-U tha në Opinion

A do të vazhdojnë kullat në projektin e teatrit? Përgjigjet Veliaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:53 - 18/05/20 |
Opi Nion

Ndërsa ka folur për projektin e ri të godinës së Teatrit Kombëtar, Erion Veliaj e ka lënë të paqartë në përgjigjen e tij, nëse në vijim të këtij teatri do të përfshihen kullat e shumëpërfolura. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Kryebashkiaku tha se askush nuk mund të pengojë bashkinë të zhvillojë pronat e saj.

Fevziu: A më garantoni, jo mua qytetarërve, që në vijim të këtij teatri nuk do vazhdojnë kullat e parashikuara fillimisht ?

Veliaj:  Janë dy projekte më vete.

Fevziu: A, ai është projekt që do të vazhdojë?

Veliaj: E para e punës askush nuk ta të drejtë t’i thotë bashkisë të mos zhvillojë pronat. Bashkia mund të bëjë aty një hotel dhe t’ia shesi Sofitelit apo Hiltonit. Mund të bëjë një shkollë, mund të bëjë një park, është de drjeta e bashkisë të zhvillojë pronat dhe kjo historia më garanto ti mua…..

Më pyet tani se çfarë do të bëjmë me kullotat në Kashar. Sapo ju provova që kjo bashki ka 5 fishuar buxhetin. Po si është rritur buxheti vetëm nga taksat? Nga fuqia e kësaj bashkie për të mos lënë hapësirë pa shfrytëzuar./Opinion.al

 

Pas