TIRANË- Ka nisur këtë të hënë seanca në Gjykatën Kushtetuese ndaj deputetit të Vlorës, Koço Kokëdhima. Gjykata është duke shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkon heqjen e mandatit për Kokëdhimën. PD përfaqësohet në gjykatë nga Ivi Kaso ndërsa Kokëdhima po përfaqësohet nga avokati i tij Artan Hajdari.
Në hyrje të gjykatës, Kaso tha se rasti i Kokëdhimës, është më i rëndë se ai i Beqajt, pasi ka përfituar qindra milionë lekë nga buxheti i shtetit, duke qenë deputet. PD pretendeon se mazhoranca i ka fshehur provat gjykatës.