Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi deklaroi se për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës do të vendosë Këshilli i Mandateve dhe Rregullores.
Ai thotë se kërkesa i është dërguar Këshillit të Mandatit të Rregullores, por kuvendi ka qenë në flakë dhe tym.
“Nuk është e vërtetë që nuk e kemi zbatuar. Në bazë të vendimit të gjykatës Kushtetuese është mbledhur këshilli i Legjislacionit. Aty do të informohemi për vendimin. Ndaj ia kemi dërguar Këshillit të Mandatit të Rregullores. Por kuvendi ka qenë në flakë dhe tym. Vendimmarrja është e grupit parlamentar. Do të mblidhet Këshilli i Mandatit dhe Rregullores. Këshilli i Legjislacionit që merr vendimin e Kushtetueses, e shqyrton dhe më pas thotë; do i kalojë Këshillit të Mandateve.