Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të pranonte transfuzion gjaku nga një grek? Ja përgjigjja e Idrizit

2017/06/14 at 8:55 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Propozimi/ Idrizi: Vendi në krizë, pakt kombëtar për drejtësinë e integrimin

Kreu I PDIU-së ,zoti shpëtim Idrizi, I ftuar sot në Fiks fare, deklaroi se do t’I bashkohen në koalocion forcës politike që do të fitojë këto zgjedhje,por me një kusht, që të pranojnë  të mbështesin çështjen çame me hapa konkretë


Mes battuash, kreu I PDIU tha se çështja çame është më e fortë në Peqin dhe në Dibër

Ai deklaroi se nuk është antigrek, por nëse do të ndodhej në rrzik për jetën , nuk do të pranonte me vetëdije një transfusion gjaku, duke ditur se dhuruesi është një shtetas grek

Prezantuesit e pershendesin në gjuhën greke .

Idrizi- Mos kam hyrë gabim?

– Jo, jo, na fal se të ngatërruam me Vangjel Dulen

Idrizi – Jo, nëse doni ta vazhdoni siç e nisët ,më duhet përkthyes, por të vetmin çam qe njoh nga Filati është Filipi dhe ai mund të më ndihmojë

Mund ta drejtojë partinë tuaj një lushnjar, një pogradecar, një tropojan, apo duhet të jetë patjetër çam?

Idrizi-Ne vërtet e kemi hapur partinë, e kemi bërë parti kombëtare.Nga Tropoja në Konispol kemi kudo anëtarësinë tonë, por unë mendoj që deri sa të zgjidhet çështja çame, patjetër që duhet të drejtohet nga një çam.

Është e vërtet që çamët nuk janë fare tifozë me Partizanin?

Idrizi- Unë e di që presidenti i Partizanit është një çam me të cilin kam një problem shumë të madh, sepse vetëm kur luan Tirana me Partizanin, unë nuk kam çfarë bëj, jam me Tiranën. Jam me Tiranën, kam luajtur futboll për Tiranën dhe do të ngelem me Tiranën dhe ka shumë çamë që janë tifozë me Tiranën

– Kalojmë pak tek tepsia

Idrizi- Ta marr këtë tepsinë unë, e para kam nevojë për një sqarim kjo është tepsi apo është timon?

Tepsi

Idrizi- Jo se ai që ka timonin ka dhe tepsinë

Sa vend ke pasur tek kjo tepsia ti?

Idrizi- Meqë u kthye në muhabet tepsie ne kemi pas nga kjo tepsia, e sheh këtë vrimën këtu ,

– Po e shohim, Vrima e Shpëtimit

Idrizi- Ne kemi pasur nja 0.4% të të gjithë kësaj , jo se s’mundeshim të kishim më shumë, se i kishim numrat për t’i hyrë tepsisë mbarë, por me thënë te drejtën për bështetjen që kemi gjetur për çështjen çame, padyshim që ia kemi lënë tepsinë që ta hanë . Tepsinë  ta hanë siç e kanë ngrënë për 27 vjet, po të paktën të mbajnë mirë timonin.  Ne kemi marrë ça na kanë lënë se nuk na kanë pyetur , e dyta dhe më e rëndëshishmja, ne kërkuam dhe shkëmbyem me ministritë dhe me gjithë gjerat e tjera postin e zëvëndës ministrit të jashtëm dhe postin e nënkryetarit të kuvendit, që do të thotë që mbas 70 vjetësh në Shqipëri për herë të parë ka një nënkryetar kuvendi nga shqiptarët e Çamërisë  dhe para 3 vjetësh për herë të parë ka pasur një zëvëndës ministër nga shqiptarët e Çamërisë, kështu që mos u mërzisni ju të tjerët për dimesionet e tavës.

Çfarë të keqe ka tani që të jenë në të njëjtën listë Dule dhe Tahiri?

Idrizi- Një minoritar në listën e kujtdo edhe të PDIU-së do ishte i mirëpritur, madje dhe do e stimulonim, por Dulja është një njeri që iku nga nënkryetar kuvendi se u bëra unë.

E dyta ne kemi kërkuar vazhdimisht një minutë heshtje në parlament për 27 qershorin, që është dita e masakrave në Çamëri. U çuan 138 deputetë, i vetmi që rrinte ulur në … s’po e vazhdoj, ishte Dulja , dukë na fyer edhe njëhërë kujtimet. Mbaj mend tani, që Dashi u ngrit që ta rrihte. Pastaj dha një deklaratë, që nuk ekzistion çështja çame .Dashi tha që do e kap për veshi DUlen që t’i tregoj Çamërinë dhe unë sigurisht që u habita.

T’u themi tani çamëve që Dashi jo vetëm që s’e kapi për veshin ,por e ka marrë Dulen kalapiç që ta nxjerrë deputet, tani kjo është një çikë e tepërt.

Dashi ka thënë që ti e ke shitur partinë

Idrizi – Unë partinë tani e kam aty,PDIU-ja është aty, rritet çdo ditë, nuk kam kujt t’ia shes.Unë e kam bër ënjë shitje me sa duket,kam shit Dashin ke Dulja dhe tani do t’u themi çamëve që votoni për Dash grekun dhe minitoritetit votoni për DUle çamin

Për kë do të votojë tregu çam?

-Vota është e fshehtë, por do votojnë për PDIU-në

-Mirë në Elbasan keni Qifin, po në vendet e tjera keni besim tek komisionerët e PS-së, PD-së?

Idrizi-  Qifin mos ma luaj, se Qifi është një njeri që nga mëngjesi deri në darkë e ke pranë njerëzve dhe për shkak të një sistemi që ne kemi, këta kandidatët për deputet që i marrin kollovarë dhe i sjellin nga zonat e tjera e i çojnë në Elbasan nuk i njohin fare, ndaj janë gjithë kohën duke mbështetur Qifin i cili është kthyer një forcë e madhe dhe ka për të dalë e para nuk them se e kanë zënë këto tre të tjerat, por të jeni të bindur që do dalë o forcë e dytë o e tretë. Pardje për herë të parë kolegji zgjedhor për shkak edhe të OSBE, ODHIR që e kishte lënë taksative që në 2015 ia hoqën numëeuesin PDIU-së, më në fund KQZ vendosi që ne në këto zgjedhje do të kemi numërues dhe për herë të parë nuk do kemi aq vota sa na kanë lënë, se të tjerat i kanë marr për qef, po do të kemi aq vota sa do të na japin shqiptarët.  Unë e kam pasur të qartë që në fillim që e mora drejtimin e partisë, që nëse çështjen çame do e lësh vetëm me çam dhe PDIU-në do e lësh vetëm me çam kjo parti nuk ka për t’u rritur asnjëhere dhe çështja çame nuk do të përfitojë asnjëherë. Prandaj e kemi zgjeruar PDIU-në edhe me kauzat edhe me njerëz dhe më vjen mirë që e gjithë ajo anëtarësi mbështesin çështjen çame, sepse çështja çame plotëson hartën e kombit shqiptar.

Na thuaj të vertetën me kë kryeminister do bëje koalicion me Bashën , me Metën , me Ramën me Nanon apo me Dulen?

Idrizi-  Këta dy të fundit nuk konkurojnë , keta tre të tjerët kanë thënë se do dalin të parët edhe unë jam duke pritur, kush të dal partia e parë dhe që ka nevojë për votat e PDIU-së do i shkojë me një copë letër , të cilën e kam bërë gati dhe do i them : Kush do ta mbështesë çështjen çame dhe rezolutën dhe hapat konkretë, se boll kemi folur.

E dyta kush do e bëjë Ministrine e Diasporës e shumë gjëra të tjera, po që do i them në fushatë.

-Supozojmë je keq të duhet gjak dhe nuk ka gjak në Shqipëri, duhet të vijë vetëm nga Greqia . Do e marrësh ti gjakun grek?

Idrizi-   A  ka mundësi të mos ma thoni se nga vjen ky gjaku kur të ma jepni, më mirë të mos e di. Por mund ta marr edhe në subkojshencë se sa të më thoni gjak grek do më bjerë të fikët e do ma jepni prapë. Por përveç kesaj unë nuk kam asgjë me grekët, përkundrazi ne duam të shkojmë atje në tokat tona pra të fitojmë të gjitha të drejtat tona .

-Më fal po pse nuk kërkoni pashaportë greke ju?

Idrizi-  E para njëherë nuk më ka shuar në mend…Po ma dhanë, do marr edhe nja 100 mijë çamë të tjerë që duhet të kthehen në Greqi të marrin pronat dhe patjetër që do ta marrim të gjithë bashkë dhe do shkojmë prapë tek vendi ynë.

–I ke parë këta kinezët se i shohim të gjithë me logon e PDIU-së,ke bërë fushatë në Kinë apo si është puna?

Idrizi-  Ju më keni dëgjuar mua kur kemi thënë që e kemi ndërkombëtarizuar çështjen çame

-Deri në Kinë e keni çuar?

Idrizi-  Poooo

-Sikur 1 % e kinezëve të vijnë të votojnë të mbështesin PDIU-në, e mori (qeverinë)

Idrizi-  Po ju sikur të jeni tek mendja ime. A e keni parë që edhe sondazhet na nxjerrin 1%?

1% janë 14 milion kinezë dhe e kemi zgjidhur këtë punë.

 

Etiketa: grekuIdrizipergjigjatransfuzion gjaku


Ju sugjerojmë

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s
Aktualitet

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

15 Shtator, 2025 9:25 pm
Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

15 Shtator, 2025 9:02 pm
Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
Bota

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

15 Shtator, 2025 8:14 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

15 Shtator, 2025 7:51 pm
Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro
Bota

Moti ekstrem i kësaj vere i kushtoi Evropës 43 miliardë euro

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Hapësirat publike/Rama publikon pamjet: Për 30 vite ishte një parkim i madh ndotjeje

15 Shtator, 2025 6:59 pm
“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia
Bota

“I bën magji Presidentit për ta vrarë”, burgosen dy persona në Zambia

15 Shtator, 2025 6:51 pm
Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare
Politikë

Nesër dy seanca në Kuvend,diskutohet zgjedhja e kryesive të komisioneve parlamentare

15 Shtator, 2025 6:10 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD letër ambasadave: Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dëmtojnë integrimin

15 Shtator, 2025 6:06 pm
Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet
Bota

Izraeli do seli policie në Gaza: Hamasi të shkatërrohet, lironi pengjet

15 Shtator, 2025 5:56 pm
Para
6 sekretet e meshkujve që tregojnë se janë njësoj si femrat

6 sekretet e meshkujve që tregojnë se janë njësoj si femrat

Sondazhi për Shkodrën/ Ja sa mandate marrin PS, PD dhe LSI

Sondazhi për Shkodrën/ Ja sa mandate marrin PS, PD dhe LSI

LSI në sulm/ Kryemadhi: Bëmë kompromise të gabuara për të mbajtur koalicionin (video)

Ramën apo Bashën? Kryemadhi tregon kë preferon si kryeministër
















TE FUNDIT

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s

Sondazhi/ Shqiptarët, mbështetësit më të vendosur të NATO-s
15 Shtator, 2025

Qytetarët shqiptarë vijojnë të jenë ndër mbështetësit më të vendosur të Aleancës së NATO-s. Sipas sondazhit më të fundit të NATO...

Lexo më shumë

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA

Ndeshja Serbi-Shqipëri nuk do të luhet në Beograd, e konfirmon edhe UEFA
15 Shtator, 2025

Tashmë është zyrtare! Ndeshja e shumë pritur mes kombëtares serbe të futbollit dhe asaj shqiptare, nuk do të luhet në...

Lexo më shumë

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare

Spanja kërkon që Izraeli të përjashtohet nga sportet ndërkombëtare
15 Shtator, 2025

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka bërë thirrje që Izraeli të përjashtohet nga garat ndërkombëtare sportive për shkak të veprimeve...

Lexo më shumë

Rusia: Do të ndjekim çdo shtet që merr asetet tona

Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
15 Shtator, 2025

Rusia ka paralajmëruar të hënën se do të ndjekë çdo shtet evropian që synon të marrë asetet e tij, pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com