Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do t’i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?

2023/03/29 at 9:55 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
A do t’i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?

Në një intervistë televizive të publikuar më 26 mars, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se deri në korrik Moska mund t’i zhvendosë armët bërthamore taktike në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë.


Ai tha se e gjithë infrastruktura e nevojshme për një dislokim të tillë do jetë gati deri më 1 korrik. Bjellorusia kufizohet me Ukrainën, Rusinë dhe anëtarët e NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Muajin e ardhshëm, tha Putin, Rusia do të fillojë trajnimin e personelit ushtarak bjellorus për përdorimin e armëve bërthamore taktike. Përveç kësaj, ai tha se një objekt magazinimi për to do të përfundojë në fillim të korrikut.

Putin pohoi se masa pasqyron praktikën e gjatë të SHBA-së për vendosjen e armëve bërthamore taktike në territorin e aleatëve të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Belgjikën, Italinë dhe Turqinë.

Radio Evropa e Lirë pyeti disa analistë ushtarakë dhe politikë për këtë vendim, çka e motivoi atë dhe çka nënkupton ai për Rusinë, Bjellorusinë, Ukrainën dhe NATO-n.

“Bazë e përhershme ushtarake ruse në Bjellorusi”

Pavel Luzin, një ekspert i mbrojtjes dhe politikës së jashtme, i tha Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë se “zhvendosja e armëve bërthamore në Bjellorusi është shantazh që synon jo vetëm NATO-n, por edhe Ukrainën”.

“Ata duan që evropianët të kenë frikë në mënyrë që të reduktojnë ndihmën për Ukrainën. Dhe, është një paralajmërim për Ukrainën: nëse përpiqeni të shkatërroni avionët tanë në Bjellorusi, mos harroni se ne kemi opsionin bërthamor”.

“Rusia tani po përpiqet të imitojë politikën amerikane për armët bërthamore”, tha ai

“[Udhëheqësi bjellorus Alyaksandr] Lukashenka dëshiron armë bërthamore ruse në Bjellorusi…sepse ai mendon se nëse Rusia i vendos ato, Moska do të varet prej tij, sikurse që ai varet nga Moska tani. Por. ai nuk e kupton se nëse hapet një objekt i ruajtjes së armëve bërthamore në Bjellorusi, trupat do të vendosen gjithashtu atje. Që nga fundi i vitit 2021, trupat ruse kanë qenë në Bjellorusi në baza të përkohshme. Kur të shfaqet një strukturë magazinimi, ato do të jenë atje përgjithmonë. Amerikanët ua delegojnë përgjegjësitë aleatëve të tyre në Evropë, por kultura politike dhe ushtarake ruse nuk parashikon një shkallë të tillë besimi te aleatët. Pasoja e një magazinimi të armëve bërthamore mund të jetë krijimi i disa bazave të përhershme ushtarake ruse në territorin bjellorus”.

“Ide kryesisht politike”

Pavel Podvig, një ekspert i vjetër për arsenalin bërthamor të Rusisë dhe një studiues i lartë në Institutin e OKB-së për Hulumtimin e Çarmatimit në Gjenevë, thotë se nuk beson që kjo do të përfundojnë objektet e magazinimit të këtyre armëve deri më 1 korrik.

“Një objekt për ruajtjen e armëve bërthamore është një detyrë mjaft serioze inxhinierike. Duhet të ndërtoni një bunker të fortifikuar, një perimetër sigurie, të vendosni roje. Vetëm instalimi i sistemeve të mbikqyrjes dhe alarmit zgjatë nga tre deri në gjashtë muaj, dhe të gjitha këto do të shiheshin sikur të kishte filluar ndërtimi”.

“Për mendimin tim, e gjithë ideja është kryesisht politike – për të demonstruar forcimin e bashkimit politik midis Bjellorusisë dhe Rusisë. Ky është thjesht një hap politik. Nuk ka asnjë përputhshmëri ushtarake në këtë veprim. Meqë ra fjala, e njëjta praktikë ekziston në NATO. Është kryesisht një veprim politik, i krijuar për të demonstruar unitetin”.

“Edhe pse ky është një veprim thjesht politik, Perëndimi është në një pozitë të vështirë. Ata nuk mund të thonë se është i paligjshëm, sepse ata vetë kanë vendosur armët e tyre bërthamore në vende të tjera për shumë vite.

“Unë dyshoj shumë se armët bërthamore do të vendosen me të vërtetë në Bjellorusi. Vlera e kësaj ‘ngjarje’ është ekskluzivisht politike, jo ushtarake. Dhe për qëllime politike, as që është e nevojshme të ndërtohet objekti i magazinimit”, tha ai.

“Kremlini, në panik”

Arkady Moshes, një historian dhe drejtor programi me Institutin Finlandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i specializuar në politikat e jashtme të Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, i tha REL-it se “nuk ka kuptim të shtyhen armët bërthamore më afër kufijve të NATO-s, sepse Rusia ka rajonin e Kaliningradit dhe këto armë mund të vendosen atje pa futur në lojë një komb tjetër”.

“Unë nuk shoh ndonjë rëndësi të veçantë ushtarake në këtë vendim. Por, fakti që ai u bë tregon se Kremlini është nervoz, nëse jo në panik”.

“Përfitmi i Lukashenkës”

Analisti politik bjellorus Artsyom Shraybman i tha Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë se “Lukashenka di mirë të përfitojë nga shërbimet e ndryshme që kryen për Rusinë”.

“Ai po demonstron besnikërinë e tij dhe po e kthen atë në para. Unë nuk shoh ndonjë përfitim tjetër në këtë për Lukashenkën. Është një hap jopopullor në sytë e publiku bjellorus. Në verën e vitit 2022, sipas sondazheve, 80 për qind e bjellorusëve kundërshtuan vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi. Pra, sa i përket politikës së brendshme, ky është një problem për të”.

“Ky vendim duket si një vazhdim i shantazhit të Putinit, duke u përpjekur të detyrojë vendet perëndimore dhe të NATO-s të bëjnë kompromise për Ukrainën. Ata po përpiqen të demonstrojnë se Rusia ende mund të rrisë aksionet në mënyra që do të ishin të rrezikshme për Perëndimin. Është një ultimatum për Perëndimin”.

“Sa i përket procesit të integrimit [ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë], kjo do të ndikojë në bashkëpunimin ushtarak, pasi të paktën dy divizione të reja ruse do të shfaqen në Bjellorusi për të ruajtur objektet e reja. Dhe mund të ketë më shumë integrim ekonomik, pasi Bjellorusisë me shumë mundësi do t’i jepen përfitime dhe kredi shtesë”.

“Tashmë atje”?

Analisti politik rus, Ivan Preobrazhensky, i tha Current Time, një rrjet në gjuhën ruse i drejtuar nga REL-i në bashkëpunim me Zërin e Amerikës se ky është një reagim ndaj urdhërarrestit për Putinin nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe përgatitjeve për intensifikimin e luftimeve në Ukrainë këtë pranverë.

“Por, qëllimi i fundit është përpjekja për të minimizuar furnizimin e Ukrainës me armë nga vendet e NATO-s, është vazhdimësi e strategjisë së mëparshme të frikësimit bërthamor”.

“Sa i përket vendosjes së armëve bërthamore në Bjellorusi, është e pamundur të thuhet me siguri se ato nuk janë tashmë atje, veçanërisht pasi sistemet Iskander u dorëzuan në Bjellorusi edhe para pushtimit masiv të Ukrainës [në shkurt 2022]. Ndoshta ata janë vendosur tashmë me Iskanderët dhe ne po marrim një njoftim post-factum. Mos harroni precedentin historik të krizës kubane të raketave – njoftimi erdhi pasi zhvendosja ishte duke u zhvilluar”.

Gjatë asaj që njihet si “kriza kubane e raketave”, e tetorit të vitit 1962, SHBA-ja dhe Rusia i kanë pasur të kthyera kokat bërthamore kundër njëra-tjetrës. Kriza ka nisur kur SHBA-ja ka zbuluar raketa bërthamore sovjetike në Kubë. Ajo ka bllokuar më pas ishullin dhe ka debatuar për pushtimin e tij. Për 13 ditë, bota ka parë rrezikun nga kataklizmi bërthamor. Presidentët e dy vendeve, John F. Kennedy i SHBA-së dhe Nikita Khrushchev i Rusisë, janë angazhuar ndërkohë në bisedime direkte, kanë bërë disa koncesione dhe i kanë dhënë fund krizës./REL

Etiketa: armet berthamorebjellorusirusia


Ju sugjerojmë

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

2 Nëntor, 2025 2:33 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të ndërhyjmë, ndaloni mzorinë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025 2:02 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
Para
Moska akuzon Berlinin: Është përfshirë në luftë

Moska akuzon Berlinin: Është përfshirë në luftë

VIDEO/ Me monopatinë për të shitur kanabis e kokainë, arrestohet i riu në Lushnje

VIDEO/ Me monopatinë për të shitur kanabis e kokainë, arrestohet i riu në Lushnje

Agresorja e sulmit në SHBA kishte çrregullime emocionale

Agresorja e sulmit në SHBA kishte çrregullime emocionale
















TE FUNDIT

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
2 Nëntor, 2025

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe...

Lexo më shumë

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
2 Nëntor, 2025

Një 20-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga Policia e Tiranës, sepse mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit...

Lexo më shumë

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
2 Nëntor, 2025

Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull në kampionatin kroat, duke mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1...

Lexo më shumë

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
2 Nëntor, 2025

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, thotë se Hamasi ka vazhduar të sekuestrojë ndihmën humanitare të destinuar për civilët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com