Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedyt dhe Kingut?

2025/01/31 at 10:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedyt dhe Kingut?

Tri ditë pasi mori mandatin, presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për deklasifikimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me vrasjet e presidentit John Kennedy, vëllait të tij më të ri, senatorit Robert Kennedy dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Martin Luther King, Jr.


Këta tre burra ishin në mesin e individëve më me ndikim në vitet ’60 dhe vrasjet e tyre, që supozohet se u kryen nga sulmues të vetëm, ka bërë që të ngrihen disa teori konspirative që ende e mbërthejnë shtetin gjashtë dekada më vonë.

Ndoshta asnjë vrasje në historinë e Shteteve të Bashkuara nuk është analizuar e diskutuar më shumë sesa vrasja e presidentit Kennedy, që u qëllua për vdekje më 22 nëntor 1963, teksa po udhëtonte përmes Dallasit i ulur në ulësen e pasme të limuzinës presidenciale i shoqëruar nga gruaja e tij dhe guvernatori i Teksasit, John Connally, i cili ishte i ulur përpara.

Lee Harvey Osëald, ish-ushtar që kishte jetuar për një kohë të shkurtër në Bashkimin Sovjetik, u akuzua se vrau Kennedyn me një armë zjarri nga kati i gjashtë i një librarie të një shkolle të Teksasit. Para se të mund të gjykohej, Osëald u vra nga Jack Ruby, pronar i një klubi nate në Dallas, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv të dërgimit të tij në një burg tjetër.

Një komision qeveritar më 1964 erdhi në përfundim se Osëaldi kishte vepruar i vetëm kur vrau Kennedyn. Megjithatë, shumë njerëz vunë në dyshim konstatimin e komisionit – që e quajtën me përbuzje “teoria e plumbit magjik” – se një plumb i vetëm kishte goditur Kennedyn nga pas, i kishte dalë nga qafa, e kishte goditur Connallyn në shpinë, duke depërtuar përmes kraharorit të tij e kishte goditur dorën e tij dhe më pas plumbi kishte përfunduar në kofshën e tij.

Shumë nga personat që e kundërshtojnë teorinë e një plumbi të vetëm, pretendojnë se edhe një sulmues tjetër ishte i pozicionuar në nivelin e rrugës përgjatë rrugës nga kalonte limuzina, në një vend që njihet si “Grassy Knoll”.

Teori të ndryshme të konspiracionit janë paraqitur se kush qëndronte prapa vrasjes së Kennedyt, duke përfshirë edhe zyrtarë të CIA-s, kubanë në mërgim, qeverinë sovjetike dhe mafian amerikane. Vendimi i Qeverisë për të mbajtur sekret materiale të caktuara përgjatë viteve vetëm sa ka ushqyer besimin në një konspiracion.

Në njoftimin për vendimin lidhur me deklasifikimin e dokumenteve të mbetura, Trump tha se dëshiron që të bënte të qartë detajet lidhur me vrasjen e presidentit Kennedy, vëllait të tij dhe Martin Luther Kingut. Senatori Kennedy ishte qëlluar për vdekje në një hotel në Los Anxhelos më 1968, ndërkaq King u vra nga një snajper teksa po qëndronte në ballkonin e dhomës të tij të motelit në Memfis.

“Familjet e tyre dhe populli amerikan meritojnë transparencë dhe të vërtetën. Është në interesin kombëtar që më në fund të publikohet pa vonesë çdo dokument lidhur me këto vrasje”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të Trumpit.

Ligji për të dhënat e vrasjeve 

Filmi i vitit 1991, JFK, i regjisorit Oliver Stone, ringjalli interesin kombëtar për vrasjen e Kennedyt dhe shtoi më shumë dyshime te popullata mbi versionin zyrtar të ngjarjeve.

Filmi përshkruan hetimin e vitit 1969 lidhur me vrasjen e presidentit Kennedy nga prokurori i qarkut të Nju Orllinsit, Jim Garrison, i cili besonte se Osëaldi ishte thjesht një “kurban” i një konspiracioni më të gjerë për të vrarë presidentin.

Zemërimi kombëtar që u nxit nga filmi, pjesërisht e shtyu Kongresin që të kalonte Ligjin për mbledhjen e dëshmive të vrasjes së presidentit John F. Kennedy në tetor të vitit 1992. Ky ligj kërkonte që të gjitha dokumentet lidhur me vrasjen e presidenti Kennedy të publikoheshin plotësisht deri më 26 tetor 2017. Përjashtime u bënë për dokumente që mund t’i shkaktonin dëm ushtrisë, agjencive të inteligjencës apo raporteve me jashtë.

Ligji po ashtu urdhëroi që të gjitha materialet lidhur me vrasjen të ruheshin në një koleksion të vetëm në Arkivat Kombëtare në Uashington. Koleksioni sot ka mbi 5 milionë faqe të dokumenteve, fotografive, videove, audio-incizimeve dhe artefakteve.

Trump ishte në mandatin e tij të parë presidencial kur skadoi afati për publikimin e të gjitha materialeve. Megjithatë, ai dhe pasardhësi i tij, Joe Biden, shtyn deklasifikimin e dhjetëra mijëra dokumenteve duke pritur një rishikim të mëtejmë, sipas rekomandimit të FBI-së, CIA-s dhe agjencive të tjera të sigurisë kombëtare amerikane. Ndërkohë që këto rishikime po bëheshin, presidentët miratuan publikimin e më shumë dokumenteve.

Në qershor të vitit 2023, Biden njoftoi për përfundimin e fazës së fundit të programit të deklasifikimit, pasi administrata e tij publikoi mbi 15.000 dokumente.

Administrata Biden tha se 99 për qind e të gjitha materialeve ishin publikuar, por u bëri thirrje agjencive të vazhdonin të deklasifikonin dokumentet e mbetura – që vlerësohet të jenë rreth 4.000 – sipas nevojës.

Urdhri ekzekutiv i Trumpit potencialisht mund ta përshpejtojë këtë proces. Urdhri udhëzon drejtorin e inteligjencës kombëtare dhe prokurorin e përgjithshëm që të paraqesin një plan brenda 15 ditësh për “publikimin e plotë” të dokumenteve që lidhen me vrasjen e Kennedyt. Ai po ashtu bën thirrje për paraqitjen e një plani për publikimin e të gjitha dokumenteve për vrasjen e Robert Kennedy dhe Martin Luther King.

Shumica e dokumenteve që ende nuk janë publikuar janë nga CIA. Agjencia mund t’i ketë mbajtur sekret këto dokumente, pasi ato mund të përmbajnë emra të burimeve që ende janë gjallë, mund të zbulojnë metoda për mbledhjen e informacionit ose të tregojnë për vlerësime të dyshimta.

Në një intervistë për kanalin televiziv FOX, James Robenalt, i cili ka shkruar lidhur me vrasjen dhe nuk beson se Osëaldi veproi i vetëm, tha se dokumentet e mbetura mund të përmbajnë “shumë gjëra interesante” rreth mënyrës se si CIA e kishte ndjekur Osëaldin disa muaj para vrasjes së presidentit Kennedy.

“Është si të bashkosh të gjitha copëzat, është lidhja e gjërave”, tha ai, duke shtuar se mund të jetë diçka “që ne as që e dimë dhe që do të dalë në dritë” nëse të gjitha dokumentet publikohen.

Megjithatë, Gerald Posner, autor i një libri mbi vrasjen dhe person që beson se Osëaldi ishte sulmues që kishte vepruar vet, tha se nuk pret ndonjë befasi të madhe nga materialet.

“Nuk mendoj se ajo që shumica e amerikanëve po presin një dokument që do ta kthente përmbyste gjithë rastin dhe do të thoshim ‘ja kush e vrau Kennedyn, se ishte vërtetë pjesë e qeverisë sekrete dhe ja ku janë njerëzit e përfshirë’, kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Disa analistë kanë sugjeruar se nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv për këtë çështje është që Trumpi t’u tregojë mbështetësve të tij se po vepron me shpejtësi për premtimet e bëra në fushatë. Ky ishte një ndër dhjetëra urdhra të nënshkruar në ditët e para pasi bëri betimin si president./REL



Ju sugjerojmë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Para
Këto janë 5 shenjat më me fat për muajin Shkurt 

Horoskopi ditor, e shtunë 1 shkurt 2025 

Temperaturat ulen deri në -4 gradë C, njihuni me parashikimin e motit për sot  

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot  

Po transportonte një vajzë të sëmurë, avioni ambulancë rrëzohet dhe shpërthen në flakë: Asnjë i mbijetuar 

Po transportonte një vajzë të sëmurë, avioni ambulancë rrëzohet dhe shpërthen në flakë: Asnjë i mbijetuar 
















TE FUNDIT

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
9 Qershor, 2025

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – 2 kilometra larg nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com