Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A duhet të transmetohen në televizion gjyqet e ish-presidentit Trump?

2023/08/10 at 6:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A duhet të transmetohen në televizion gjyqet e ish-presidentit Trump?

Shumë shtete amerikane lejojnë transmetimin e seancave nga salla e gjyqit, por gjykatat federale nuk e bëjnë një gjë të tillë.

Disa ligjvënës amerikanë po përpiqen ta ndryshojnë këtë rregull për gjyqet e pritshme federale të ish-presidentit Donald Trump.

Transmetimi në televizion i gjyqeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump, do të ngjallte interes masiv.

Por meqenëse kamerat janë të ndaluara në gjykatat federale, skicat nga seancat janë të vetmet që përshkruajnë paraqitjet e tij të fundit në Uashington dhe Majami.

Ndryshimi i rregullave kundër procedurave televizive do të ishte një proces kompleks, por disa ligjvënës demokratë dhe madje edhe avokati i zotit Trump, John Lauro, argumentojnë se kamerat në gjykatë do të përmirësonin transparencën .

Por disa të tjerë, përfshirë bordin editorial të gazetës The Wall Street Journal, druhen se prania e kamerave mund të ndikojë negativisht në procedurat e gjykimit. Ish-prokurori federal Mark MacDougall është dakord.

“Mendoj se bëhet fjalë për ndikimin që mund të ketë tek pjesëmarrësit në gjyq, gjykatësit, avokatët, dëshmitarët e kështu me radhë”, thotë ai.

Të tjerë argumentojnë se në politikën tejet të polarizuar të Amerikës, ku debatohet edhe për faktet bazë, transmetimi me kamera mund të jetë kritik për llogaridhënien, siç thotë analisti politik Calvin Dark.

“Nëse nuk ka kamera në sallën e gjyqit, ekziston mundësia e keqinformimit ose dikush që ndodhet në sallën e gjyqit mund të keqinterpretojë ose të nxjerrë jashtë kontekstit atë që po ndodh në të vërtetë.”

Zoti Trump do të jetë kandidat presidencial kur të dalë në gjyq. Eksperti i shkencave politike, Dean Lacy thotë se është e vështirë të parashikohet se si do të ndikonte transmetimi televiziv në popullaritetin e tij.

“Kjo mund të mobilizojë përkrahësit e tij dhe t’i japë atij kohë televizive falas në mes të zgjedhjeve brenda partisë. Por mund të kthehet edhe në dizavantazh. Ai mund të inkriminojë veten, mund të humbi reputacionin mes të pavarurve, ndoshta mes disa prej mbështetësve të tij kryesorë”, thotë ai.

Pothuajse të gjitha shtetet lejojnë kamera në sallat e gjyqit. Raste të profilit të lartë si gjyqi i O.J. Simpsonit nën akuzat për vrasje, apo ai ndaj oficerit të policisë Derek Chauvin për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, u transmetuan drejtpërdrejt. Një aktpadi e re ndaj ish-presidentit Donald Trump për akuza të lidhura me zgjedhjet pritet në fund të kësaj jave në Xhorxhia, ku kamerat lejohen në sallat e gjyqit nëse gjykatësit e miratojnë një gjë të tillë./VOA

Etiketa: donald trumpgjyqtransmetim

Ju sugjerojmë

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
Bota

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

6 Janar, 2026 10:22 am
Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin
Kronikë

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin

6 Janar, 2026 10:18 am
Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

6 Janar, 2026 9:44 am
Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
Aktualitet

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

6 Janar, 2026 9:16 am
Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona
Aktualitet

Moti i keq në qarkun Lezhë/Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat,përmbytje në disa zona

6 Janar, 2026 9:15 am
Me pranga në duar, Maduro mbërrin në gjykatë
Bota

Arrestimi i Maduros/ Autoritetet në Venezuelë nisin hetimet për bashkëpunëtorët

6 Janar, 2026 9:01 am
Moti i acartë “pushton” Francën
Bota

Moti i acartë “pushton” Francën

6 Janar, 2026 8:53 am
Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros
Bota

Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros

6 Janar, 2026 8:30 am
Reshjet e shiut, rrugët e Durrësit “pushtohen” nga uji
Aktualitet

Reshjet e shiut, rrugët e Durrësit “pushtohen” nga uji

6 Janar, 2026 8:28 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 6 janar 2026

6 Janar, 2026 8:23 am
Para
Rreth 30 hajdutë grabisin dyqanin luksoz, vjedhin mallra me vlerë 300,000 dollarë (VIDEO)

Rreth 30 hajdutë grabisin dyqanin luksoz, vjedhin mallra me vlerë 300,000 dollarë (VIDEO)

“1kg djathë ka shkuar sa 1kg hashash”, Sula: ‘Armiqësia’ e pandalur e qeverisë me fshatin

"1kg djathë ka shkuar sa 1kg hashash", Sula: 'Armiqësia' e pandalur e qeverisë me fshatin

U gjet i vdekur në banesë, shuhet në moshën 64-vjeçare ylli i “King of the Hill”

U gjet i vdekur në banesë, shuhet në moshën 64-vjeçare ylli i "King of the Hill"

TE FUNDIT

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
6 Janar, 2026

Mandati i dytë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po formësohet nga ambiciet e tij në politikën e jashtme. Ai i ka...

Lexo më shumë

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin

Kreu tre vjedhje me armë, policia shpall në kërkim 30-vjeçarin
6 Janar, 2026

Policia e Krujës ka zhvilluar operacionin e koduar “Ends”, pas një serie vjedhjesh të ndodhura dje, duke identifikuar dhe shpallur...

Lexo më shumë

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës

Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin në rrugën Tiranë–Durrës
6 Janar, 2026

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, qarkullimi i mjeteve është vështirësuar në disa zona të vendit, duke përfshirë...

Lexo më shumë

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e shiut në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar
6 Janar, 2026

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në Qarkun e Kukësit. Situata më problematike paraqitet në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com