Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do t’i kërkojnë Majlinda Bregu dhe të tjerë falje Lulzim Bashës?

2019/06/17 at 9:27 PM
në Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
A do t’i kërkojnë Majlinda Bregu dhe të tjerë falje Lulzim Bashës?

A do t’i kërkojnë Majlinda Bregu dhe kontestuesit e tjerë të 2016 falje Lulzim Bashës? Kjo është pyetja normale që mund të bëhet sot, pas publikimeve të Bild dhe pasi sheh se çfarë qëndrimi kanë mbajtur këta për çështjen e zgjedhjeve në Dibër në shtator 2016.

Nëse i rikthehesh lajmeve të kohës kur zhvilloheshin zgjedhjet lokale në Dibër,veç denoncimeve të PD për mënyrën skandaloze si po zhvillohej gara e atjeshme, të bien në sy dhe kritikat me të cilat përballej lidershipi i partisë nga drejtues të partisë.

Më aktive Bregu, e cila veç akuzave në kryesi, ndërmori edhe një tur në studiot televizive duke akuzuar Bashën dhe duke marrë të mirëqenë fitoren e PS, por edhe Selami e Imami kanë pasur jo pak kritika.

Sidomos pas shpalljes së rezultatit. “Selami, Bregu dhe Imami shpërthejnë kundër Bashës”… ky titull mbizotëron ditën pas zhvillimit të procesit elektoral në Dibër.

DEBATI I PLOTE/ Selami, Imami e Bregu “shpërthejnë” kundër Bashës: Humbja në Dibër, për gabimet e PD

Kritikat ishin për të njëjtin proces për të cilin sot Bild ka publikuar fakte tronditëse të implikimit të një makine të tërë shtetërore,nga kryeministri tek drejtorët e ministrive në funksion të fitores së kandidatit socialist. Për të njëjtën çështje për të cilën PD kishte depozituar një denoncim zyrtar në prokurori, me emra dhe fakte që sot shqiptarët i panë të publikuara nga një gazetë gjermane. Denoncim nga i cili nisi hetimi që prodhoi këto fakte. Por asokohe askush nuk ja vuri veshin denoncimeve të PD. Asnjë media nuk u angazhua seriozisht të pasqyronte masakrën elektorale.

Prozhektorët e vëmendjes ishin drejtuar nga debatet e brendshme të demokratëve. Që me largimin e Berishës tashmë mund të prodhonin lajm dhe për ato çka diskutoheshin në mbledhjet e kryesisë.

Majlinda Bregu: Ja pse nuk e votova Bashën për kryetar të PD. Demokratët e thjeshtë duan modelin Olldashi

Shumë prej drejtuesve të lartë të PD nuk u shqetësuan për krimin që bleu votat në Dibër, edhe pse kishte informacione dhe të dhëna për këtë. Nuk folën kurrë publikisht as për skandalet që pasuan ministrat e mazhorancës, por nuk u kursyen kurrë shigjetat për lidershipin e partisë që tashmë po qëndronte në opozitë.

Madje disa prej tyre edhe u shpërblyen me mbështetje në punësime ndërkombëtare. Sot, kur përgjimet nxorën hapur masakrën elektorale të Dibrës ndoshta është në nderin e këtyre ish drejtuesve të lartë të PD të kërkojnë ndjesë e të shohin pak më shumë tek gabimet e mazhorancës. Sigurisht që rezervat për mënyrën se si Lulzim Basha ka drejtuar dhe drejton PD mund të mbeten pjesë e agjendave të tyre.

Dhe kjo është e drejta e kujtdo që angazhohet seriozisht në politikën aktive. Por nëse pretendon se parimet dhe jo interesat kanë drejtuar karrierën politike, për hir të këtyre parimeve sot, kushdo që nuk ka besuar tek akuzat e demokratëve për zgjedhjet në Dibër duhet të kërkojë ndjesë e të ngrejë edhe njëherë gishtin ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë. Edhe pse ndoshta ndonjë mund ta bëjë këtë nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, apo ndonjë tjetër mund të ketë mundësinë ta bëjë këtë edhe live, ulur në tavolinë në krah të Edi Ramës. /G.D Opinion.al

Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Basha në konferencë të jashtëzakonshme: Rama, figurë thellësisht kriminale

Basha në konferencë të jashtëzakonshme: Rama, figurë thellësisht kriminale

Neymar përsëri në telashe, i sekuestrohet pasuria në Brazil

Neymar përsëri në telashe, i sekuestrohet pasuria në Brazil

Kim Kardashian ndihmon 5 mijë të burgosur të gjejnë punë

Kim Kardashian ndihmon 5 mijë të burgosur të gjejnë punë

TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com