Kryesore

A do t’i ndalojë turistët rusë pas kërkesës së Zelenskyt? Ja si përgjigjet Rama


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:31 - 04/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për gazetarët në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS, i është përgjigjur edhe pyetjes për kërkesën e presidentit të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ditën e djeshme gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë kërkoi që qeveria të ndalojë hyrjen e pushuesve rusë në Shqipëri.

Kryeministri tha se Shqipëria është në të njëjtën plan masash me BE dhe se deri në këto momente Bashkimi Europian nuk ka marrë një masë të tillë.

Ai shtoi se nëse BE do të vendosë ndalimin e shtetasve rusë, atëherë dhe Shqipëria do të bëjë të njëjtën gjë.

Pyetja: A do t‘i ndaloni Shqipëria turistët rusë pas kërkesës së bërë nga presidenti i Ukrainës?

Rama: Vendimet tona jenë të linjëzuara me vendimet e BE, për sa kohë nuk ka një vendim të linjëzuar nga BE ne kemi vazhduar të njëjtën rrugë. Nëse do të ketë një vendim të linjëzuar ne do të ndjek të njëjtën rrugë./Opinion.al

Pas