Kryeministri Edi Rama ju drejtua të mërkurën pasdite, përmes një letre të hapur, kryetarit demokrat Lulzim Basha, duke e ftuar atë për t’u ulur së bashku në një dialog pa kushte.
Në emisionin Opinion u diskutua mbi këtë letër, ndërsa qytetarët u bënë pjesë me anë të nj sondazhi në rrjetet sociale.
A duhet të ketë një takim Rama – Basha? Ishte kjo pyetja që votuan qytetarët për më shumë se një orë. Nga rezultati mbi 9200 votues në facebook kanë treguar atë se çfarë ata duan.
Kështu 3400 qytetarë mendojnë se duhet një takim i dytë Rama-Basha, që vendi të “shpëtojë” nga kriza politike. Të tjerët, 5800 janë shprehur kundër./ Opinion.al