A duhen larë reçipetat në lavatriçe?
Nëse doni që t`i keni sutjenat dhe mbathjet për një kohë më të gjatë, duhet t`i lani me dorë. Kombinoni ngjyrat e ngjashme në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë, mirëpo jo shumë të ngrohtë.
Lajini disa herë, butësisht shtrydhini dhe lërini në sipërfaqe të rrafshët që të thahen.
Kurrsesi nuk duhet varur në tel! Nëse nuk keni kohë për t`i larë në dorë dhe ju duhet patjtër të përdorni lavatriçen, atëherë përzgjidhni centrifugë të ngadalshme me ujë të ngrohtë.
Preferohet që sutjenat ti ndërroni nga dita në ditë e jo të mbani një të vetme për tërë javën.