Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të protestojë opozita në shtator? Basha: Betejë me të gjitha format

2021/07/27 at 1:11 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A do të protestojë opozita në shtator? Basha: Betejë me të gjitha format

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur ditën e sotme një kionferencë për shtyp teksa ka komentuar raportin e OSBE/OHDIR për zgjedhjet e 254 prillit.


Gjatë fjalës së tij Basha ka deklaruar se do të vijojë betejën kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pyetjes nëse do të ketë protesta në shtator Basha i është shmangur por ka thënë se do të bëjë betejë me të gjitha format dhe mënyrat për rrëzimin e qeverisë.

“Kasandrave që parashikojnë se çfarë do të ndodhë në katër vitet e ardhshme ju them se dhe katër ditë janë një kohë e gjatë. Ne do të intensifikojmë përballjen, do të bëjmë aleancë me shumicën e shqiptarëve. 25 prilli nuk është çështje mandatesh, por çështje ndalimi të paligjshëm të ndryshimit, që shumica e shqiptarëve e dëshironin atëherë, dhe e duan edhe më shumë sot. Detyra jonë nuk është thjesht të ofrojmë programin për të nesërmen, por edhe t’i japim zë, forcë e fuqi kësaj shumice shqiptarësh që duan edhe më shumë ndryshimin e ndaluar përdhunshëm më 25 prill, me të gjitha format dhe mënyrat”, është shprehur Basha.

Do të nisni protesta?
Sot vëmendja e shqiptarëve duhet të mbetet te ky certifikim i qartë i dështimit më të madh në 30 vite pluralizëm për të garantuar votën e lirë e të fshehtë. Detyrat tona janë të qarta, detyra e drejtësisë është e qartë dhe ne do vazhdojmë të insistojmë që ajo ta përmbushë këtë detyrë. Ne presim jo thjesht hetime me ritëm të lartë, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti, por edhe transparencë për këto hetime, jo vetëm para PD, por edhe para qytetarëve, që janë dëmtuesit më të mëdhenj nga masakra zgjedhore. Ju garantoj që PD asnjëherë nuk është stepur para asnjë vendimi për të përmbushur detyrën e saj para shqiptarëve dhe demokracisë dhe nuk do të stepet as sot, kur nevoja për demokraci është më e madhe se kurrë.

Si do ta vijoni betejën tuaj?
Vjedhja e zgjedhjeve nuk është dramë e PD, por dramë shoqërore, një dramë me shumë akte. Efektet nuk janë teorike, rritja e papunësisë, e kriminalitetit, mungesa e një dere për të trokitur në shtet për të zgjidhur problemet për njerëzit, grabitja e pronave publike, goditja e biznesit, e sipërmarrjes, shkallimi i sistemit arsimor, janë aktet pasuese të dramës që nis me tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve. Këtë tjetërsim e ka bërë një regjim, jo i vetëm Edi Rama. Bashkëpunëtorët e Ramës dihen, një pjesë e tyre njihen prej vitesh, që kur i nxorën përgjimet e dosjeve 184 dhe 339. Prandaj, nuk mendoj se do të ketë ndonjë surprizë për publikun të qëndrimeve tona, pasi ne kemi vetëm një qëndrim, ndaj kësaj masakre zgjedhore dhe pasojave që sjell për shqiptarët, ne do të kemi vetëm betejë. Përpara nuk kemi thjesht një dështak, por kemi një përsëritës serial, prandaj e kam cilësuar si armik të demokracisë, të interesit të shqiptarëve, duke përfshirë këtu edhe vetë anëtarët e partisë së tij.

Etiketa: Bashaopozite


Ju sugjerojmë

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
Bota

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

10 Shkurt, 2026 9:52 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK
-U tha në Opinion

Kushtetuesja riktheu pezullimin e Ballukut, Klosi: Rama mbron çdo vendim të SPAK

9 Shkurt, 2026 11:26 pm
Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?
-U tha në Opinion

Kush e drejton Ministrinë e Infrastrukturës pas pezullimit të Ballukut?

9 Shkurt, 2026 10:52 pm
Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë
-U tha në Opinion

Kërkesa për burg ndaj ish-krerëve të UÇK, Fevziu: Nuk vranë ata 20 mijë shqiptarë

9 Shkurt, 2026 10:38 pm
U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Kronikë

U dënua me burg, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës

9 Shkurt, 2026 10:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Rajoni

“Specialja” në Hagë kërkoi burg për Thaçin e 3 ish-krerëte UÇK, reagon Albin Kurti

9 Shkurt, 2026 10:21 pm
Para
EMRI/ Shembet muri dhe e zë poshtë, ndërron jetë i moshuari në Delvinë

EMRI/ Shembet muri dhe e zë poshtë, ndërron jetë i moshuari në Delvinë

Operacion “blic” antidrogë te zona e “Varrit të Bamit”

Operacion “blic” antidrogë te zona e “Varrit të Bamit”

VIDEO/ Aksioni antidrogë, momenti kur automjeti u rrezikon jetën policëve

VIDEO/ Aksioni antidrogë, momenti kur automjeti u rrezikon jetën policëve
















TE FUNDIT

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
10 Shkurt, 2026

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike,...

Lexo më shumë

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
10 Shkurt, 2026

Mbreti Charles III është gati të ofrojë mbështetje për policinë britanike ndërsa shqyrton akuzat kundër vëllait të tij Andrew Mountbatten-Windsor....

Lexo më shumë

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
10 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. “Në këto momente...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

Parashikimi i motit, 28 janar 2026
10 Shkurt, 2026

Për ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com