TIRANE- Avokatët kanë deklaruar se do të bojkotojnë sot të gjithë proceset gjyqësore në çdo nivel gjykimi. Vendimi u mor më 2 shkurt 2016 nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Sipas tyre, bojkoti i sotëm është vetëm fillimi i një procesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit të qeverisë për ligjin e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e regjistruar si të vetpunësuar, ku bëjnë pjesë edhe avokatët.
Në njoftimin e saj Dhoma Kombëtare e Avokatisë sqaron se nuk do ti nënshtrohen bojoktit vetëm seancat që do të zhvillohen lidhur me masat e sigurimit personal.
“Avokatët që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti, konsiderohen në shkelje të rëndë të ligjit nr. 9109 datë 17.07.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, statutit dhe Kodit Etik të Avokatit dhe për rjedhojë do t’i nënshtrohen procedimit disiplinor”, thuhet në njoftim.