Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi?

2017/01/17 at 2:13 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
A do të vazhdojë dialogu Kosovë-Serbi?

Ngritja e një muri nga serbët lokalë në veri të Mitrovicës që ndan qytetin në dy pjesë, arrestimi nga policia franceze i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, bazuar në një flet-arrest të Serbisë dhe së fundi tentimi i Serbisë që të fus në Kosovë një tren me mbishkrime Kosova është Serbi, janë tri rastet që kanë tensionuar raportet edhe ashtu të brishta Kosovë-Serbi. Sipas analistëve të pavarur, është zhgënjyese që tash e pesë vjet dialog intensiv Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, situata për një moment të përshkallëzohet deri në rrezikun e nisjes së një konflikti.


Opozita: Të ndërpritet dialogu

Partitë politike opozitare në Kosovë, kërkojnë ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa, qeveria e Kosovës është për vazhdimin e dialogut, por, me një format pak më ndryshe sesa ishte deri. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, kërkoi të hënën në Bruksel që “Kosova dhe Serbia ta evitojnë përshkallëzimin dhe të përmbahen nga retorika”. “Mesazhi im për palët është që duhet të evitohet përshkallëzimi dhe të dy palët të përpiqen të përmbahen nga aktet dhe retorika dhe të përpiqen të shohin angazhim të përbashkët nëpërmjet dialogut, si diçka që u ndihmon të dy palëve. Hapat që ne i kemi marrë me Beogradin dhe Prishtinën, vitin e shkuar, janë hapa historikë”, tha Federica Mogherini.

Hahn: Mos rrezikoni arritjet

Shefja e diplomacisë evropiane, tha se Bashkimi Evropian ka arritur të lëvizë përpara perspektiven drejt BE-së të të gjithë rajonit duke arritur të ndërtojë dialog pozitiv ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe ajo është e bindur që të dy vendet janë të përkushtuara për dialog. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili po ashtu i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë “që të mos e rrezikojnë atë që është arritur paraprakisht me dialogun”. “Lutja ime është që të mos vihet në rrezik ajo që deri më tani është realizuar në dialogun Beograd-Prishtinë dhe se duhet shikuar përpara e jo pas”, tha Johanes Hahn.

BE duhet të jetë më energjike

Por, si i shohin analistët e pavarur raportet Kosovë-Serbi dhe dialogun, pas zhvillimeve të fundit, sidomos pas ndalimit nga autoritetet kosovare të një treni të Serbisë me mbishkrime, siç tha qeveria e Kosovës, “nacionaliste”. Blerim Burjani, analist, i tha DW-së se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternative por duhen ndryshuar modalitetet e tij.

“BE duhet të jetë më energjike t’u imponojë palëve zbatimin e marrëveshjeve deri më tash, sepse në këtë dialog kemi parë edhe tentativa dhe zhagitje të zbatimit të marrëveshjeve apo bishtnimit të tyre nga pala serbe. Palët duhet të zbatojnë me përpikmëri atë që kanë nënshkruar. Është e vërtetë se ka pasur tensionime, por kjo nuk do të duhej të ndikoj në dialog dhe përmbyllje të dialogut, por ai duhet intensifikuar për zgjidhjen e problemeve siç është muri në Mitrovicë dhe rasti Haradinaj që besoj do të zgjidhet shumë shpejt”, thotë Blerim Burjani.

Analisti Burjani, mendon se tentimi i Serbisë që ta dërgojë në Kosovë një tren me mbishkrime nacionaliste e ka dëmtuar në masë të madhe dialogun Kosovë-Serbi. “Tensionet kanë mbërritur ndoshta me tentativën e hyrjes se trenit ilegal në Kosovë, ky provokim është i dëmshëm për dialogun, por në këtë rast ndërmjetësuesi i dialogut duhet t’i tërheq vërejtjen palës serbe për këto gjëra. Sidoqoftë palët duhet të respektojnë frymën e mirë të dialogut dhe duhet të respektojnë parimet e dialogut qe ka vendos BE.

Për Blerim Burjanin modaliteti i dialogut duhet të përshpejtohet dhe përmbyllet, duhet të kërkohet nga Serbia të njohë shtetin e Kosovës, dhe të nxitet ideja për demarkacion ne mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë, pastaj duhet te zgjidhet problemi i sukcesionit dhe disa çështje të tjera. Pra dialogu duhet te shkojë ka arritja e një marrëveshje për fqinjësi të mirë dhe respektim të kufijve.

Dialog po, por me pamje tjetër?

Një analist tjetër kosovar Ymer Mushkolaj, i tha DW se dialogu Kosovë-Serbi, duhet të ridizajnohet. “Dialogu urgjentisht duhet të ridizajnohet dhe ridimensionohet. Nuk ka kuptim që me Serbinë në këtë situatë të bisedohet për normalizim marrëdhëniesh, ndërkohë që në anën tjetër Serbia përdor çdo mjet në dispozicion për agresion politik e juridik karshi Kosovës. Dialogu duhet fokusuar në qëllimin kryesor, e jo të devijojë duke biseduar për rregullimin e brendshëm të Kosovës”, thotë Ymer Mushkolaj.

Sidoqoftë, autoritetet e Prishtinës janë shprehur të gatshme për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tash. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha për mediet lokale se “Dialogu duhet të vazhdojë, në vend të kërcënimit nga Serbia ai fton për paqe dhe në vend të raporteve të ndara ndërfqinjësore, Thaçi fton për fqinjësi të mirë që do të çonte drejt një normalizimi të plotë të raporteve Kosovë-Serbi”. Kosova dhe Serbia me 19 prill të vitit 2013 arritën marrëveshje për normalizimin e raporteve. Dialogu ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe çështje të sigurisë. /Bekim Shehu-DW



Ju sugjerojmë

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
Bota

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

17 Qershor, 2025 5:58 pm
Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
Bota

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

17 Qershor, 2025 5:48 pm
Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
Sport

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

17 Qershor, 2025 5:35 pm
Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
Kryesore

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

17 Qershor, 2025 5:08 pm
Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse
Bota

Vullin me punë të re në një organizatë të udhëhequr nga kreu i inteligjencës ruse

17 Qershor, 2025 4:59 pm
Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?
Bota

Sa të realizueshme janë kërcënimet e Iranit për largim nga traktati bërthamor?

17 Qershor, 2025 4:48 pm
Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët
Sport

Conference League, Partizani dhe Vllaznia mësojnë kundërshtarët

17 Qershor, 2025 4:38 pm
Matematika, provimi më stresues për maturantët
Aktualitet

Matematika, provimi më stresues për maturantët

17 Qershor, 2025 4:34 pm
Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli
Aktualitet

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

17 Qershor, 2025 4:28 pm
Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda
Aktualitet

Sezoni veror 2025, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda

17 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Si po provokon Serbia incidente në Kosovë për të futur Rusinë në rajon

Si po provokon Serbia incidente në Kosovë për të futur Rusinë në rajon

Opinion/ Saimir Kodra: videot që tranmsetojmë i denoncojnë qytetarët 

Tjetër skandal në Stop/ Mësuesi dhunon nxënësit e klasës së parë

Mali i Zi, shkon në 6 numri i të vdekurve nga virusi i gripit

MSH: 7 viktima nga gripi, pas fëmijës së mitur vdesin dy gra të moshuara
















TE FUNDIT

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet

SIPRI: Rreziku nga lufta bërthamore po rritet
17 Qershor, 2025

Nëntë shtete zotërojnë zyrtarisht armë bërthamore – Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Izraeli, Rusia, Kina, Koreja e Veriut,...

Lexo më shumë

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

Agjencia e OKB-së: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite
17 Qershor, 2025

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka thënë të martën se sulmet izraelite duket të kenë pasur “ndikim direkt” në pjesën...

Lexo më shumë

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen

Costa i dhuron Donald Trump-it fanellën e Cristiano Ronaldos: Të luajmë për paqen
17 Qershor, 2025

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një fanellë të nënshkruar të Portugalisë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që përfshin një mesazh...

Lexo më shumë

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan

Përfundon procesi i verifikimit të votave të qarkut Elbasan
17 Qershor, 2025

Procesi i verifikimit të 97 kutive zgjedhore të qarkut Elbasan, ka përfunduar. Gazetarja, Klesiana Omeri, raporton se të dhënat zyrtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com