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
A e ben dot kete opozita?

Nga Blendi Fevziu –


Në vitet e para të shkollës, një prej orëve më të mërzitshme, ishte ajo që quhej “Veterani tregon”. Një burrë në moshë mbërrinte në shkollë dhe i ulur përpara nesh rrëfente për heroizmin e partizanëve dhe betejat e tyre që na kishin sjellë ditët e lumtura që jetonim. Në atë kohë kishin kaluar mbase 35 vjet nga lufta dhe dyshoj se ndonjëri e merrte seriozisht plakun babaxhan që kishte mbetur aty ku kishin qenë ditët e lavdishme të tij. Duke harruar, se bota kishte tre dekada e gjysëm që kishte shkuar përtej. Ajo që kish ndodhur i takonte historisë.
Pata po këtë ndjesi sot kur më ftuan të flas për ngjarjet e Dhjetorit 1990 dhe ballafaqimin e së sotmes me pritshmëritë e asaj kohe.
Unë i përkas atij grupi që mendon se Lëvizja e Dhjetorit e përfundoi po atë dhjetor. Ajo kërkoi një Shqipëri pluraliste dhe e fitoi. Ajo kërkoi parti të reja politike dhe i fitoi. Ajo prodhoi realitetin e ri që jetojmë sot. Pavarësisht iluzioneve. Misioni s’mund të shkonte përtej!
Duke dalë nga Dhjetori i 1990, po i kthehem serish metafores se veteranit! Gjithe keto kohe a kemi qene te gjithe ne, pak a shume me rolin e atij veteranit te merzitshem dhe patetik te femijerise sime? Kam frike se po! Ndaj duke hequr dore nga ky rol cuditerisht tundues dhe duke u kthyer ne realitet, mund te them ca gjera modeste.
Po, edhe une kisha iluzione atë Dhjetor. Kisha iluzionet qe mund te kete cdo i ri. Nuk isha aq i pjekur sa ta kuptoja se produkti qe do vinte do te ishte ai qe prodhonte ajo shoqeri, me gjithe deformimet e saj. Me mungesen e lirise, me mungesen e kultures demokratike, me mungesen e besimit ne zot dhe shume te tjera. Sot, i kuptoj te gjitha keto. Disa i pranoj, te tjera mendoj se kane qene pergjegjesi e te gjitheve ne.
E vetmja gje qe nuk do ta mendoja kurre ne ate kohe dhe e kam veshtire t’ja shpjegoj time bije sot, eshte se si pas 25 vitesh të një shoqërie të lirë ne kemi prodhuar nje parlament ndoshta me te keqin qe Shqiperia ka pasur ndonjehere. Se si ne karriget e ligjvenesve mund te ulen bandite, kriminele, trafikante droge dhe tutore prostitutash, gjysem te shkolluar apo analfabete. Individë pa personalitet, qe injorancen e tyre e varin ne qafe si hajmali, apo qe besojne se forca e muskujve qe kane ushtruar ne paralelet e burgjeve eshte me e rendesishme se sa ajo e mendjes. Kete nuk e kisha besuar kurre. Kjo eshte ajo qe me ben te skuqem sot dhe te me vije turp. Me ben te them: po, sot ne kemi deshtuar. Do ta toleroja varferine, dhunen, arrogancen, mungesen e perspektives dhe mbi te gjitha mungesen e shpreses qe po i merr frymen ketij vendi. Por nuk e toleroj dot kurre, qe 25 vjet pas rrezimit te nje kaste injorante te byrose politike, ne te ngreme nje kaste te re, akoma me injorante dhe akoma me te rrezikshme. Opozita e ka fituar nje beteje per dekriminalizimin. Ndaj mendoj se roli i saj ne kete drejtim eshte jetik. Nese me pyesni a ka bere opozita aq sa duhet ne kete drejtim, une do t’ju thoja me gojen plot: dyshoj!

Shoqëria shqiptare ka një problem shumë të madh sot. Ka gjithnje e me teper qytetarë qe kane humbur nje dimension te rendesishem te jetes. Qe jane zhveshur nga nje shtylle e rendesishme e shoqerise njerëzore, shpresa. Njerez qe s’besojne me tek asgje. Ky, eshte fataliteti me i madh me te cilin perballemi sot. Dhe qe kam frike se do behet me i thelle neser.
Shumica e ketyre njerezve besojne se te gjitha palet jane njesoj, se nuk ka dallime mes tyre, se klasa politike e ka konsumuar veten dhe se synimi baze i saj eshte pushteti dhe jo zhvillimi i vendit. Keta njerez shpresehumbur nuk e shohin rrotacionin si nje zgjidhje, por thjeshte si nje zgjedhje midis 2 problemeve. Keta janë kontigjenti i parë i atyre që shesin votën; që e trafikojnë atë ose në rastin më të mirë, e neglizhojnë. Sepse e kanë humbur besimin që mund ta ndryshojnë këtë realitet me votë, ose që vota mund të prodhojë një të ardhme më të mirë për ata vetë. Nëse shoqëria ka shpresë, askush nuk e shet votën. Fitorja në zgjedhjet e 2005 e Nishanit, Olldashit, Pangos, në zona problematike dhë përballë rivalësh shumë të fortë dëshmoi se njerëzit nuk e shkëmbejnë shpresën afatgjatë me pak para të momentit. Ata e kryejnë këtë veprim kur s’bëjnë më dallim mes palëve. Rasti i Lezhes në zgjedhjet lokale po ashtu e konfirmoi këtë.
A mund te kete opozita nje strategji te re me kete grupim gjithnjë e më në rritje njerëzish? A ka ajo shans qe te ndaloje së paku rrenimin e shpreses sepse rikthimi i Shpreses me duket ende nje mision i veshtire. Nëse po, kjo strategji kërkon shumë përkushtim dhe asketizëm. Shoqëria duhet bindur se drejtuesit dhe figurat e rëndësishme të opozites besojne realisht tek beteja e tyre me ata qe qeverisnin; qe i besojne akuzat dhe pretendimet e tyre; jo qe jane ne nje loje ku nje here fiton njera pale e nje here tjetra. Dhe qe e vetmja gje qe mund te besh eshte te presesh rradhen. Te krijosh kete pershtypje do te thote te fitosh nje beteje te humbur! Një armik i opozitës në këtë drejtim është mirëqenia e afishuar e disa prej deputetëve të saj. Opozita nuk bëhet as me Benza të mëdhenj dhe as me veshje e canta celebritetesh. Politikanët janë të detyruar të respektojnë një kod dhe opozita që gjendet më pranë njerëzve duhet të respektojë këtë dyfish.
Ndaj, une mendoj se sot Shqiperia ka me shume nevoje per njerez qe besojne dhe jane te gatshem te luftojne. Eshtë e trishtë kur sheh që më aktiv në opozitë janë ata që i janë bashkuar asaj në fillimet apo mes vitet ’90 se sa ata që hynë në PD bashkë me ardhjen e saj në pushtet në mes të viteve 2000! Midis këtyre, duhet të qëndrojë një prurje e re, e cila realisht të besojë tek një betejë ideologjike, një betejë për ta qeverisur më mirë Shqipërinë. Një betejë për të rritur mirëqenien e këtij vendi. Nuk ka politikanë të vjetër dhe të rinj! Politika nuk ka moshë. Siç nuk ka politikanë që i bën apo zhbën Kryetari i Partisë. Politika është një dimension personal pavarësisht se zhvillohet në kolektiv. Je ose nuk je politikan. Të tjerat janë justifikime të paftësh ose frikacakësh.
Në analizën time, ka dy menyra per te ardhur ne pushtet. E para eshte te shndrohesh ne nje alternative bindshem superiore ndaj qeverise. Aq dukshem superiore sa ti bindesh votuesit qe ndryshimi duhet te jete i forte dhe i menjehershem. Kjo pothujase s’ka ndodhur asnjehere keto vite ne Shqiperi.
I dyti, eshte te presesh derisa fryma e opozitarizmit te behet dominante ne shoqeri, qe ndryshimi te jete dimension i rendesishem qe e kerkon ajo vete dhe ku opozita thjeshte te shtyhet para nga opozitarizmi i popullit. Kjo e dyta ka ndodhur në të gjitha rastet e rotacionit ne Shqiperi.
Cila nga këto të dyja do jetë rruga e opozitës Shqiptare? Kjo mbetet për t’u parë. Vetëm se e para varet nga ajo vetë, ndërsa e dyta, varet më shumë nga kundërshtari.
Faleminderit
Blendi Fevziu
(Fjale e mbajtur ne Takimin e organizuar nga Forumi per demokraci dhe liri, 10 Dhjetor 2015)



Ju sugjerojmë

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
Rajoni

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

10 Maj, 2025 2:17 pm
Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
Aktualitet

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

10 Maj, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës
Aktualitet

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës

10 Maj, 2025 2:01 pm
11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier
Aktualitet

11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier

10 Maj, 2025 1:50 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Aktualitet

Kreu i KQZ urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore

10 Maj, 2025 1:41 pm
Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
Aktualitet

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

10 Maj, 2025 1:11 pm
Para
Video/ Paris, Madona këndon me kalimtarët në rrugë

Video/ Paris, Madona këndon me kalimtarët në rrugë

Gjoba/ Veliaj: Basha kastravec hyri në bashki dhe ashtu doli

Gjoba/ Veliaj: Basha kastravec hyri në bashki dhe ashtu doli

Video/ Agjenti amerikan e kontrollon, i riu e qëllon me armë

Video/ Agjenti amerikan e kontrollon, i riu e qëllon me armë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
10 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka apeluar qytetarët që do të marrin pjesë...

Lexo më shumë

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
10 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Poroçan të Gramshit, ku një masiv dheu është shembur...

Lexo më shumë

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

Demokracia në SHBA nën presion
10 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se "India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të...

Lexo më shumë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
10 Maj, 2025

'Giro d'Italia' po vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com