Aktualitet

A duhet të dorëhiqet Basha pas 6 Marsit? Bardhi: Nuk është çështje karrigesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:30 - 10/03/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, në një prononcim për mediat këtë të enjte, iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse duhet të dorëhiqet Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e 6 Marsit.

Bardhi deklaroi se nuk mund të dalë në konkluzione pa patur fillimisht një proces reflektimi.

Më tej ai tha se largimi i Bashës nuk është çështje karrigesh por çështje përgjegjësie në raport me demokratët.

Për qëndrimet e deputetëve të cilët pas 6 Marsit kërkuan dorëheqjen e Bashës tha se janë të nxituara pa pasur më parë një analizë për arsyet e rezultatit.

Kam zgjedhur të shprehem në institucione. Do të shprehem kur të mblidhet Kryesia dhe sigurisht këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë, për reflektim që qëndrimi që duhet të mbajë Kryesia dhe institucionet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe PD. Nëse gjendja që ndodhet sot PD, pavarësisht qëndrimeve tona është një gjendje që e ka dëmtuar dhe po e dëmton PD-në, për këtë arsye procesi i analizës dhe reflektimit duhet të jetë serioz, nuk mund të jetë çështje karrigesh, por çështje përgjegjësie në raport me demokratët. Nuk mund ta trajtosh PD si një institucion ku në ditë të mira qëndron aty dhe në ditë të këqija ik. Ky nuk është modeli im në politikë dhe nuk do të jetë kurrë”, tha Bardhi.

 

Pas