Pas takimit në selinë e PS-së me drejtuesit politikë të qarqeve, kryeministri Edi Rama ka folur për mediat.
I pyetur në lidhje me Amnistinë Penale, ai është shprehur se do të votohet dhe do të sigurojë votat në Kuvend.
Rama theksoi se ky pr.ligj do të marrë votat e të gjithëve.
“Duhet t’i referoheni një deklaratë të ministrit të drejtësisë. Amnistia është në tryezën e Kuvendit. Atë do ta votojnë të gjithë.
Nuk është puna se do të votojnë për PS, por për një akt historikisht që parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake. Është akt siç bëjnë të gjitha vendet e civilizuara që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues të lehtësimit për këtë detyrim”, tha ai./Opinion.al